Është anuluar vizita e Sekretarit të Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolaj Patrushev, në Beograd, ka bërë të ditur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton Fonet. Ai saktësoi se “Patrushev nuk ka ardhur, as nuk do të vijë”. Siç ishte paralajmëruar më parë, zyrtari rus pritej të vinte në Beograd të hënën, më 28 shkurt.
Në dritën e luftës aktuale në Ukrainë, Serbia deklaroi në përfundimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare se respekton integritetin territorial të Ukrainës, por se nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë sepse nuk është në interesin e saj jetik.
Rreth dhjetë ditë më parë mediat pranë autoriteteve shkruanin për vizitën e Patrushevit në Serbi. Sipas tyre, Patrushev është dashur të bisedojë me Vuçiqin për gjoja rekrutimin e “luftëtarëve nga Kosova, Shqipëria dhe BeH për frontin ukrainas”. Në atë kohë u spekulua se duhej të flitej për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Serbisë dhe Rusisë në fushën e sigurisë dhe sfidat aktuale në Ballkan, Evropë dhe botë.
Patrushev ishte në qendër të vëmendjes së publikut gjatë vizitës së ministrit të Brendshëm serb Aleksandar Vulin në Moskë, kur u njoftua se të dy zyrtarët po diskutonin të ashtuquajturat “revolucione me ngjyra”.
Patrushev është sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë që nga viti 2008, ndërsa më parë ka qenë drejtor i Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB), i cili është pasardhës i KGB-së.

Serbia dhe Kina thellojnë bashkëpunimin në siguri, policët serbë nisin patrullimet në Hainan
Konakoviqi dhe Helez e demantojnë Dodikun: Nuk ka pasur kërkesë për fluturimin e avionit të Qeverisë së Serbisë
Trump: Rusia dhe Ukraina bien dakord të ndalojnë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike
Ministri polak: NATO do ta mposhtte Rusinë shpejt, Evropa ka epërsi të madhe ushtarake
Rutte: Sulmi rus pranë kufirit me Poloninë nuk do ta ndalë Perëndimin të mbështesë Ukrainën
12 vende evropiane i bëjnë thirrje BE-së të forcojë praninë në Arktik përballë Rusisë dhe Kinës