Rusia dhe Ukraina do të diskutojnë për armëpushimin në rundin e dytë të bisedimeve, që do të mbahet më 3 mars.
Palët do të takohen në rajonin perëndimor të Bjellorusisë, Brest, por duket se midis tyre ka pak të përbashkëta.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha për Reuters dhe CNN se Rusia duhet t’i ndalojë bombardimet e qyteteve ukrainase, përpara se të nisin bisedimet për armëpushim.
Vladimir Medinsky, i cili është ndihmës i presidentit rus, Vladimir Putin, tha se përveç armëpushimit, do të diskutohet edhe çështja e një korridori humanitar në Ukrainë.
Presidenca ukrainase konfirmoi se delegacioni i saj është “në rrugë” për në vendin e ngjarjes.
Atau takuan edhe të hënën, por pa ndonjë rezultat.
Planet për rundin e dytë të bisedimeve erdhën pas izolimit gjithnjë e më të madh të Rusisë nga Perëndimi.
Të mërkurën, shumica e vendeve në botë u rreshtuan kundër saj në Kombet e Bashkuara, duke i kërkuar tërheqjen e trupave nga Ukraina.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë jodetyruese, që e dënon agresionin e Rusisë në Ukrainë.
Ndërkohë, forcat ruse raportohet se janë duke vazhduar bombardimet në Harkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës.

Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë
Evropa nis financimin prej 24 miliardë dollarësh, Ukraina në fokus të planit SAFE
Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja drejt bisedimeve të reja për paqe në Abu Dhabi
Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH
Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor