Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • News

Zahner: Serbia nuk mund të mbajë lidhje strategjike me Rusinë dhe njëkohësisht të synojë anëtarësimin në BE

The Geopost November 12, 2026 4 min read
Share the news

Bashkëpunëtori i Lartë në Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe Politikës Ndërkombëtare në Qendrën për Progresin Amerikan në Uashington, Luke Zahner, ka vlerësuar se Serbia ndodhet përballë një zgjedhjeje të rëndësishme strategjike: të përafrojë politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë me Bashkimin Evropian apo të vazhdojë të ruajë lidhjet e ngushta me Rusinë dhe Kinën.

Në një intervistë për Telegrafin, ish-zyrtari i Departamentit Amerikan të Shtetit ka thënë se pozicionimi i Serbisë ndërmjet Moskës dhe Brukselit po bëhet gjithnjë e më i vështirë për t’u mbajtur, veçanërisht në kohën kur Rusia po zhvillon luftë kundër Ukrainës.

“Për vite me radhë, Serbia ka kërkuar përfitimet e integrimit evropian, ndërkohë që ka ruajtur marrëdhënie të ngushta me Rusinë dhe Kinën, të cilat po bëhen gjithnjë e më të vështira për t’u pajtuar me ambiciet e saj evropiane”, ka deklaruar Zahner.

Sipas tij, Beogradi nuk mund të vazhdojë pafundësisht të përfitojë nga procesi i integrimit evropian, ndërkohë që refuzon të përafrojë politikat e veta me ato të Bashkimit Evropian, përfshirë qëndrimin ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë.

“Ajo nuk mund t’i ketë të dyja pafundësisht. Nëse Serbia dëshiron vërtet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, duhet t’i përafrojë gradualisht politikat e saj të jashtme dhe të sigurisë me ato të BE-së, përfshirë qëndrimin ndaj luftës së Rusisë kundër Ukrainës”, ka theksuar ai.

Zahner ka përmendur edhe ndihmën financiare që Serbia ka marrë nga Bashkimi Evropian, duke thënë se Brukseli mbetet partneri kryesor ekonomik i Beogradit.

“BE-ja i ka dhënë asaj më shumë se shtatë miliardë euro grante që nga viti 2000 dhe mbetet partneri i saj kryesor ekonomik. Shumë qytetarë serbë as që janë të vetëdijshëm për përmasat e kësaj ndihme, por sigurisht që do t’i ndienin pasojat nëse ajo do të ndërpritej”, ka thënë Zahner.

Megjithatë, ai ka paralajmëruar se ndikimi rus në Serbi nuk është i lidhur vetëm me marrëdhëniet e Moskës me presidentin Aleksandar Vuçiq, por është i shtrirë në struktura të ndryshme të vendit.

“Ndikimi i Rusisë në Serbi shkon shumë përtej marrëdhënies së saj me Aleksandar Vuçiqin. Ai ka rrënjë të thella në rrjetet politike, ekonomike, energjetike, kulturore, informative dhe në fusha të tjera, shumë prej të cilave do t’i mbijetojnë këtij ndryshimi të qeverisë”, ka deklaruar ai.

Për këtë arsye, sipas Zahnerit, nuk është realiste të pritet që ndikimi i Moskës të zhduket menjëherë, edhe në rast të ndryshimit të udhëheqjes politike në Beograd.

Ai ka vlerësuar se një qeveri e re serbe do të duhej të merrte vendime të rëndësishme për varësinë energjetike, sanksionet ndaj Rusisë, marrëdhëniet politike me Moskën dhe ndikimin rus në hapësirën informative.

“Serbia duhet të bëjë një zgjedhje thelbësore për të ardhmen e saj”, ka thënë Zahner, duke shtuar se lidhjet historike dhe kulturore me Rusinë nuk janë domosdoshmërisht të papajtueshme me anëtarësimin në BE, por marrëdhëniet strategjike duhet të jenë në përputhje me zotimet evropiane.

Duke folur për ndikimin e Moskës në rajon, Zahner ka thënë se Rusia kërkon të shfrytëzojë mosmarrëveshjet ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përçarjet brenda NATO-s e Bashkimit Evropian.

“Sa i përket Rusisë, ajo kërkon çdo mundësi për të shfrytëzuar përçarjet brenda NATO-s dhe BE-së. Asgjë nuk i pëlqen më shumë sesa të gjejë një mosmarrëveshje, të ndërhyjë në të dhe ta thellojë atë për të krijuar sa më shumë pakënaqësi dhe shqetësim”, është shprehur ai.

Sipas tij, mosmarrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, çështja e Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë, procesi i anëtarësimit të Malit të Zi dhe veprimet e Milorad Dodikut në Bosnjë e Hercegovinë krijojnë hapësira që Rusia mund t’i shfrytëzojë për të nxitur përçarje.

“Serbia nuk duhet të dëshirojë të bëhet lehtësuese e interesave të Rusisë. Kjo nuk është në interesin e saj. Përkundrazi, Serbia duhet të dëshirojë më shumë stabilitet në rajon”, ka përfunduar Zahner.

Tags: Rusia Serbia

Continue Reading

Previous: Punë të premtuara në Rusi, luftë dhe vdekje në Ukrainë: Si mashtrohen dhe rekrutohen të huajt nga vendet e varfra

Punë të premtuara në Rusi, luftë dhe vdekje në Ukrainë: Si mashtrohen dhe rekrutohen të huajt nga vendet e varfra 9 min read
  • Botë
  • News

Punë të premtuara në Rusi, luftë dhe vdekje në Ukrainë: Si mashtrohen dhe rekrutohen të huajt nga vendet e varfra

The Geopost November 10, 2026
Pesë arsye pse bisedimet SHBA-Ukrainë-Rusi mund të dështojnë: Putini nuk po tregon gatishmëri për paqe 7 min read
  • News

Pesë arsye pse bisedimet SHBA-Ukrainë-Rusi mund të dështojnë: Putini nuk po tregon gatishmëri për paqe

The Geopost November 10, 2026
Ukraina nën sulme – Trump sinjalizon ndryshime territoriale 5 min read
  • Botë
  • News

Ukraina nën sulme – Trump sinjalizon ndryshime territoriale

The Geopost November 9, 2026
“Lista e Studentëve” kërkon hetim ndaj Vuçiqit për lidhjet me rrjetet kriminale në Serbi 3 min read
  • Ballkan
  • News

“Lista e Studentëve” kërkon hetim ndaj Vuçiqit për lidhjet me rrjetet kriminale në Serbi

The Geopost November 9, 2026
Vuçiqi, BIA dhe krimi i organizuar në dosjet e Sky ECC – deputetja opozitare serbe publikon dokumentacionin e plotë 3 min read
  • News

Vuçiqi, BIA dhe krimi i organizuar në dosjet e Sky ECC – deputetja opozitare serbe publikon dokumentacionin e plotë

The Geopost November 8, 2026
Si kërkoi SBU-ja qasje në të dhënat e gjykatës kundër korrupsionit në Ukrainë 25 min read
  • Botë
  • News

Si kërkoi SBU-ja qasje në të dhënat e gjykatës kundër korrupsionit në Ukrainë

The Geopost November 8, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.