Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

“Ti mohon gjenocidin” – publikohet përplasja e ashpër mes Izetbegoviqit dhe Dodikut

The Geopost June 26, 2026 3 min read
Share the news

Pas disa ditësh përplasjesh publike, është publikuar një incizim audio i një bisede telefonike mes liderit të SNSD-së, Milorad Dodik, dhe kryetarit të SDA-së, Bakir Izetbegoviq.

Biseda është e mbushur me fjalë të rënda, akuza dhe provokime, duke ardhur pas një serie deklaratash të ashpra mes dy politikanëve.

Në incizimin e publikuar nga “Srpski glasnik”, dëgjohet se Dodik e nis bisedën me një pyetje të drejtpërdrejtë lidhur me “kërcënimet me forcë” dhe pretendimet se ka informacione që “muxhahedinët duan ta eliminojnë”, duke e pyetur Izetbegoviqin nëse ai qëndron pas këtyre pretendimeve.

Izetbegoviq i hedh poshtë këto akuza duke i quajtur “budallallëqe”, duke sqaruar se kur ka folur për “forcë”, ai i është referuar vetëm drejtësisë, e cila sipas tij duhet të ndalojë politikën destruktive të Dodikut gjatë dy dekadave të fundit.

Gjatë bisedës shkëmbehen akuza për “blerjen e deputetëve”, afrimin me qendrat e huaja të fuqisë, gjendjen në entitete dhe interpretimin e Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit.

Në një moment, Izetbegoviq e quan Dodikun “dëmtues” që udhëheq një “politikë hajdutësh” dhe që, sipas tij, po i shkakton dëm popullit të vet. Dodik i përgjigjet duke e quajtur Izetbegoviqin “idiot të dobishëm” për serbët dhe duke thënë se askush nuk do ta prekë atë.

Ajo që tërheq veçanërisht vëmendjen në këtë incizim është mënyra dhe toni i komunikimit. Sipas analizës së bisedës, duket se Dodik, përmes mënyrës së formulimit të fjalive dhe zgjedhjes së fjalëve, i drejtohej më shumë elektoratit të tij sesa vetë Izetbegoviqit.

Biseda nga ana e Dodikut ishte ndërtuar në atë mënyrë që të tingëllonte si mbrojtje e interesave të Republikës Srpska përballë “kërcënimeve nga Sarajeva”, një narrativë që shpesh përdoret për të fituar mbështetje politike brenda elektoratit të tij.

Përplasja nisi pas një paraqitjeje të Izetbegoviqit në televizionin federal të Bosnjë-Hercegovinës (FTV) dy ditë më parë. Duke folur për krizën politike, ai deklaroi se çështja e pozitës së Milorad Dodikut në fund do të duhet të zgjidhet me “një lloj force”, duke iu referuar qartë reagimit të institucioneve të drejtësisë dhe zbatimit të ligjit.

“Drejtësia dhe komuniteti ndërkombëtar në fund do të duhet të zbatojnë ligjet, Marrëveshjen e Dejtonit dhe Kushtetutën e Bosnjë-Hercegovinës. Pa sundimin e ligjit, i cili duhet të vlejë për çdo individ, përfshirë edhe Dodikun, ky vend nuk do të ecë përpara”, kishte deklaruar Izetbegoviq.

Ai kishte shtuar se shpreson që edhe qytetarët në Republikën Serbe ta kuptojnë këtë dhe se Dodiku një ditë do të largohet nga politika, ashtu siç, sipas tij, është larguar kryeministri hungarez Viktor Orban.

Kjo deklaratë duket se e ka zemëruar Dodikun, i cili më pas publikoi disa reagime në rrjetet sociale, duke thënë se “Bakiri, nga frika, është trimëruar të kërcënojë”.

Pas kësaj, Dodik vendosi ta telefonojë personalisht Izetbegoviqin, ndërsa biseda u zhvillua një ditë më parë.

The GeoPost

Tags: Bosnje dhe Hercegovina Milorad Dodik

Continue Reading

Previous: Mali i Zi e arreston një person të kërkuar nga SHBA-ja për krime kibernetike në favor të Iranit
Next: Akademiku serb: Qeveria e Aleksandar Vuçiqit po përdor represion

Propaganda ruse përmes muzikës së gjeneruar nga AI: Mbi 86 milionë dëgjime në platformat perëndimore 2 min read
  • Botë
  • News

Propaganda ruse përmes muzikës së gjeneruar nga AI: Mbi 86 milionë dëgjime në platformat perëndimore

The Geopost November 16, 2026
Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet e kryera në Kosovë, shqiptarët u vranë dhe u zbuluan varreza masive 2 min read
  • Ballkan

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet e kryera në Kosovë, shqiptarët u vranë dhe u zbuluan varreza masive

The Geopost November 16, 2026
Janjiq ngre dyshime të reja për Banjskën: Sulmi nuk ishte planifikuar të përfundonte kështu, Radoiçiqi ende ka pushtet 2 min read
  • Ballkan

Janjiq ngre dyshime të reja për Banjskën: Sulmi nuk ishte planifikuar të përfundonte kështu, Radoiçiqi ende ka pushtet

The Geopost November 16, 2026
E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: E turpshme ajo që ndodhi në Bruksel 2 min read
  • Ballkan

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: E turpshme ajo që ndodhi në Bruksel

The Geopost November 16, 2026
Skandaloze: Kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës u interpretua në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së, të udhëhequr nga Marta Kos 3 min read
  • Ballkan

Skandaloze: Kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës u interpretua në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së, të udhëhequr nga Marta Kos

The Geopost November 16, 2026
Estonia mbyll të gjitha pikat kufitare me Rusinë, zbulon arsyen 1 min read
  • Botë
  • News

Estonia mbyll të gjitha pikat kufitare me Rusinë, zbulon arsyen

The Geopost November 15, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.