Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking
  • Lajme

“Večernje Novosti” dezinformon për regjistrimin e popullsisë në Kosovë

The Geopost July 24, 2024 4 min read
Share the news
Portali “Večernje Novosti” së fundi ka publikuar një artikull me titull “Duan të gjobiten familjet serbe me 8000 euro! Prishtina planifikon të sanksionojë të gjithë qytetarët që bojkotuan regjistrimin e fundit në Kosovë”.
Ky artikull përmban një sërë dezinformimesh dhe pretendimesh të pasakta në lidhje me keqpërdorimin e pretenduar të regjistrimit, duke futur pyetjet për “viktimat” dhe “dëmtimet e luftës” në pyetësor me qëllim që, siç shprehen ata, “t’u sigurojë autoriteteve të Kosovës materiale për një padi” kundër Beogradit, me të cilën “kërcënon vazhdimisht”.
Më poshtë do të analizojmë dezinformatat e këtij portali.
“Večernje Novosti” shkruan:
“Institucionet e Prishtinës keqpërdorën regjistrimin dhe përfshinin pyetje për “viktimat” dhe “dëmtimet e luftës” në pyetësor për të siguruar materiale për një padi kundër Beogradit, me të cilën ata vazhdimisht po kërcënojnë. Të dhënat janë kërkuar deri në qershor 1999 dhe duke do të thotë se vuajtjet serbe janë injoruar qëllimisht, pasi të gjitha vrasjet e serbëve, kidnapimet dhe grabitjet e pronës kanë ndodhur pas asaj periudhe, pra pas ardhjes së bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.
Nga ana tjetër, seria e arrestimeve, gjykime të inskenuara, ndalimi i mallrave serbe, dëbimi i dinarëve, ngacmimet – e gjithë kjo ishte e llogaritur për të bërë sa më pak njerëz të plotësonin pyetësorët. Sepse plani është që të tregohet se nuk ka mjaft serb, sidomos në veri të Kosovës, për të formuar një Bashkësi të Komunave Serbe, të cilën Prishtina e ka shmangur me vite. Po ashtu, ekziston rreziku real që kontabilistët e Kurtit t’i penalizojnë komunitetet me shumicë serbe, gjegjësisht që këto komuna të marrin më pak para nga buxheti, sepse llogaritjet bëhën kryesisht në bazë të numrit të popullsisë.
Sa shumë i kushtoi rëndësi Prishtina për regjistrimin e serbëve u vërtetua nga pyetësorët e mbushur me pyetje të kota, gabime faktike dhe tipografike. E ashtuquajtura Agjencia e Statistikave të Kosovës nuk bëri as përpjekjen më të vogël për t’u siguruar që njerëzit tanë të paktën t’i kuptonin pyetjet, por qëllimi ishte thjesht zbatimi i ligjit zyrtarisht – se anketa gjoja ishte edhe në gjuhën serbe’.
Analiza:
Sipas të dhënave zyrtare, regjistrimi i vitit 2024 në Kosovë përfshin pyetje për dëmet e shkaktuara gjatë luftës së viteve 1998-1999, dhe këto pyetje janë paraqitur si pjesë e një regjistrimi më të gjerë që po kryhet me mbështetjen e organizatave ndërkombëtare si Eurostat, OKB dhe Banka Botërore.
Regjistrimi gjithashtu përfshin të gjithë qytetarët e Kosovës dhe bën thirrje për pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve, përfshirë serbët.
Nuk ka asnjë provë për të mbështetur pretendimet e bëra nga Večernje novosti për arrestime apo gjykime sistematike për pengim të regjistrimit, kështu që edhe një herë ky portal ka tentuar të mashtrojë opinionin.
Zyrtarët e Agjencisë Statistikore të Kosovës kanë ofruar trajnime për regjistruesit dhe mbikëqyrësit serbë të regjistrimit për të siguruar përfshirjen e komunitetit serb në regjistrim.
Nga ana tjetër, në mënyrë që Beogradi të ndërhyjë në procesin e regjistrimit dhe të mos shihet numri i saktë i komunitetit serb që voton pa pengesa në zgjedhjet në Serbi dhe i sjell fitoren Vuçiqit dhe partisë së tij, partisë kryesore politike serbe “Srpska Lista” bëri thirrje për bojkotimin e regjistrimit, gjë që pati ndikimin më të madh në përgjigjen e serbëve në veri të Kosovës.
As pretendimet se pyetjet në anketë ishin të paqarta për komunitetin serb nuk janë të vërteta, pasi çdo kryerës i regjistrimit do të shpjegonte një pyetje në rast nevoje.
Arrestimet që po ndodhin në Kosovë, të cilat i përmend në artikullin e portalit të lartpërmendur, kanë të bëjnë më së shumti me akuza për spiunazh dhe aktivitete të tjera kriminale, dhe jo si pjesë e një fushate frikësimi ndaj popullatës serbe.
Kosova ka marrë masa duke përfshirë ndalimin e mallrave serbe si pjesë e masave më të gjera politike dhe ekonomike në përgjigje të veprimeve të Serbisë kundër Kosovës.
Pyetjet për viktimat dhe dëmet e luftës janë përfshirë në regjistrim jo për të diskriminuar serbët, por për të dokumentuar dëmet e luftës.
Portali Večernje novosti është i njohur për shkrimin e artikujve nacionalistë me përmbajtje të njëanshme dhe pretendimet e tij shpesh janë demantuar./G.Venhari- The Geopost/

Continue Reading

Previous: Lavrov dezinformon për Krimenë, e krahason me pavarësinë e Kosovës
Next: Kuzhinieri rus u arrestua në Paris për komplotin e dyshuar të Lojërave Olimpike ‘në shkallë të gjerë’

MPJ ruse dezinformon se Britania po e shtyn Evropën në luftë me Rusinë 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

MPJ ruse dezinformon se Britania po e shtyn Evropën në luftë me Rusinë

The Geopost June 3, 2026
Ambasadori Hamilton: Rusia po përdor dezinformimin për destabilizim në Ballkan 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Ambasadori Hamilton: Rusia po përdor dezinformimin për destabilizim në Ballkan

The Geopost May 22, 2026
RT Balkan dezinformon për serbët në Kosovë përmes narrativës propagandistike për barrikadat 3 min read
  • Fact Checking
  • News

RT Balkan dezinformon për serbët në Kosovë përmes narrativës propagandistike për barrikadat

The Geopost May 19, 2026
RT Ballkan dezinformon për FSK-në dhe armatosjen e Kosovës 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

RT Ballkan dezinformon për FSK-në dhe armatosjen e Kosovës

The Geopost May 18, 2026
Çështja e Iranit, si vepruan presidentët amerikanë në luftëra të mëparshme për autorizim të Kongresit? 3 min read
  • Lajme

Çështja e Iranit, si vepruan presidentët amerikanë në luftëra të mëparshme për autorizim të Kongresit?

The Geopost May 4, 2026
Clickbait në titullin e RT Balkan: Shkrimi i grafiteve paraqitet si “maltretim”, ndonëse nuk ka hetim për autorin 2 min read
  • Fact Checking

Clickbait në titullin e RT Balkan: Shkrimi i grafiteve paraqitet si “maltretim”, ndonëse nuk ka hetim për autorin

The Geopost April 30, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.