Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Serbia certifikon për zgjedhje listën “Që ushtria të kthehet në Kosovë”, e kryeson përkrahësi i Rusisë që u sanksionua nga SHBA

The Geopost November 25, 2023 2 min read
Share the news

Komisioni Qytetar Zgjedhor i Beogradit ka certifikuar sot listën e së djathtës serbe “Për kthimin e ushtrisë në Kosovë – Misha Vaciq”, e cila do të jetë në fletëvotim me numrin 8. Bartësi i listës dhe kandidati për kryetar komune të Beogradit është presidenti i saj, Misha Vaçiq.

Ai e tha publikisht se në Serbi duhet të rritet nacionalizmi dhe bëri thirrje që ushtria serbe të hyjë në Kosovë.

“Në Serbi duhet të vijnë në pushtet forcat politike që do të kenë forcën dhe vullnetin për të nënshkruar që ushtria jonë të kthehet në Kosovë. Unë personalisht jam i gatshëm për një gjë të tillë, prandaj kandidoj për kryetar të Beogradit që këtë politikë ta prezantoj përmes mediave dhe t’i dërgoj mesazh çdo qytetari se është koha që ushtria të kthehet në Kosovë”, tha politikani nacionalist serb.

Përkundër që ai shkoi për dorëzimin e listës me veprimtarë të së djathtës serbe të cilët mbanin flamuj të Serbisë dhe flamuj me mbishkrimin “Jo dorëzim i Kosovës”, ai i certifikua.

Kush është Vaçiq?

Së fundmi, Departamenti i Shtetit dhe Ministria e Financave e Shteteve të Bashkuara të Amerikës shpallën vendimin për vendosjen e sanksioneve ndaj disa individëve nga Ballkani.

Në mesin e tyre janë Misha Vaçiq dhe Nenada Popoviq, si dhe një sërë subjektesh ekonomike dhe për shkak të lidhjes së tyre me aktivitetet e dëmshme të Federatës Ruse dhe me qëllim të menaxhimit funksional demokratik të rajonit.

Misha Vaciq është udhëheqës i organizatës ultradjathtiste proruse “E djathta serbe”.

Vaciq është në listën e të sanksionuarve për, siç thuhet në shpjegim, aktivitete që “minojnë paqen, sigurinë, stabilitetin politik ose integritetin territorial të Shteteve të Bashkuara, aleatëve ose partnerëve të tyre”, dhe që janë në favor të qeverisë ruse.

Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, ai mori pjesë në takime në tubime të Rusisë, dhe kundërshtoi vendosjen e sanksioneve kundër atij vendi.

/The Geopost

Continue Reading

Previous: Dy shtete duhet të heqin ndalimin e fluturimit që Lavrov të arrijë në Shkup: Qeveria autorizon osmanin të vendosë
Next: “Histeria pas një fushate të koordinuar në tabloidë”: Politologu Ljubomir Filipoviq për Danas për kërcënimet me vdekje që merr

Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit

The Geopost August 9, 2026
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit 8 min read
  • Analiza
  • Lajme

Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit

The Geopost August 6, 2026
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi 4 min read
  • Botë
  • Lajme

SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi

The Geopost August 6, 2026
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina 3 min read
  • Analiza
  • Lajme

Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina

The Geopost August 6, 2026
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj

The Geopost August 6, 2026
Roboti për çaktivizimin e bombave u dërgua pas zbulimit të dronit me eksploziv në aeroportin gjerman 5 min read
  • Botë
  • Lajme

Roboti për çaktivizimin e bombave u dërgua pas zbulimit të dronit me eksploziv në aeroportin gjerman

The Geopost August 6, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.