Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • News

Shqipëria mbështet Kosovën për zbardhjen e fatit të të zhdukurve: Pa të vërtetën, nuk mund të ketë pajtim të qëndrueshëm

The Geopost August 1, 2026 3 min read
Share the news

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar lidhur me gërmimet që po zhvillohen në zonën e Kalludrës në Zubin Potok, ku dyshohet për ekzistencën e një varri masiv.

Përmes një deklarate, Ministria shqiptare ka shprehur mbështetjen për Kosovën në përpjekjet për të zbardhur fatin e personave të zhdukur gjatë luftës dhe për të vendosur drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre.

“Zbulimi i një varri tjetër masiv në Kalludër të Kosovës është një kujtesë e dhimbshme se plagët e luftës në Kosovë mbeten të hapura”, thuhet në deklaratën e Ministrisë.

Sipas Tiranës zyrtare, çdo zbulim i mbetjeve mortore përbën një hap të rëndësishëm drejt identifikimit të viktimave dhe zbardhjes së së vërtetës për krimet e kryera gjatë luftës.

“Çdo zbulim i tillë nuk është vetëm një hap drejt identifikimit të viktimave, por edhe prova që flasin vetë”, thuhet më tej në deklaratë, ku theksohet nevoja që e vërteta dhe përgjegjësia të pranohen dhe drejtësia të vihet në vend.

Ministria shqiptare ka vënë në dukje edhe dhimbjen e familjeve që prej më shumë se dy dekadash presin të mësojnë fatin e të afërmve të tyre të zhdukur.

“Për familjet që kanë pritur për më shumë se dy dekada për të mësuar fatin e të dashurve të tyre, çdo identifikim është një hap drejt dinjitetit, të vërtetës dhe drejtësisë”, thuhet në reagim.

Në fund, Shqipëria ka përsëritur mbështetjen e saj për Kosovën në procesin e kërkimit dhe identifikimit të personave të zhdukur, duke theksuar se zbardhja e së vërtetës historike është e domosdoshme për një pajtim të qëndrueshëm.

“Shqipëria qëndron përkrah Kosovës në përpjekjet për të zbuluar fatin e personave të zhdukur, për të vendosur drejtësi dhe për të ruajtur të vërtetën historike. Pa të vërtetën, nuk mund të ketë pajtim të qëndrueshëm”, përfundon deklarata.

Kohët e fundit autoritetet kanë kryer vazhdimisht gërmime në lokacione të ndryshme, ku janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Gjatë luftës së viteve 1998-’99 u vranë rreth 13.000 njerëz, ndërsa mbi 1.500 vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Shumica e të vrarëve ishin civilë shqiptarë.

Kosova dhe Serbia arritën pajtueshmëri në vitin 2023 për Deklaratën e përbashkët për personat e zhdukur,në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Në mesin e zotimeve të bëra ishin: qasja e plotë në informacione të besueshme, mes tyre edhe ato me status të klasifikuar; vënia në dispozicion të të gjitha dokumenteve me rëndësi për përcaktimin e fatit të personave të zhdukur, si dhe punë e përbashkët përmes një komisioni të kryesuar nga Bashkimi Evropian.

Megjithatë, gjithçka vazhdon të mbetet në letër, meqë asnjëra pikë nuk është zbatuar.

Në fillim të këtij viti, Kosova dhe Serbia e mbajtën takimin e parë të Komisionit të Përbashkët për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë, i cili nuk dha ndonjë rezultat.

The GeoPost

Zbulimi i një tjetër varri masiv në Kalludër të Kosovës është një kujtesë e dhimbshme se plagët e luftës në Kosovë mbeten ende të hapura.

Çdo gjetje e tillë nuk është vetëm një hap drejt identifikimit të viktimave, por edhe një dëshmi që flet vetë. Eshtrat e zbuluara janë një…

— Albanian MEFA 🇦🇱 (@AlbanianDiplo) July 31, 2026

Tags: Kosova Lufta në Kosovë Serbia Shqipëria Varrezat masive

Continue Reading

Previous: I mbijetuari i Masakrës së Reçakut: Pa autorët, s’ka drejtësi
Next: Turqia teston me sukses dronët kamikazë me rreze veprimi mbi 2000 kilometra

Gjurmët ruse dhe serbe në fillimet e sagës së Gjykatës Speciale 6 min read
  • Ballkan
  • News

Gjurmët ruse dhe serbe në fillimet e sagës së Gjykatës Speciale

The Geopost September 18, 2026
Gazeta gjermane FAZ: Fjala e parafundit për Thaçin dhe një fakt historik – lufta kundër Serbisë ishte e pashmangshme dhe e drejtë 1 min read
  • Ballkan
  • News

Gazeta gjermane FAZ: Fjala e parafundit për Thaçin dhe një fakt historik – lufta kundër Serbisë ishte e pashmangshme dhe e drejtë

The Geopost September 18, 2026
Polonia mbyll përkohësisht aeroportet për shkak të operacioneve ushtarake 1 min read
  • Botë
  • News

Polonia mbyll përkohësisht aeroportet për shkak të operacioneve ushtarake

The Geopost September 18, 2026
Shaheen: Rusia po intensifikon luftën hibride, SHBA-ja duhet të godasë burimet e financimit të Kremlinit 2 min read
  • Botë
  • News

Shaheen: Rusia po intensifikon luftën hibride, SHBA-ja duhet të godasë burimet e financimit të Kremlinit

The Geopost September 18, 2026
Rusët pranojnë suksesin ukrainas: Debakël, situata është alarmante 4 min read
  • Botë
  • News

Rusët pranojnë suksesin ukrainas: Debakël, situata është alarmante

The Geopost September 18, 2026
A po përgatitet Polonia për luftë me Rusinë? 2 min read
  • Botë
  • News

A po përgatitet Polonia për luftë me Rusinë?

The Geopost September 18, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.