Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

Turqia eksporton për herë të parë një anije luftarake në një vend të NATO-s dhe BE-së

The Geopost June 21, 2026 2 min read
Share the news

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë të ditur se Turqia ka eksportuar për herë të parë në historinë e saj një anije luftarake drejt një vendi anëtar të NATO-s dhe Bashkimit Evropian (BE) përmes një marrëveshjeje shitjeje të nënshkruar me Rumaninë.

Duke folur në ceremoninë e dorëzimit të anijes patrulluese në det të hapur CAm. Roman për Komandën e Forcave Detare Rumune, si dhe në ceremoninë e futjes në shërbim dhe ngritjes së flamurit të platformave të Komandës së Forcave Detare Turke në Stamboll, Erdogan theksoi aftësitë në rritje të industrisë turke të mbrojtjes detare.

“Me marrëveshjen e shitjes që nënshkruam me Rumaninë, Turqia eksporton për herë të parë në historinë e saj një anije luftarake drejt një vendi anëtar të NATO-s dhe BE-së”, tha ai.

Erdogan njoftoi se Turqia ka ndërtuar më shumë se 140 platforma detare për rajone të ndryshme të botës.

Ai tha se Turqia është ndër vendet e afta të ndërtojnë numrin më të madh të anijeve luftarake në të njëjtën kohë.

Presidenti turk theksoi gjithashtu bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes me vendet partnere, duke shtuar se Turqia e konsideron detyrë ndarjen e kapaciteteve të saj të industrisë së mbrojtjes me vendet mike.

“Qëllimi i Turqisë nuk është të krijojë tensione në rajonin tonë, por të forcojë paqen, drejtësinë, qetësinë dhe stabilitetin”, tha Erdogan.

Ai shtoi se mjedisi ndërkombëtar mbetet shumë i trazuar dhe se vendet që nuk kanë forcë në terren mund ta kenë të vështirë të sigurojnë vendin e tyre në tryezën e negociatave. /AA/

Tags: BE NATO Turqia

Continue Reading

Previous: Pse reduktimi i KFOR-it shkon përtej çështjes ushtarake?
Next: Mungesa e karburantit godet Rusinë si pasojë e sulmeve ukrainase ndaj rafinerive

Pse Kina nuk ka gjasa të ushtrojë presion mbi Iranin përpara samitit Trump-Xi 8 min read
  • Analiza
  • News

Pse Kina nuk ka gjasa të ushtrojë presion mbi Iranin përpara samitit Trump-Xi

The Geopost September 24, 2026
Polonia kërkon bazë të përhershme amerikane, synon praninë e 15 mijë trupave të SHBA-së 2 min read
  • Botë
  • Siguri

Polonia kërkon bazë të përhershme amerikane, synon praninë e 15 mijë trupave të SHBA-së

The Geopost September 24, 2026
SHBA ndryshon fokusin strategjik, Whitaker: Evropa duhet të bëjë më shumë për sigurinë e saj 1 min read
  • Botë
  • Siguri

SHBA ndryshon fokusin strategjik, Whitaker: Evropa duhet të bëjë më shumë për sigurinë e saj

The Geopost September 24, 2026
Rubio paralajmëron Beogradin: Serbia është përfshirë në çështje “potencialisht shpërthyese” 3 min read
  • News

Rubio paralajmëron Beogradin: Serbia është përfshirë në çështje “potencialisht shpërthyese”

The Geopost September 24, 2026
A po afrohet fundi i luftës? Trump dhe Zelensky japin sinjale optimiste nga Nju Jorku 5 min read
  • Botë

A po afrohet fundi i luftës? Trump dhe Zelensky japin sinjale optimiste nga Nju Jorku

The Geopost September 23, 2026
SHBA-ja dhe Danimarka nënshkruajnë marrëveshjen për Grenlandën 1 min read
  • Botë

SHBA-ja dhe Danimarka nënshkruajnë marrëveshjen për Grenlandën

The Geopost September 22, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.