Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Truproja i Vulinit ishte pjesë e grupit terrorist në Banjskë

The Geopost October 2, 2023 3 min read
Share the news

Njëri nga tre terroristët e vrarë në Banjskë Bojan Mijailovic ishte truprojë e shefit të BIA-s serbe Aleksandar Vulin, i cili është i sanksionuar nga SHBA.

Këtë e ka konfirmuar ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili publikoi fotografinë.

“Përmes video-pamjeve dëshmuam prezencën e kryekriminelit dhe udhëheqësin e aksionit terrorist Milan Radojiçiq. Ndërkaq, sot është konfirmuar që njëri nga të vrarët që ishte po ashtu pjesëmarrës i atij akti është edhe Bojan Mijailoviq, trupëroja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin, në vizitën e tij në Republikën e Kosovës në vitin 2013. Shteti i Serbisë është këmbë e krye i përfshirë në këtë sulm terrorist me qëllim destablizimin e Republikës së Kosovës. Për këtë gjë tashmë ekziston edhe lidhja formale e strukturore e përfshirjes së Aleksandar Vuçiq në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit: Milan Radojçiq, si nënkryetar i Listës serbe dhe trupëroja e Aleksandër Vulinit, shef i BIA-s. Të dy këta po ashtu të sanksionuar në listën e zezë të ShBA-ve. Të dy këta nga njerëzit më të afërt të presidentit të Serbisë”, tha Sveçla.

Ai tha se këto fakte janë dëshmi tjetër se synimet e Serbisë ndaj Republikës së Kosovës nuk kanë ndryshuar aspak nga koha e regjimit të Millosheviqit. Sveçla rikujtoi se ish-ministri i Propagandës së atij regjimi, tash president i regjimit aktual në Serbi. “Edhe optimistët më të mëdhenj që deri tash e kanë gënjyer veten për ndryshimet në këtë shtet besoj janë bindur për të kundërtën këto ditë”, shtoi ai.

Përmes një kërkimi në internet KALLXO.com ka mësuar se Mijailoviq kishte qenë pjesë aktiviteteve të fushatës parazgjedhore të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020.

Në qershor të vitit 2020, disa ditë para zgjedhjeve të përgjithshme në Serbi, Mijailoviq është parë bashkë me aktivistë të jerë dhe me ish-kryetarin e Leposaviqit nga Lista Serbe, Zoran Todiq, i cili në atë ditë po vizitonte qytetarët në fshatin Jellakcë për t’iu shpërndarë ushqim dhe pajisje shtëpiake.

Siç thuhet në një komunikatë, e publikuar në faqen e Listës Serbe, dega në Leposaviq, Todiq në vizitën e tij ishte shoqëruar nga “bashkëpunëtorë dhe aktivistë të Partisë Përparimtare Serbe”.

Sipas postimit, “ aktivistët e Partisë Përparimtare Serbe Leposaviq, si shumë herë më parë, shpërndan ndihma në formë të pakove ushqimore, produkte higjienike dhe mjete të tjera, por edhe ofruan ndihmën dhe mbështetjen e tyre për të ardhmen”.

Mijailoviq por edhe bashkëpunëtorë e aktivistë të tjerë shihen që kanë të veshur bluza me mbishkrimin “Aleksandar Vuçiq – Për fëmijët tanë”, që ka qenë sllogani i fushatës së partisë së Vuçiqit në zgjedhjet e vitit 2020, teksa shpërndajnë ndihmat e përmendura në njoftim.

 

kallxo.com

Continue Reading

Previous: Ivana Stradner: Nuk ka vend më të mirë për Putinin për të shfrytëzuar cenueshmërinë e NATO-s sesa Ballkani
Next: “Jo kundër Ukrainës”: Dezertorët rusë tregojnë historinë e tyre

Rubio: Irani nuk do të lejohet të vendosë tarifa për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Rubio: Irani nuk do të lejohet të vendosë tarifa për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

The Geopost June 24, 2026
Rikthimi i Janshas në pushtet ngjall shqetësime në BE dhe Ballkanin Perëndimor 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Rikthimi i Janshas në pushtet ngjall shqetësime në BE dhe Ballkanin Perëndimor

The Geopost June 22, 2026
Letonia nënshkruan marrëveshjen e BE-së për kredi mbrojtëse prej 3.5 miliardë eurosh në kuadër të programit SAFE 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Letonia nënshkruan marrëveshjen e BE-së për kredi mbrojtëse prej 3.5 miliardë eurosh në kuadër të programit SAFE

The Geopost June 22, 2026
Si po shembet strategjia e Putinit për të formësuar politikën jashtë Rusisë? 6 min read
  • Botë
  • Lajme

Si po shembet strategjia e Putinit për të formësuar politikën jashtë Rusisë?

The Geopost June 17, 2026
Dogana e SHBA-së lëshon urdhër për ndalimin e dërgesave kineze Zijin nga Serbia 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Dogana e SHBA-së lëshon urdhër për ndalimin e dërgesave kineze Zijin nga Serbia

The Geopost June 17, 2026
Ambasadori Hamilton: Rusia po përdor dezinformimin për destabilizim në Ballkan 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Ambasadori Hamilton: Rusia po përdor dezinformimin për destabilizim në Ballkan

The Geopost May 22, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.