Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

Pas SHBA-së edhe Shqipëria refuzon kërkesën e Rusisë për largimin e diplomatëve nga Kievi

The Geopost May 29, 2026 2 min read
Share the news

Shqipëria nuk do t’i bindet kërkesës së Rusisë, pasi ajo kërkoi largimin e diplomatëve dhe qytetarëve të huaj nga kryeqyteti ukrainas, Kiev.

Kërkesë të tillë, Rusia ka bërë edhe ndaj Shteteve të Bashkuara më 25 maj.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, e vlerësoi këtë njoftim të Rusisë si të “papranueshëm” dhe tha se Shqipëria nuk do të tërhiqet.

“Shqipëria e konsideron njoftimin e Rusisë, ku u bën thirrje personelit diplomatik dhe qytetarëve të huaj të largohen nga Kievi përpara sulmeve të planifikuara, si krejtësisht të papranueshëm. Kërcënimi i ambasadave nuk është diplomaci, është intimidim. Ai përfaqëson një tjetër shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. Shqipëria nuk do të tërhiqet”, shkroi Hoxha në X.

Sipas tij, Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë Ukrainë dhe ky qëndrim i është përcjellë të enjten ambasadorit të Rusisë në Tiranë, Alexey Zaitsev.

Kryediplomati Hoxha tha se përgjigja në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës nuk mund të jetë më shumë luftë, “më shumë krime apo sulme pa dallim kundër civilëve dhe infrastrukturës civile”.

E vetmja rrugë përpara, tha ai, është t’i jepet fund luftës përmes angazhimit në negociata të vërteta dhe me mirëbesim për paqe.

Më herët gjatë ditës edhe SHBA-ja ka refuzuar largimin e diplomatëve nga Kievi.

Më 24 maj Rusia lëshoi qindra raketa dhe dronë ndaj kryeqytetit ukrainas, Kiev. Në mesin e caqeve të goditura ishte edhe rezidenca e ambasadorit shqiptar në Ukrainë, Ernal Filo.

Gjatë këtij sulmi masiv u vranë të paktën katër persona.

Shqipëria e hapi për herë të parë Ambasadën e saj në Kiev në tetor të vitit 2024, dy vjet pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës.

The GeoPost

Tags: Rusia SHBA Shqipëria Ukraina

Continue Reading

Previous: SHBA-të konfirmojnë sulme të reja në Iran, rrëzojnë dronë pranë Ngushticës së Hormuzit
Next: Forumi “Octopus”: Serbia po përdor luftë hibride për të ndikuar zgjedhjet në Kosovë

“Shpresë dhe frikë”: Familjarët e të zhdukurve presin me ankth rezultatet e zhvarrimeve 7 min read
  • Ballkan
  • News

“Shpresë dhe frikë”: Familjarët e të zhdukurve presin me ankth rezultatet e zhvarrimeve

The Geopost August 31, 2026
Kërcënim i rëndë nga një kanal serb në Telegram: “Novi Pazari do të bëhet Vukovari i ri, Sjenica Srebrenica e dytë” 2 min read
  • Ballkan
  • News

Kërcënim i rëndë nga një kanal serb në Telegram: “Novi Pazari do të bëhet Vukovari i ri, Sjenica Srebrenica e dytë”

The Geopost August 30, 2026
Përleshje dhe gaz lotsjellës në Serbi, Demokratët Evropianë godasin Vuçiqin: Nuk është gati për zgjedhje të ndershme 2 min read
  • Ballkan
  • News

Përleshje dhe gaz lotsjellës në Serbi, Demokratët Evropianë godasin Vuçiqin: Nuk është gati për zgjedhje të ndershme

The Geopost August 30, 2026
Venezuela synon miliarda nga nafta: Marrëveshja me SHBA-në mbetet në fuqi për 25 vjet 2 min read
  • Botë
  • News

Venezuela synon miliarda nga nafta: Marrëveshja me SHBA-në mbetet në fuqi për 25 vjet

The Geopost August 30, 2026
Avokati nga Beogradi në shënjestër të Ministrisë së Brendshme të Serbisë: Arsyeja është lidhja midis Vuçiqit dhe Sarajevo Safari? 2 min read
  • Ballkan
  • News

Avokati nga Beogradi në shënjestër të Ministrisë së Brendshme të Serbisë: Arsyeja është lidhja midis Vuçiqit dhe Sarajevo Safari?

The Geopost August 30, 2026
Kush është i vetmi politikan në botë që shprehu ngushëllime për vdekjen e kriminelit të luftës Ratko Mladiq? 6 min read
  • Ballkan
  • News

Kush është i vetmi politikan në botë që shprehu ngushëllime për vdekjen e kriminelit të luftës Ratko Mladiq?

The Geopost August 30, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.