Komandanti i KFOR-it Ozkan Ulutash, ka pritur të premten në takim drejtorin e Zyrës për Çështjet e Evropës Perëndimore Qendrore në Departamentin amerikan të Shtetit, Mark Fleming.
Në njoftimin e KFOR-it bëhet e ditur se temë e takimit ishte situata aktuale e sigurisë në Kosovë dhe dialogu Kosovë – Serbi.
“Në këtë kontekst, Gjenerali Ulutash përsëriti angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe vlerësoi kontributet e gjata të SHBA-së në përpjekjet e KFOR-it dhe në stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftim.
Zyrtari i lartë amerikan në takim ishte i shoqëruar nga e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane, Anu Prattipati.
/The Geopost

“Radar” publikon dokumentet ekskluzive të mbikëqyrjes sekrete të kritikëve të Vuçiqit nga BIA
Vuçiq fali 49 persona para largimit nga presidenca, në listë ish-zyrtarë dhe persona të përfshirë në incidente
“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s
Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq
Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë