Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

Trump: Po i afrohemi një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës me Iranin

The Geopost May 24, 2026 2 min read
Share the news

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Shtetet e Bashkuara dhe Irani po i afrohen shumë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme.

Duke folur për CBS në një intervistë telefonike, presidenti amerikan paralajmëroi gjithashtu se nëse SHBA-ja dhe Irani nuk arrijnë një marrëveshje, do të ketë “një situatë ku asnjë vend nuk do të goditet aq fort sa është gati të goditet”.

Më herët, dy zyrtarë rajonalë dhe një diplomat, duke folur në kushte anonimiteti, konfirmuan gjithashtu se një marrëveshje mbi një memorandum mirëkuptimi që synon t’i japë fund luftës është e arritshme.

Irani sinjalizoi “ngushtimin e dallimeve” në negociatat me SHBA-në, pasi shefi i ushtrisë së Pakistanit zhvilloi më shumë bisedime në Teheran, dhe Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, u tha gazetarëve në Indi se “është bërë disa përparime” dhe “mund të ketë lajme më vonë sot”.

Sipas të njëjtëve zyrtarë, një vendim përfundimtar mbi propozimin e hartuar nga Pakistani mund të merret brenda 48 orësh, ndërsa të dyja palët e shqyrtojnë atë.

Megjithatë, si Irani ashtu edhe SHBA-të i janë përmbajtur kërkesave të tyre kryesore dhe kanë paralajmëruar për rreziqet nëse sulmet rifillojnë.

Ndryshe, televizioni shtetëror iranian citoi zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme, Esmail Baghaei, duke e përshkruar draftin si një “marrëveshje kornizë”.

“Ne duam që kjo të përfshijë çështjet kryesore të nevojshme për t’i dhënë fund luftës së imponuar dhe çështje të tjera me rëndësi thelbësore për ne. Pastaj, gjatë një periudhe të arsyeshme kohore, midis 30 dhe 60 ditëve, diskutohen detajet dhe në fund arrihet një marrëveshje përfundimtare”, shtoi Baghaei.

Ai tha se Ngushtica e Hormuzit është ndër temat e diskutuara.

Zëdhënësi përmendi gjithashtu se qëndrimet janë afruar ditët e fundit.

“Gjatë javës së kaluar, tendenca ka qenë drejt ngushtimit të dallimeve. Do të duhet të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë gjatë tre ose katër ditëve të ardhshme”, vazhdoi ai.

Ndërkohë, Rubio përsëriti qëndrimin e SHBA-së se Irani nuk mund të ketë kurrë një armë bërthamore dhe duhet të dorëzojë uraniumin e tij të pasuruar shumë, dhe Ngushtica e Hormuzit duhet të jetë e hapur.

Tags: Iran Marreveshje SHBA

Continue Reading

Previous: Zelensky paralajmëron: Rusia po përgatitet të sulmojë me raketa hipersonike Oresnik
Next: Incident i armatosur afër Shtëpisë së Bardhë, i dyshuari qëllohet për vdekje nga Shërbimi Sekret

Gjermania zbulon dronin e tretë dhe eksplozivë pranë Leipzigut – Kërcënim ndaj logjistikës së NATO-s? 2 min read
  • Botë

Gjermania zbulon dronin e tretë dhe eksplozivë pranë Leipzigut – Kërcënim ndaj logjistikës së NATO-s?

The Geopost August 26, 2026
Kremlini hap frontin e ri të propagandës: Klima si armë kundër Evropës 4 min read
  • Botë

Kremlini hap frontin e ri të propagandës: Klima si armë kundër Evropës

The Geopost August 26, 2026
Kosova sërish në propagandën e Moskës – Medvedev përmend njohjen e Kosovës dhe kërcënon Perendimin për “pasoja” 5 min read
  • Analiza
  • Fact Checking
  • News

Kosova sërish në propagandën e Moskës – Medvedev përmend njohjen e Kosovës dhe kërcënon Perendimin për “pasoja”

The Geopost August 26, 2026
SHBA ofron deri në 10 milionë dollarë shpërblim për informacion mbi pesë zyrtarët e lartë iranianë 2 min read
  • Botë

SHBA ofron deri në 10 milionë dollarë shpërblim për informacion mbi pesë zyrtarët e lartë iranianë

The Geopost August 25, 2026
Hegseth: SHBA-ja s’e përjashton përdorimin e forcës ushtarake kundër Iranit 2 min read
  • Botë

Hegseth: SHBA-ja s’e përjashton përdorimin e forcës ushtarake kundër Iranit

The Geopost August 25, 2026
BE-ja drejt reformës së zgjerimit: Integrim gradual për vendet kandidate dhe kontrolle më të rrepta 4 min read
  • Botë
  • News

BE-ja drejt reformës së zgjerimit: Integrim gradual për vendet kandidate dhe kontrolle më të rrepta

The Geopost August 25, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.