Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • News

Zelensky kërkon më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore, pasi sulmi rus ndaj Kievit vrau të paktën 17 persona

The Geopost August 6, 2026 3 min read
Share the news

Ukraina rrëzoi shumicën e dronëve, por asnjë raketë balistike gjatë sulmit të natës, i cili goditi kryesisht objekte civile

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka fajësuar aleatët për vonesat në furnizimin me sisteme të mbrojtjes ajrore, pasi Ukraina nuk arriti të rrëzonte asnjë raketë balistike gjatë sulmit vdekjeprurës rus të natës, ku humbën jetën të paktën 17 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Sipas të dhënave paraprake të Forcave Ajrore të Ukrainës, mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi 98 nga 115 dronët e lëshuar nga Rusia gjatë natës, por nuk arriti të neutralizojë asnjë nga raketat balistike.

“Raketat interceptuese kundër raketave balistike do të kishin mundur t’u shpëtonin jetën atyre që u vranë sot”, shkroi Zelensky në rrjetet sociale. “Është shumë e rëndësishme që partnerët tanë ta kuptojnë se vonesat në furnizimin me këto sisteme, ose mungesa e gatishmërisë për të ofruar mbrojtje kundër raketave balistike, çojnë drejtpërdrejt në humbje kaq tragjike të jetëve dhe në shkatërrime.”

Në nivel global ekziston mungesë e raketave interceptuese Patriot, të prodhuara në Shtetet e Bashkuara, pasi kërkesa është rritur ndjeshëm për shkak të luftës në Ukrainë dhe konfliktit me Iranin. Zelensky tha se furnizimet me raketa për mbrojtjen ajrore të Ukrainës gjatë gjysmës së parë të këtij viti kanë rënë në vetëm një të tretën krahasuar me nivelin e vitit 2025.

Kievi prej muajsh kërkon më shumë sisteme Patriot përballë sulmeve gjithnjë e më intensive ruse. Muajin e kaluar, presidenti amerikan Donald Trump kishte lënë të kuptohej se SHBA-ja mund t’i jepte Ukrainës licencë për prodhimin e sistemeve Patriot, por më vonë u tërhoq nga kjo ide, duke deklaruar se teknologjia mbi të cilën bazohen këto sisteme është “shumë e vështirë për t’u ndarë”.

Administrata ushtarake e Kievit njoftoi se shtatë lokacione u goditën gjatë sulmit që filloi menjëherë pas mesnatës. Sipas Zelenskyt, objektivat kryesore ishin infrastrukturat civile, përfshirë një fabrikë birre, depo materialesh ndërtimore dhe një stacion hekurudhor.

Në një postim në rrjetin X, Zelensky shkroi:

“Partnerët që ende nuk janë të gatshëm të luajnë një rol më aktiv në furnizimin me raketa interceptuese mund të ndihmojnë duke vendosur sanksione të reja. Një pjesë e konsiderueshme e prodhimit rus të raketave balistike ende nuk është nën sanksione. Madje as tani.

Nevojiten hapa të rinj – nga G7, Bashkimi Evropian dhe të gjithë ata që mbështesin mbrojtjen e jetës. Faleminderit atyre që janë të gatshëm të ndihmojnë në këtë mënyrë.”

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se Moska ka kryer edhe një seri mizorish në “luftën e saj të paligjshme”.

“Edhe një herë zgjohemi me lajme për mizori të tmerrshme të kryera nga Rusia përmes sulmeve ajrore ndaj Ukrainës. Rusia duhet të paguajë për shkatërrimin që ka shkaktuar”, tha ajo.

Presidenti francez Emmanuel Macron akuzoi Rusinë se po zgjedh qëllimisht objektiva civile.

“Kjo politikë terrori, e kryer me raketa dhe dronë, është e papranueshme. Çdo sulm i ri e përforcon një të vërtetë të qartë: Rusia duhet të paguajë çmimin për agresionin e saj dhe të japë llogari për krimet e kryera”, deklaroi Macron.

Ai shtoi se Bashkimi Evropian do të vendosë sanksione të reja, ndërsa do të forcojë edhe mbështetjen ushtarake për Ukrainën, në mënyrë që ajo të jetë në gjendje të mbrojë popullsinë e saj.

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, tha se ekziston frika se ende ka persona të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura nga sulmi.

Ekipet e shpëtimit nxorën dy persona nga rrënojat e një depoje pranë qendrës së qytetit. Mes të plagosurve është edhe një shofer ambulance, ndërsa katër persona ndodhen në gjendje kritike, shtoi Klitschko.

Ai bëri të ditur se sulmi shkaktoi zjarre në depo dhe objekte magazinimi, ndërsa një zjarr i madh shpërtheu në periferi të Kievit. Gjithashtu, mbetjet e një rakete të rrëzuar ranë pranë një ndërtese banimi.

Continue Reading

Previous: Stradner: Vendimi i OSBE-së për Serbinë dërgon mesazhin e gabuar  
Next: Në Odesa askush nuk është i sigurt: Sulmet ruse po paralizojnë portet strategjike të Ukrainës

Në Odesa askush nuk është i sigurt: Sulmet ruse po paralizojnë portet strategjike të Ukrainës 2 min read
  • News

Në Odesa askush nuk është i sigurt: Sulmet ruse po paralizojnë portet strategjike të Ukrainës

The Geopost August 6, 2026
Stradner: Vendimi i OSBE-së për Serbinë dërgon mesazhin e gabuar   5 min read
  • News

Stradner: Vendimi i OSBE-së për Serbinë dërgon mesazhin e gabuar  

The Geopost August 5, 2026
Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani? 5 min read
  • News

Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

The Geopost August 3, 2026
Komandanti i KFOR-it: Retorika nxitëse dhe dezinformatat mbeten shqetësim për sigurinë në Kosovë 2 min read
  • Ballkan
  • News

Komandanti i KFOR-it: Retorika nxitëse dhe dezinformatat mbeten shqetësim për sigurinë në Kosovë

The Geopost August 2, 2026
Serbia nderon Brigadën e 37-të, derisa arkiva e saj mbetet kërkesë për zbardhjen e krimeve të luftës në Kosovë 3 min read
  • Ballkan
  • News

Serbia nderon Brigadën e 37-të, derisa arkiva e saj mbetet kërkesë për zbardhjen e krimeve të luftës në Kosovë

The Geopost August 2, 2026
Serbia arreston në kufi me Hungarinë një burrë nën dyshimin për krime lufte 2 min read
  • Ballkan
  • News

Serbia arreston në kufi me Hungarinë një burrë nën dyshimin për krime lufte

The Geopost August 2, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.