Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha sot se trupat shtesë të dërguara nga Aleanca janë nisur drejt Kosovës, por se kjo nuk do të thotë të heqësh dorë nga kërkimi i zgjidhjes politike të konfliktit, transmeton N1.
Gjatë takimit dyditor të diplomatëve të aleancës në Oslo, ai ka përsëritur se dhuna ndaj paqeruajtësve të KFOR-it në Kosovë është krejtësisht e papranueshme, raporton Reuters.
“NATO do të jetë vigjilente. Ne do të jemi aty për të siguruar mjedisin. Ne po dërgojmë trupa shtesë për të ndihmuar në qetësimin dhe uljen e tensioneve”, u përgjigj Stoltenberg kur u pyet se pse po dërgohen trupa shtesë.
Kreu i NATO-s dy ditë më parë tha se do të dërgojë edhe 700 ushtarë shtesë në Kosovë për të shtypur dhunën që shpërtheu në veri dhe për të përgatitur një batalion tjetër që do ta dërgojë nëse është e nevojshme.
“NATO po merr këtë hap për të siguruar që KFOR-i të ketë forcat dhe aftësitë që i nevojiten për të kryer mandatin e tij,” tha Stoltenberg në një konferencë shtypi në Oslo pas një takimi me kryeministrin norvegjez Jonas Gar Store.
Ai “dënoi fuqishëm sulmet e paprovokuara ndaj trupave të KFOR-it në veri të Kosovës, të cilat çuan në lëndimin e 30 pjesëtarëve të forcave paqeruajtëse dhe shtoi se dhuna bën një hap prapa për Kosovën dhe gjithë rajonin dhe ekspozon aspiratat euro-atlantike ndaj rrezikut”.

Lufta paralizon jugun e Iranit: Errësirë, mungesë karburantesh dhe varka të shkatërruara
Ekonomia e Putinit nën presion: Bursa ruse në rënien më të rëndë që nga viti 1997
Si e ka riformësuar agresioni rus arkitekturën e sigurisë në Evropën Qendrore?
Shtohet presioni gjerman pas deklaratës skandaloze për Kosovën të ministres serbe
Lista Serbe vazhdon me narrativën e Beogradit, Simiq sulmon Rashiqin dhe institucionet e Kosovës me akuza të pabaza
Ukraina godet 17 nga 20 anijet e flotës ruse në ‘hije’ në Detin e Zi