Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Schmidt për sulmin terrorist në Kosovë: Kjo përshtatet në librin e lojërave të Putinit

The Geopost October 6, 2023 3 min read
Share the news

Përfaqësuesi i Lartë për Bosnje-Hercegovinën, Christian Schmidt,  ka folur në një intervistë për kërcënimin aktual të luftës në Ballkan dhe për ndikimin që Rusia po ushtron në Serbi.

I pyetur nga t-online se çfarë rreziku sheh nga Rusia në situatën aktuale në Kosovë, e cila u përball me një sulm terrorist nga afër 30 veta të mbështetur nga Serbia ku u vra një polic i Kosovës, Schmidt tha se ky është skenar nga libri i lojërave të Vladimir Putinit.

“Kjo përshtatet në librin e lojërave të Putinit dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të jemi gjithmonë vigjilentë ndaj problemeve dhe krizave aktuale. Megjithatë, aktualisht nuk shoh ndonjë rrezik të madh të një lufte ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. KFOR-i është në Kosovë dhe NATO ka rreth 5000 ushtarë në vend për të parandaluar një përshkallëzim të mundshëm. Kriza aktuale duket më shumë si një përleshje politike në të cilën fatkeqësisht kanë vdekur edhe njerëz”, tha Schmidt.

Ai u pyet nëse beson se presidenti serb Aleksandar Vuçiq është “një qengj i pafajshëm” dhe se Qeveria serbe nuk ka të bëjë me sulmin ndaj policëve të Kosovës dhe se as që mbledh trupa në kufirin me Kosovën, Schmidt u përgjigj: “Është e vështirë të thuhet. Aktualisht nuk e dimë se çfarë ka ndodhur saktësisht. Ka shumë spekulime, por përvoja jonë në Ballkanin Perëndimor tregon se është jashtëzakonisht e pamundur që askush askund të mos ketë ide për gjërat. Në vend të kësaj, ka gjithmonë shumë në Ballkan që përfshihen në incidente të tilla”.

“Është cinike që Serbia dhe Republika Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë kanë shpallur ditë zie për sulmuesit që vdiqën në këto luftime. Këto incidente nuk nënkuptojnë fundin e një procesi të afrimit politik, por situata është padyshim e rrezikshme”.

Ai tha se së paku strategjikisht Serbia nuk mund të përballojë shkëputjen me Perëndimin vetëm për shkak të vendndodhjes së saj gjeografike.

Megjithatë, thotë Schmidt ka të ngjarë që politika e Serbisë që të qëndrojë mes Rusisë dhe Perëndimit do të vazhdojë.

“Në historinë e re, Rusia është përpjekur gjithmonë të mbajë kontakte të ngushta me Serbinë. Të dy vendet kanë disa ngjashmëri”.

Ai ka thënë se Perëndimi duhet të jetë vigjilent në një situatë të tillë si aktualisht ku është Kosova dhe të veprojë me vendosmëri.

“Perëndimi duhet të insistojë që kjo situatë të hetohet nga të dyja palët. Duhet të bëhet e qartë se Serbia nuk mund të bëjë lëshime vetëm për agresorët. Kjo nuk funksionon nëse ndiheni të përkushtuar ndaj vlerave europiane”, ka thënë Përfaqësuesi i Lartë i emëruar nga OKB-ja për Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schmidt. /TheGeopost/

Continue Reading

Previous: Avokati serb Stojković dorëzon kallëzim penal për terrorizëm në Serbi kundër Milan Radoiçiqit dhe grupit të tij
Next: Rusia vret 50 persona në bombardimin e një kafeneje dhe dyqani në verilindje të Ukrainës

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë

The Geopost August 13, 2026
Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit

The Geopost August 9, 2026
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit 8 min read
  • Analiza
  • Lajme

Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit

The Geopost August 6, 2026
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi 4 min read
  • Botë
  • Lajme

SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi

The Geopost August 6, 2026
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina 3 min read
  • Analiza
  • Lajme

Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina

The Geopost August 6, 2026
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj

The Geopost August 6, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.