Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Besnikët e Vuçiqit paralajmërojnë bllokada, kërcënojnë me ushtri

The Geopost October 31, 2026 3 min read
Share the news

Vuksha Dragoviqi, i ftuar në televizionet proqeveritare dhe themelues i shoqatës “Suverenistët Serbë”, ka paralajmëruar bllokada në Beograd dhe një ultimatum ndaj policisë dhe prokurorisë, duke kërcënuar se do t’i kërkojë ushtrisë të marrë drejtimin e shtetit.

Dragoviqi i bëri këto deklarata në televizionin Informer, ndërsa ato u raportuan nga e përjavshmja beogradase “Vreme”. Ai paralajmëroi se edhe vetë do të dalë në rrugë dhe do t’i bllokojë ato sa herë që nuk pajtohet me vendimet e pushtetit të ri.

Sipas raportimit të “Vreme”, bllokadën e parë ai e paralajmëroi në rrugën “Savska” në Beograd.

Aty synon t’i japë ultimatum policisë dhe prokurorisë që të kujdesen për sigurinë e qytetarëve, “përndryshe do të shkojmë te ushtria dhe do t’i kërkojmë të marrë drejtimin e shtetit”.

Nuk dihet se kur pritet të mbahet kjo bllokadë.

Dragoviqi pretendon se protestat do t’i lajmërojë në përputhje me ligjin dhe se në to nuk do të përfshihen fëmijët. Po ashtu, sipas tij, nuk do të ketë bllokada të shkollave, kopshteve dhe fakulteteve.

“Vreme” rikujton se neni 141 i Kushtetutës së Serbisë përcakton se Ushtria e Serbisë është nën kontrollin demokratik dhe civil. Për këtë arsye, siç shkruan gazeta, thirrja që ushtria të marrë drejtimin e shtetit tejkalon kufijtë e një proteste të zakonshme politike.

Kush është Vuksha Dragoviqi?

Dragoviqi ka punuar më herët në Policinë Komunale të Beogradit. Portali Nova.rs ka raportuar se deri në mars të vitit 2026 ai ishte drejtor i kompanisë “Jovanjica Gradnja”, pronari përfundimtar i së cilës është Predrag Koluvija, i akuzuar në aferën “Jovanjica”.

Shoqatën “Suverenistët Serbë” e themeloi më 28 qershor të këtij viti. Ndër objektivat e saj, të regjistruara zyrtarisht, janë ngritja e vetëdijes kombëtare, mbrojtja nga ndikimet e jashtme negative dhe mbikëqyrja e punës së institucioneve shtetërore.

Profilin publik e ndërtoi përmes një podkasti në YouTube, ku trajton organizatat joqeveritare, lëvizjen studentore dhe mediat kritike ndaj pushtetit. Ai ka qenë gjithashtu i ftuar në televizionet proqeveritare.

Në rrjetin social X, Dragoviqi u ka bërë thirrje qytetarëve dhe diasporës që ta mbështesin financiarisht shoqatën e tij, në atë që e ka përshkruar si luftë për shtetin.

Në paraqitjet e tij publike, ai ka pretenduar se organizatat joqeveritare në Serbi kanë përfituar 1.3 miliardë euro nga jashtë gjatë pesë viteve të fundit. Ai ka pohuar gjithashtu se pas Listës Studentore qëndron një rrjet organizatash joqeveritare.

Pas paraqitjeve të tij lidhur me financimin e sektorit joqeveritar, kryetarja e atëhershme e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, e priti në kabinetin e saj në fillim të gushtit.

Byroja për Hulumtime Sociale (BIRODI), më 20 gusht kërkoi procesverbalin e këtij takimi, pasi për të nuk kishte asnjë informacion në faqen zyrtare të Kuvendit.

Dragoviqi më vonë bëri të ditur se Bërnabiq e kishte ftuar sërish, kësaj radhe për shkak të propozimeve për ndryshimin e ligjit që rregullon punën e organizatave joqeveritare.

Tags: Aleksandar Vuçiq Serbia

Continue Reading

Previous: Pamje të pazakonta nga Rusia, të paktën 11 kolona tymi ngrihen mbi rafinerinë e naftës
Next: Serbia ia heq licencën ALTA Bankës së afërt me SNS-në e Vuçiqit, opozita maqedonase ngre dyshime për transfere drejt Moskës

Dyshime për transferimin e 50 milionë eurove jashtë Serbisë, ALTA Banka raportohet se i kishte dhënë 22 milionë Dodikut 2 min read
  • Ballkan

Dyshime për transferimin e 50 milionë eurove jashtë Serbisë, ALTA Banka raportohet se i kishte dhënë 22 milionë Dodikut

The Geopost October 31, 2026
Serbia ia heq licencën ALTA Bankës së afërt me SNS-në e Vuçiqit, opozita maqedonase ngre dyshime për transfere drejt Moskës 3 min read
  • Ballkan

Serbia ia heq licencën ALTA Bankës së afërt me SNS-në e Vuçiqit, opozita maqedonase ngre dyshime për transfere drejt Moskës

The Geopost October 31, 2026
Pamje të pazakonta nga Rusia, të paktën 11 kolona tymi ngrihen mbi rafinerinë e naftës 2 min read
  • Botë
  • News

Pamje të pazakonta nga Rusia, të paktën 11 kolona tymi ngrihen mbi rafinerinë e naftës

The Geopost October 31, 2026
Përfundon evakuimi nga Oleshky, autobusët nisen për në Ukrainë dhe Rusi 5 min read
  • Botë
  • News

Përfundon evakuimi nga Oleshky, autobusët nisen për në Ukrainë dhe Rusi

The Geopost October 31, 2026
Një tjetër rekord në humbjet ruse në Ukrainë 2 min read
  • Botë
  • News

Një tjetër rekord në humbjet ruse në Ukrainë

The Geopost October 31, 2026
Kaja Kallas zbulon tri taktikat sovjetike që Rusia e Putinit vazhdon t’i përdorë edhe sot 2 min read
  • News

Kaja Kallas zbulon tri taktikat sovjetike që Rusia e Putinit vazhdon t’i përdorë edhe sot

The Geopost October 31, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.