Shoqata e ukrainasve në Maqedoninë e Veriut, “Lesya Ukrainka”, ka shprehur pakënaqësinë e saj për vizitën e paralajmëruar të ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov në Shkup.
Ai do të marrë pjesë në një takim të ministrave të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), i cili do të mbahet në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut nga 29 nëntori deri më 1 dhjetor.
“Edhe pse qeveria pretendon se ardhja e Sergei Lavrov në Shkup nuk do të shënojë ardhjen e tij për një vizitë dypalëshe në vend, por në një vend pritës të OSBE-së, ne ende e konsiderojmë të rëndësishme që, në çfarëdo cilësie që ai të vijë, ai të drejtojë institucionin e një shtet terrorist që ka gati dy vjet që shkatërron vendbanimet paqësore dhe kryen gjenocid ndaj popullatës ukrainase në baza ditore, thuhet në përgjigjen me shkrim të “Lesya Ukrainka”.
Përkundër faktit që “Lesya Ukrainka” thotë se vlerëson mbështetjen e deritanishme të Maqedonisë për Ukrainën, ata shtojnë se e shohin “të pakuptueshëm dhe të papranueshëm argumentin se Lavrov do të vijë në vend sepse Maqedonia e Veriut mban kryesimin e OSBE-së”.
Më herët Ukraina, si dhe shtetet baltike, Estonia, Letonia dhe Lituania, kishin njoftuar se do të bojkotojnë samitin pikërisht për shkak të ardhjes së Lavrov.
Ardhja e Lavrov ishte e diskutueshme, pasi shumica e vendeve në Evropë mbyllën hapësirën e tyre ajrore për avionët rusë pas pushtimit të Ukrainës nga Moska.
Megjithatë, Maqedonia e Veriut vendosi të bënte një përjashtim dhe lejoi delegacionin rus të mbërrinte me avion, dhe Bullgaria gjithashtu dha një leje një herë për fluturimin e një avioni rus.
Lavrov më herët kishte deklaruar se do të vinte në Shkup nëse Bullgaria hap hapësirën e saj ajrore./RSE/

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete
Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit
Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës
Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan