Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • Lajme

Rreth 400 mijë nënshkrime për një ditë, studentët paralajmërojnë fundin politik të Vuçiqit

The Geopost December 30, 2025 2 min read
Share the news

Studentët në Serbi kanë mbledhur mbi 393 mijë nënshkrime në aksionin kombëtar “Shpall Fitoren”, kjo nismë kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Në një postim në rrjetin social X, studentët theksuan se ky ishte aksioni i parë në terren i organizuar në nivel kombëtar dhe se reagimi i qytetarëve i ka tejkaluar pritjet e organizatorëve.

“Rreth 400,000 nënshkrime brenda një dite. Aksioni i parë në terren në të gjithë Serbinë”, shkruan studentët, duke shtuar se mbështetja ka ardhur nga qytetarë të profileve të ndryshme, përfshirë ushtarë, policë dhe të moshuar.

Ata veçuan veçanërisht reagimin e pensionistëve.

“Nuk e prisnim një reagim të tillë nga më të moshuarit. Pensionistë, më vjen keq”, thuhet në reagimin e tyre, duke nënvizuar përmasat e mbështetjes qytetare.

Sipas studentëve, aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Ata paralajmëruan turne të ri në terren dhe ngritje të stendave të reja në qytete të ndryshme të vendit.

“Ne do të shkojmë vetëm përreth. Do të ketë vetëm stenda”, njoftoi iniciativa e bllokuar e Fakultetit Elektroteknik (ETF).

Në fund të njoftimit, studentët ritheksuan se aktualisht janë mbledhur 393,045 nënshkrime, ndërsa presin që me mbështetjen e diasporës, ky numër së shpejti të arrijë dhe tejkalojë 400,000.

“Shpallni zgjedhje, o frikacakë”, thanë studentët drejtuar Vuçiqit, raporton N1.

Bogdan Timotijeviq, student i drejtësisë nga Nishi, e cilësoi ditën e mbledhjes së nënshkrimeve si jashtëzakonisht të suksesshme, duke thënë se ky aksion ishte një goditje e fortë politike për presidentin e Serbisë.

“Ishte një kolonë e pafundme njerëzish dhe një erë e fortë pas shpine që na e bën të qartë neve, por edhe qeverisë tradhtare, se sa orë janë,” tha Timotijeviq.

Ai shtoi se presidenti reagoi nervozisht atë ditë, duke u shfaqur disa herë në publik.

“U soll si një fëmijë i frikësuar të cilit ia morën lodrën. Mendoj se kjo e frikësoi presidentin dhe se ai mori prova se do t’i humbasë zgjedhjet. Ai po shkatërrohet plotësisht,” deklaroi studenti./TheGeoPost.

Tags: Aleksandar Vuçiq Serbia

Continue Reading

Previous: Milan Ostojiq, i dënuar për urdhërim vrasjeje, shfaqet në kampin pro-Vuçiq në Beograd
Next: Daçiq dhe nipi i Millosheviqit këndojnë këngë nacionaliste në festën e SPS-së

Hulumtimi zbulon lidhjet e pronarit të Euronews me Orbanin dhe Vuçiqin, ish-gazetarët flasin për presion politik 6 min read
  • Ballkan

Hulumtimi zbulon lidhjet e pronarit të Euronews me Orbanin dhe Vuçiqin, ish-gazetarët flasin për presion politik

The Geopost November 9, 2026
Lista Studentore vizitojnë manastiret në Kosovë, nuk dallojnë në deklarime me regjimin e Vuçiqit 2 min read
  • Ballkan

Lista Studentore vizitojnë manastiret në Kosovë, nuk dallojnë në deklarime me regjimin e Vuçiqit

The Geopost November 9, 2026
Plani amerikan për sigurinë e Evropës: Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën? 8 min read
  • Ballkan
  • Siguri

Plani amerikan për sigurinë e Evropës: Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën?

The Geopost November 9, 2026
“Lista e Studentëve” kërkon hetim ndaj Vuçiqit për lidhjet me rrjetet kriminale në Serbi 3 min read
  • Ballkan
  • News

“Lista e Studentëve” kërkon hetim ndaj Vuçiqit për lidhjet me rrjetet kriminale në Serbi

The Geopost November 9, 2026
Analisti gjerman: Pas Vuçiqit, Dodiku është partneri më i vlefshëm i Moskës në Ballkan 2 min read
  • Ballkan

Analisti gjerman: Pas Vuçiqit, Dodiku është partneri më i vlefshëm i Moskës në Ballkan

The Geopost November 9, 2026
“Një milion njerëz do të dalin me arkivolin tim”, kolumnisti serb tallet me kërcënimet e Vuçiqit 3 min read
  • Ballkan

“Një milion njerëz do të dalin me arkivolin tim”, kolumnisti serb tallet me kërcënimet e Vuçiqit

The Geopost November 9, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.