The Geopost organizon sot konferencën “Balkan Disinfo 2025”, një ngjarje e rëndësishme që do të trajtojë sfidat dhe kërcënimet e dezinformimit në rajon dhe më gjerë.
Konferenca do të mbledhë ekspertë të fushës, analistë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare për të diskutuar ndikimin e propagandës dhe strategjitë përballuese.
Në konferencën, e cila sipas njoftimit do të zgjasë tërë ditën, janë paraparë tetë panele diskutimi.
Temat kryesore që do të trajtohen janë dezinformimi transatlantik, dezinformimi në BE dhe shtetet baltike, sfidat e reja për fact-checking në 2025, Ukraina që nga agresioni rus, dezinformimi në Ballkan dhe ndikimi rus, dezinformimi në rajonin e Detit të Zi si dhe roli i inteligjencës artificiale në dezinformim.
Diskutimi do të pasurohet me folës nga Amerika, Britania e Madhe, Polonia, Italia Sllovakia, Rumania,Serbia, Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Gjeorgjia, Finlanda, Latvia, Maqedonia e Veriut e Spanja.
Konferenca synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi kërcënimet që vijnë nga dezinformimi dhe të diskutojë strategjitë për mbrojtjen nga manipulimet e aktorëve keqdashës.
Konferenca “Balkan Disinfo 2025” mbahet në Hotel Swiss Diamond dhe nis në ora 9:00./The Geopost/

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë
Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj