Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Rusia e Kina afrohen edhe më shumë, duan të përdorin AI për qëllime ushtarake

The Geopost February 3, 2024 2 min read
Share the news

Rusia e izoluar nga Perëndimi për shkak të luftës brutale në Ukrainë ka gjetur Kinën një partner dhe me të po e zgjeron edhe më tej bashkëpunimin e tyre. Këto dy vende duan që inteligjencën artificiale ta përdorin për qëllime ushtarake.

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë më 1 shkurt ka njoftuar se në Pekin u zhvilluan konsultimet ruso-kineze mbi përdorimin ushtarak të teknologjive të inteligjencës artificiale AI në një format ndër-institucional, transmeton The Geopost.

“Palët shkëmbyen vlerësime për situatën aktuale në këtë fushë. Ata diskutuan qëndrimet dhe iniciativat doktrinale të Rusisë dhe Kinës në lidhje me përdorimin e AI për qëllime ushtarake. Vëmendje e veçantë iu kushtua bashkërendimit të veprimeve brenda Grupit të Ekspertëve Qeveritar të Shteteve Palë në Konventën për Armët e caktuara Konvencionale mbi Sistemet e Armëve Autonome Vdekjeprurëse (GGE për LIGJET)”, tha Ministria e Jashtme e Rusisë.

Ministria tha se takimi konfirmoi afërsinë e qasjeve ruse dhe kineze për çështjen e lartpërmendur.

“U vu në dukje se ekziston nevoja për një bashkërendim të mëtejshëm të ngushtë në këtë fushë si në format dypalësh, ashtu edhe në platforma të specializuara shumëpalëshe, kryesisht në kuadër të GBGJ për Ligjet”, ka thënë më tutje.

Prej shkurtit të vitit 2022 kur Rusia hartonte planet për sulm ndaj Ukrainës, marrëdhëniet ruso-kineze kanë ndryshuar, kryesisht për shkak të ideologjive të ngjashme për të rishkruar rendin botëror, por edhe për shkak të kundërshtimeve që kanë ndaj Shteteve të Bashkuara në skenën globale.

Dy liderët autoritarë të këtyre shtetve, Vladimir Putin dhe Xi Jinping kanë nënshkruar më 4 shkurt të vitit 2022 një deklaratë të përbashkët prej 5.300 faqesh, pak para ceremonisë për hapje të Lojërave Olimpike.

Në deklaratë është nënvizuar bashkëpunimi i mëtejmë politik, ekonomik dhe ushtarak, si dhe është rikonfirmuar gatishmëria për një front të përbashkët kundër Perëndimit.

Pasi lufta në Ukrainë filloi, Pekini në publik ka krijuar një qasje të çuditshme me Moskën: ka folur kundër sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë dhe shpesh i ka dhënë zemër narrativës së Rusisë për luftën, por në të njëjtën kohë e ka distancuar veten nga Putini dhe me raste edhe e ka kritikuar pushtimin.

/TheGeopost

Continue Reading

Previous: Aleatët e SHBA-së e paralajmërojnë Iranin, pas sulmeve amerikane ndaj milicive në Irak dhe Siri
Next: Deklarata e ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë

The Geopost August 13, 2026
Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit

The Geopost August 9, 2026
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit 8 min read
  • Analiza
  • Lajme

Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit

The Geopost August 6, 2026
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi 4 min read
  • Botë
  • Lajme

SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi

The Geopost August 6, 2026
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina 3 min read
  • Analiza
  • Lajme

Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina

The Geopost August 6, 2026
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj

The Geopost August 6, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.