Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • News

Grupe ultranacionaliste serbe mbështesin Iranin, përmendin sulm ndaj bazës amerikane Bondsteel në Kosovë

The Geopost March 13, 2026 3 min read
Share the news

Në Serbi, një pjesë e grupeve ultranacionaliste dhe të ekstremit të djathtë në rrjetet sociale po mbështesin hapur Iranin pas përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Këto grupe, të cilat prej kohësh promovojnë narrativë anti-perëndimore dhe pro-ruse, kanë publikuar mesazhe në mbështetje të Teheranit dhe madje kanë bërë thirrje për sulme ndaj bazës ushtarake amerikane Bondsteel në Kosovë.

Kanale të ndryshme në platformën Telegram, me dhjetëra mijëra ndjekës, kanë komentuar pothuajse çdo ditë zhvillimet e luftës, duke e paraqitur Iranin si një aleat në “luftën globale kundër Perëndimit”. Sipas analistëve, kjo retorikë është pjesë e një diskursi më të gjerë anti-NATO dhe anti-amerikan që është i pranishëm prej vitesh në një segment të së djathtës radikale serbe.

Një nga figurat që shpërndan rregullisht përmbajtje të tillë është Dejan Berić, një shtetas serb që më parë ka luftuar në Ukrainë në anën e Rusisë. Kanali i tij në Telegram, i ndjekur nga më shumë se 100 mijë persona, publikoi postime të shumta që nga fillimi i sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit më 28 shkurt. Në këto postime shpërndahen deklarata të zyrtarëve iranianë, video të bombardimeve në Izrael dhe narrativa propagandistike kundër Shteteve të Bashkuara.

Berić gjithashtu ka pretenduar se kufizimet e vendosura nga kompania amerikane e imazheve satelitore “Planet Labs” për publikimin e fotografive nga Lindja e Mesme nuk janë bërë për të penguar Iranin, por për të fshehur dëmet që sipas tij kanë pësuar SHBA-ja dhe aleatët e saj.

Ndërkohë, disa kanale të tjera në Telegram kanë shkuar edhe më tej duke bërë thirrje që Irani të sulmojë bazën ushtarake amerikane Bondsteel në Kosovë. Në disa prej postimeve janë publikuar edhe koordinatat e bazës dhe lidhje me hartat digjitale që tregojnë vendndodhjen e saj.

Eksperti i sigurisë dhe studiuesi Hikmet Karçiq vlerëson se mbështetja e këtyre grupeve për Iranin nuk buron domosdoshmërisht nga afërsia ideologjike me regjimin iranian, por nga kundërshtimi i fortë ndaj Perëndimit.

“Sipas këtij perceptimi, çdo aktor që është në konflikt me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre shihet si një aleat i mundshëm”, thotë ai.

Karçić shton se grupet ultranacionaliste përpiqen t’i lidhin konfliktet globale me çështje lokale, veçanërisht me Kosovën. Në këtë kontekst, baza Bondsteel përmendet shpesh si simbol i pranisë amerikane në rajon.

Mbështetja për Iranin është shfaqur edhe në terren. Më 7 mars në Beograd u organizua një tubim i vogël në mbështetje të popullit iranian nga organizata e djathtë “Lëvizja Konservatore Nashi”. Në tubim u shfaqën flamuj të Iranit dhe Bjellorusisë, ndërsa organizatorët shprehën solidaritet me Teheranin dhe me vendet që, sipas tyre, “kundërshtojnë dominimin perëndimor”.

Konflikti në Lindjen e Mesme u përshkallëzua më 28 shkurt, kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën sulme ajrore ndaj objektivave në Iran. Në këto sulme u vra udhëheqësi suprem iranian Ali Hamnei dhe disa zyrtarë të lartë. Irani reagoi duke lëshuar dronë dhe raketa ndaj Izraelit dhe ndaj bazave ushtarake amerikane në rajonin e Gjirit Persik.

Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet iraniane, gjatë dy javëve të para të konfliktit janë bombarduar mijëra objekte civile dhe janë vrarë mbi 1.300 civilë. Nga ana tjetër, Pentagoni njoftoi se disa ushtarë amerikanë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në sulmet iraniane.

Analistët paralajmërojnë se narrativa e përhapur nga grupet ekstremiste në rrjetet sociale përforcon propagandën anti-perëndimore dhe përpiqet ta lidhë konfliktin global me tensionet politike në Ballkan. /REL

Tags: Kosova Rusia Serbia

Continue Reading

Previous: Bëhen 45 vjet që kur demonstratat studentore tronditën ish-Jugosllavinë dhe ndryshuan historinë e Kosovës
Next: Narrativë propagandistike nga Moska: Zaharova sërish dezinformon për Kosovën

“Duhet të jemi gati për luftë”: Shefi i ushtrisë gjermane paralajmëron për rritjen e kërcënimit rus 2 min read
  • Botë
  • News

“Duhet të jemi gati për luftë”: Shefi i ushtrisë gjermane paralajmëron për rritjen e kërcënimit rus

The Geopost June 12, 2026
NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë 5 min read
  • Ballkan
  • News

NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

The Geopost June 12, 2026
Trump njofton për arritjen e marrëveshjes me Iranin, thotë se do të nënshkruhet së shpejti 4 min read
  • Botë
  • News

Trump njofton për arritjen e marrëveshjes me Iranin, thotë se do të nënshkruhet së shpejti

The Geopost June 12, 2026
Fotografitë përmes të cilave u identifikuan të akuzuarit për bllokadat në veri më 2022 3 min read
  • News

Fotografitë përmes të cilave u identifikuan të akuzuarit për bllokadat në veri më 2022

The Geopost June 12, 2026
Ushtaraku amerikan: Epoka e dronëve po e ndryshon luftën 3 min read
  • Botë
  • News

Ushtaraku amerikan: Epoka e dronëve po e ndryshon luftën

The Geopost June 12, 2026
KE ngre shqetësime për pasaportat serbe që u jepen shtetasve rusë 2 min read
  • Ballkan
  • News

KE ngre shqetësime për pasaportat serbe që u jepen shtetasve rusë

The Geopost June 12, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.