Sot shpallet aktgjykimi i shkallës së parë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Seanca në Dhomat e Specializuara në Hagë është caktuar të nisë në orën 10:00. Ajo do të jetë e hapur për publikun dhe do të transmetohet me dhjetë minuta vonesë në shqip, anglisht dhe serbisht.
Prokuroria pretendon se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi mbajnë përgjegjësi penale për krimet e përfshira në aktakuzë, pretendime që janë kundërshtuar nga ekipet e Mbrojtjes gjatë gjithë procesit. Ata janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha akuzat.
Procesi gjyqësor nisi më 3 prill të vitit 2023. Faza e paraqitjes së provave përfundoi më 18 dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa deklaratat përmbyllëse u mbajtën në shkurt të këtij viti.
Katër të akuzuarit ndodhen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit dymijë e njëzet.

Forcat ajrore britanike përdorin për herë të parë dronë për të monitoruar aktivitetin e marinës ruse pranë brigjeve britanike
SHBA-ja reagon pasi Kina dhe Rusia thellojnë bashkëpunimin në Arktik
Një Serbi pa Vuçiqin, por me të njëjtën politikë ndaj Kosovës?
SHBA-ja shet 500 raketa Patriot për Ukrainën, por dërgesat pritet të nisin vetëm pas vitit 2030
Kallas thotë se rikthimi i mundshëm i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës ruse
Zelenskyy në Turqi: Ukraina dëshiron që armët turke të testohen kundër Rusisë