Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • News

Prokuroria Speciale drejt aktakuzës për masakrën e familjes Jashari në Prekaz

The Geopost June 23, 2026 2 min read
Share the news

Një nga krimet më të rënda të luftës së fundit në Kosovë, masakra e familjes Jashari në Prekaz, pritet të marrë së shpejti epilogun e parë gjyqësor.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se rasti është duke u trajtuar me prioritet dhe se në një të ardhme të afërt pritet ngritja e aktakuzës.

Pa dhënë detaje shtesë mbi të dyshuarit apo fazën e hetimeve, Prokuroria ka njoftuar se procedurat janë në përfundim dhe se rasti do të finalizohet me ngritjen e aktakuzës.

Lajmi është mirëpritur nga Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili vlerësoi se, megjithëse drejtësia po vepron me vonesë, është e rëndësishme që përgjegjësit të identifikohen dhe të përballen me ligjin.

“Është e rëndësishme të dihet kush ishin ata kriminelë që kryen masakrën në lagjen Jashari. Aty u vranë 55 qytetarë, përfshirë pleq, gra, fëmijë dhe persona të pafajshëm. Duhet të zbardhet kush e udhëhoqi operacionin dhe kush mban përgjegjësi për këto krime. Edhe pse është vonuar, ky është një hap i mirë drejt drejtësisë”, deklaroi Gucati.

Masakra e Prekazit ndodhi në mars të vitit 1998, kur forcat serbe rrethuan kompleksin e familjes Jashari.

Sulmi nisi në orët e hershme të mëngjesit dhe u shoqërua me përdorimin e armëve të rënda dhe granatimeve intensive ndaj shtëpive të familjes.

Si pasojë e operacionit u vranë 55 persona, ndër ta 22 anëtarë të familjes së ngushtë të komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.

Ngjarja konsiderohet si një nga momentet më të rëndësishme të historisë së rezistencës së armatosur në Kosovë dhe simbol i sakrificës për liri.

Gjatë luftës në Kosovë, nga viti 1998 deri në 1999, janë vrarë më shumë se 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur.

Më shumë se 1.500 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur, pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

Kohët e fundit, autoritetet kosovare kanë arrestuar të dyshuar të shumtë dhe kanë ngritur një sërë aktakuzash për krime lufte në Kosovë.

Ndërkaq, që nga përfundimi i luftës, dhjetëra të dyshuar janë dënuar për këto krime para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Fillimisht pas luftës, përkatësisht nga viti 2000 dhe 2008, krimet e luftës në Kosovë u hetuan nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX).

Më 2018, EULEX-i ia dorëzoi lëndët organeve vendore të drejtësisë.

Tags: Gjykimi për krime lufte Prokuroria Speciale e Kosovës

Continue Reading

Previous: “Shteti mafioz”: Pse Serbia e sotme ngjan me Palermon e viteve ’70
Next: Rasti i “topit zanor” vazhdon të ndjekë Serbinë, BE kërkon llogaridhënie

E djathta ekstreme ruse ka zënë rrënjë në rajon: Lidhjet e “rusëve” çojnë nga Vishegradi dhe Beogradi në frontin në Ukrainë 8 min read
  • News

E djathta ekstreme ruse ka zënë rrënjë në rajon: Lidhjet e “rusëve” çojnë nga Vishegradi dhe Beogradi në frontin në Ukrainë

The Geopost August 10, 2026
Dron luftarak shpërthen pranë kufirit Moldavi-Ukrainë 2 min read
  • Botë
  • News

Dron luftarak shpërthen pranë kufirit Moldavi-Ukrainë

The Geopost August 10, 2026
Jo vetëm luftë ndaj Ukrainës, Putini po përshkallëzon edhe luftën ndaj qytetarëve të tij 6 min read
  • Botë
  • News

Jo vetëm luftë ndaj Ukrainës, Putini po përshkallëzon edhe luftën ndaj qytetarëve të tij

The Geopost August 9, 2026
ISW: Putinit po i paraqitet një pamje fiktive për sukseset ushtarake 1 min read
  • Botë
  • News

ISW: Putinit po i paraqitet një pamje fiktive për sukseset ushtarake

The Geopost August 9, 2026
NATO forcon praninë në Arktik, Belgjika dërgon forca ushtarake në Grenlandë 2 min read
  • Botë
  • News

NATO forcon praninë në Arktik, Belgjika dërgon forca ushtarake në Grenlandë

The Geopost August 9, 2026
Senati amerikan miraton projektligjin për sanksione ndaj Rusisë 2 min read
  • Botë
  • News

Senati amerikan miraton projektligjin për sanksione ndaj Rusisë

The Geopost August 8, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.