Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Vuçiq shfrytëzon fëmijët serbë të Kosovës për fushatën e tij

The Geopost November 27, 2023 2 min read
Share the news

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka ftuar në Beograd nxënës të shkollës të fshatit Zherovnicë të Zveçanit për t’i shfrytëzuar për fushatën e tij zgjedhore. Vuçiç iu foli fëmijëve për politikën e tij nacionaliste për të mos hequr dorë nga Kosova.

Vuçiç iu tha se në të ardhmen ata do të ndihmojnë “vendin e tyre, Serbinë” dhe se Serbia është vendi i tyre i vetëm.

Këtë ngjarje Vuçiç e përdori për të folur kundër perëndimorëve dhe tha se do t’iu përgjigjet me refuzim për marrëveshjen me Kosovën, të cilën e ka pranuar ndërkombëtarisht.

“Ata presin momentin e tyre për të na shtyrë deri në fund, e ne presim momentin tonë për të refuzuar presionin”, tha ai në pyetjen e një gazetari.

Pas pritjes së fëmijëve nga Kosova, Vuçiq tha para gazetarëve dhe publikut “para jush po luajmë me doreza, sepse të gjithë duhet të jemi të qytetëruar dhe të matur”.

“Në thelb, qëllimi i tyre është të na detyrojnë dhe të na vendosin në një kornizë ligjore në të cilën ne do ta njohim pavarësinë e Kosovës në një mënyrë apo tjetër. Ajo që është vendimtare është nëse do t’i lëmë në OKB apo jo, dhe nuk do t’i lejojmë”, tha Vuçiq.

Kur u pyet nëse do të firmoste diçka, Vuçiq u përgjigj duke thënë: “Ju po më kërkoni të sillem si mblesëri pule dhe tani që ka nisur fushata them që nuk do të firmos, por e kam thënë tashmë shumë herë”, tha ai për marrëveshjen e Ohrit.

Kosova po përdoret në fushatat zgjedhore në Serbi si kartë për të mbledhur sa më shumë vota dhe duke thelluar përçarjet ndëretnike.

Shumica e partive që garojnë në politikat e tyre kanë promovimin e Kosovës si Serbi dhe zotohen se gjatë qeverisjes së tyre do ta çojnë përpara këtë.

Serbia shpalli zgjedhjet të jashtëzakonshme për 17 dhjetor./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Putini dërgon kanibalë për të luftuar në Ukrainë
Next: Ukraina dhe Ballkani Perëndimor janë në krye të agjendës së Blinken për takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel

Lufta paralizon jugun e Iranit: Errësirë, mungesë karburantesh dhe varka të shkatërruara 4 min read
  • Botë
  • Lajme

Lufta paralizon jugun e Iranit: Errësirë, mungesë karburantesh dhe varka të shkatërruara

The Geopost July 21, 2026
Ekonomia e Putinit nën presion: Bursa ruse në rënien më të rëndë që nga viti 1997 3 min read
  • Botë
  • Lajme

Ekonomia e Putinit nën presion: Bursa ruse në rënien më të rëndë që nga viti 1997

The Geopost July 21, 2026
Si e ka riformësuar agresioni rus arkitekturën e sigurisë në Evropën Qendrore? 11 min read
  • Botë
  • Lajme

Si e ka riformësuar agresioni rus arkitekturën e sigurisë në Evropën Qendrore?

The Geopost July 20, 2026
Shtohet presioni gjerman pas deklaratës skandaloze për Kosovën të ministres serbe 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Shtohet presioni gjerman pas deklaratës skandaloze për Kosovën të ministres serbe

The Geopost July 17, 2026
Lista Serbe vazhdon me narrativën e Beogradit, Simiq sulmon Rashiqin dhe institucionet e Kosovës me akuza të pabaza 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Lista Serbe vazhdon me narrativën e Beogradit, Simiq sulmon Rashiqin dhe institucionet e Kosovës me akuza të pabaza

The Geopost July 15, 2026
Ukraina godet 17 nga 20 anijet e flotës ruse në ‘hije’ në Detin e Zi 1 min read
  • Botë
  • Lajme

Ukraina godet 17 nga 20 anijet e flotës ruse në ‘hije’ në Detin e Zi

The Geopost July 15, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.