Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme
  • Siguri

Danilo Rosales Diaz – shefi i UNMIK-ut për Mitrovicë, spiun rus që kontaktonte me serbët e veriut në barrikada

The Geopost January 31, 2023 2 min read
Share the news

Danilo Rosales Diaz, që nga viti 2016 është shef i Zyrës Regjionale të UNMIK-ut në Mitrovicë, është bashkëpunëtor i shërbimeve ruse të inteligjencës.

Informacionin për The Geopost, në kushte anonimiteti e ka dhënë një zyrtar ndërkombëtar që punon brenda UNMIK-ut në Prishtinë.

The Geopost ka mësuar se Rosales Diaz ka qenë shumë aktiv me ndikim edhe në veprimet radikale që kanë ndërmarrë serbët gjatë muajve nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar, kur u ngritën barrikadat në komunat veriore me shumicë serbe.

Një fotografi tregon prezencën e tij në oborrin e stacionit policor në Mitrovicën e Veriut, pikërisht në kohën kur po jepnin dorëheqje policët serbë nga Policia e Kosovës, më 7 nëntor të vitit 2022.

Siç shihet, Diaz është duke biseduar me disa njerëz, që sipas burimit tonë, kanë qenë zyrtarë policorë serbë. Gjersa makina e tij, e tipit Toyota me targa të Kombeve të Bashkuara UN22724 është e parkuar aty pranë.

Të dhënat e siguara nga The Geopost, thonë se ai gjatë kësaj dite ka monitoruar situatën, duke i siguruar serbët se ai personalisht do të kujdesej që ta justifikonte heqjen e uniformave të Policisë së Kosovës në qarqe diplomatike të Kombeve të Bashkuara.

Danilo më herët, ai ka qenë punonjës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Nikaraguas. Nikaragua njihet si një nga shtetet aleate të Federatës së Rusisë.

Diaz ka qenë zëvendës përfaqësues i përhershëm i Nikaraguas në Kombet e Bashkuara, kur shefi i tij, Cesar Mercado, ishte gjetur i vdekur në banesën e tij në Bronks të SHBA, më 23 shtator 2010.

Vdekja e shefit të tij, që e zëvendësonte Diaz, ishte kualifikuar si vrasje nga policia lokale amerikane. /The Geopost/

Continue Reading

Previous: Sllovenia arrestoi 2 të dyshuar për spiunazh në favor të Rusisë
Next: Grupi Wagner ka publikuar një video të pazakontë propagandistike duke ftuar ushtarët amerikanë që t’i bashkohen

Serbia dhe Kina thellojnë bashkëpunimin në siguri, policët serbë nisin patrullimet në Hainan 2 min read
  • Lajme

Serbia dhe Kina thellojnë bashkëpunimin në siguri, policët serbë nisin patrullimet në Hainan

The Geopost September 15, 2026
Konakoviqi dhe Helez e demantojnë Dodikun: Nuk ka pasur kërkesë për fluturimin e avionit të Qeverisë së Serbisë 2 min read
  • Lajme

Konakoviqi dhe Helez e demantojnë Dodikun: Nuk ka pasur kërkesë për fluturimin e avionit të Qeverisë së Serbisë

The Geopost September 15, 2026
Trump: Rusia dhe Ukraina bien dakord të ndalojnë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike 2 min read
  • Lajme

Trump: Rusia dhe Ukraina bien dakord të ndalojnë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike

The Geopost September 15, 2026
Ministri polak: NATO do ta mposhtte Rusinë shpejt, Evropa ka epërsi të madhe ushtarake 2 min read
  • Lajme

Ministri polak: NATO do ta mposhtte Rusinë shpejt, Evropa ka epërsi të madhe ushtarake

The Geopost September 15, 2026
Rutte: Sulmi rus pranë kufirit me Poloninë nuk do ta ndalë Perëndimin të mbështesë Ukrainën 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Rutte: Sulmi rus pranë kufirit me Poloninë nuk do ta ndalë Perëndimin të mbështesë Ukrainën

The Geopost September 15, 2026
12 vende evropiane i bëjnë thirrje BE-së të forcojë praninë në Arktik përballë Rusisë dhe Kinës 3 min read
  • Analiza
  • Lajme

12 vende evropiane i bëjnë thirrje BE-së të forcojë praninë në Arktik përballë Rusisë dhe Kinës

The Geopost September 15, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.