Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • News

Shvarm: Vuçiq po përdor “Beretat e Kuqe” për të frikësuar qytetarët dhe për të forcuar bërthamën radikale

The Geopost May 14, 2026 4 min read
Share the news

Gazetari dhe kryeredaktori i të përjavshmes serbe Vreme, Filip Shvarm, deklaroi se presidenti serb Aleksandar Vuçiq po kthehet te retorika dhe metodat politike të viteve ’90, të lidhura me udhëheqësin radikal Vojislav Sheshel.

Ai komentoi lajmin se Qeveria serbe po financon veteranët e njësisë famëkeqe “Beretat e Kuqe” me paratë e buxhetit.

Sipas tij, Vuçiq nuk ka më mundësi të zgjerojë bazën e tij të votuesve dhe tani po përpiqet të forcojë elektoratin e tij të linjës së ashpër përmes frikës dhe simbolikës së luftërave të viteve ’90.

“Vuçiq po sillet si një student i Sheshelit”, tha ai.

Shvarm tha se fushata politike e Vuçiqit “duket se po drejtohet nga Shesheli”, duke përmendur gjuhën e urrejtjes, fyerjet dhe kërcënimet, propagandën agresive dhe krijimin e një ndjenje frike dhe pasigurie.

Ai shtoi se presidenti serb po e paraqet veten si një “viktimë”, duke pretenduar se policia, gjyqësori dhe kundërshtarët politikë po “punojnë kundër tij”.

Përdorimi publik i veteranëve të “Beretave të Kuqe” ka për qëllim frikësimin e qytetarëve, mobilizimin e mbështetësve nacionalistë dhe forcimin e bërthamës radikale të Partisë Progresive Serbe.”

Ai theksoi se veteranët e kësaj njësie kanë dalë në tubime të partisë në pushtet dhe i quajti ata “zemra e errësirës së viteve ’90 dhe luftërave në ish-Jugosllavi”.

Sipas Shvarmit, ekziston një vazhdimësi politike midis regjimit të Slobodan Millosheviqit, bashkëpunëtorëve të tij dhe politikës aktuale të Vuçiqit.

“Qeveria aktuale po përpiqet të rehabilitojë narrativën e viteve ’90 për të ruajtur mbështetjen e elektoratit nacionalist në Serbi.”

Reagimi i tij vjen pasi REL publikoi një tekst që raportonte se Qeveria serbe financon Shoqatën e Veteranëve të Beretave të Kuqe me para nga buxheti i shtetit – një organizatë që bashkon ish-anëtarë të njësisë speciale të shpërbërë të Sigurisë Shtetërore të Serbisë.

Disa nga anëtarët e kësaj njësie kanë marrë pjesë në krime lufte dhe janë dënuar për likuidimin e kundërshtarëve politikë.

Sipas një analize nga Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë/Radio Liberty, kësaj shoqate i janë ndarë 23,000 euro në dy vitet e fundit përmes konkurseve të organizuara vetëm nga Ministria Serbe e Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale.

Shoqata e Veteranëve të Beretave të Kuqe ka marrë fonde në të gjitha konkurset në fushën e mbrojtjes së veteranëve, të zbatuara nga Ministria e Punës që nga momenti kur Millica Đurđević Stamenkovski u emërua në krye të saj.

Gjorgjeviq Stamenkovski është lideri i partisë së ekstremit të djathtë “Zavetnici” dhe u bë pjesë e qeverisë në Serbi në vitin 2024, edhe pse partia e saj nuk e kaloi pragun zgjedhor në zgjedhjet e asaj kohe.

Ministria e Punës nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se për çfarë janë shpenzuar konkretisht fondet e alokuara dhe cili është interesi publik në financimin e projekteve të Shoqatës së Veteranëve të Beretave të Kuqe me paratë e buxhetit.

As Shoqata e Veteranëve të Beretave të Kuqe nuk u përgjigj.

“Kur merr një njësi si kjo dhe nxjerr heronj prej saj, duke e njohur ‘mënyrën e saj të luftës’, duhet të pyesësh veten se çfarë vlerash promovon kjo qeveri”, i thotë Radios Evropa e Lirë Filip Shvarm, kryeredaktor i javores serbe “Vreme” dhe autor i një dokumentari për Njësinë e Operacioneve Speciale.

Kush ishin Beretat e Kuqe?

Njësia e Operacioneve Speciale, e njohur më mirë si Beretat e Kuqe, u themelua nga Shërbimi i Sigurimit Shtetëror Serb, i udhëhequr nga Jovica Stanisiç – një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të presidentit të atëhershëm të Jugosllavisë, Slobodan Millosheviq.

Krahu i tij i djathtë ishte Franko Simatoviq.

Stanisiç dhe Simatoviç u dënuan në Hagë në vitin 2023 me nga 15 vjet burg secili për ndihmë dhe inkurajim të krimeve të luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë në vitin 1992.

Njësia e Operacioneve Speciale, nën këtë emër, mori pjesë edhe në luftën në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

Në atë kohë, Simatoviqi emëroi Milorad Ulemekun, i njohur si Legija, si komandant të saj.

Njësia u shpërbë në vitin 2003 gjatë operacionit policor “Sablja”.

Disa nga anëtarët e saj janë dënuar për vrasje politike – përfshirë vrasjen e kryeministrit serb Zoran Gjingjiç më 12 mars 2003; vrasjen e ish-Presidentit të Presidencës Serbe Ivan Stambolić në gusht 2000; vrasjen e katër zyrtarëve të Lëvizjes për Ripërtëritje Serbe (SPO) në tetor 1999; dhe tentativën për vrasjen e udhëheqësit të SPO-së Vuk Drašković në Budva në vitin 2000.

The Geopost

Tags: Aleksandar Vuçiq Beretat e Kuqe Serbia

Continue Reading

Previous: Revolucioni i dronëve po e ndryshon luftën: BE premton 800 miliardë euro për mbrojtje
Next: SHBA-ja drejt furnizimit të Kosovës me armatim me vlerë prej 14 milionë dollarësh

Kush janë kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së? 6 min read
  • News

Kush janë kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së?

The Geopost July 29, 2026
Kongresi amerikan rezolutë kundër mbajtjes së Asamblesë së OSBE-së në Beograd, përmendet qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës 3 min read
  • Ballkan
  • News

Kongresi amerikan rezolutë kundër mbajtjes së Asamblesë së OSBE-së në Beograd, përmendet qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës

The Geopost July 28, 2026
Si po e ndihmojnë Kina, Irani dhe Koreja e Veriut Rusinë në përballjen me Perëndimin 4 min read
  • News

Si po e ndihmojnë Kina, Irani dhe Koreja e Veriut Rusinë në përballjen me Perëndimin

The Geopost July 28, 2026
Videnoviq: “Bota serbe” e Vuçiqit është iluzion i copëtuar, Serbia duhet të largohet nga ndikimi rus 2 min read
  • Ballkan
  • News

Videnoviq: “Bota serbe” e Vuçiqit është iluzion i copëtuar, Serbia duhet të largohet nga ndikimi rus

The Geopost July 27, 2026
Rumania rrëzon dronin e tretë, akuzon Rusinë për shkeljen e hapësirës ajrore 1 min read
  • Botë
  • News

Rumania rrëzon dronin e tretë, akuzon Rusinë për shkeljen e hapësirës ajrore

The Geopost July 27, 2026
SHBA-të shqyrtojnë sulmin tokësor për të nxjerrë uranium të pasuruar nga Irani 4 min read
  • Botë
  • News

SHBA-të shqyrtojnë sulmin tokësor për të nxjerrë uranium të pasuruar nga Irani

The Geopost July 26, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.