Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Roli i Rusisë në luftën në Izrael dhe pse Ukraina po paralajmëron për një “luftë globale”

The Geopost October 14, 2023 3 min read
Share the news

Kreu i Drejtorisë kryesore të Inteligjencës së Ukrainës Kyrylo Budanov beson se bota po i afrohet një ‘lufte globale’, duke theksuar përfshirjen e Rusisë dhe Iranit në luftën në Izrael.

Në një intervistë me ‘Ukrainska Pravda’ këtë javë, Budanov kishte një mesazh të qartë: “… ne shohim disa konflikte që, në shikim të parë, duken të jenë rajonale, përveç Ukrainës, por të gjithë janë të lidhur nga të njëjtat vende, është si një rrjetë. Unë besoj që jemi duke iu afruar një lufte globale mjaft shpejt”.

Ndërsa beteja midis Izraelit dhe Hamasit vazhdon, Kyiv Post Today ka analizuar lidhjen midis Rusisë, Iranit, luftës në Izrael dhe luftës në Ukrainë.

Budanov beson që Rusia është e përfshirë në luftën në Izrael.

“Ne e dimë me të vërtetë se ‘armët trofe’ po i dorëzoheshin Hamasit për një periudhë mjaft të gjatë kohore”.

Ai ka thënë se disa nga armët kanë rënë edhe në duart e Hesbollah, por kjo s’është konfirmuar.

Ka edhe fakte të tjera që tregojnë për përfshirjen e Rusisë në eskalimin e tensioneve në Lindje të Mesme.

“Të gjithë mund të shihnin videot në rrjetet sociale…kur dronët FPV përdoreshin kundër automjeteve të blinduara. Në fund të fundit, kjo është njohuria jonë e luftës. Askush tjetër përveç njerëzve që kaluan nëpër teatrin e tyre të operacioneve nuk mund ta bënte këtë. Meqenëse ne nuk ishim atje, do të thotë se ata ishin rusë”.

Gjatë kësaj kohe Rusia kishte në Liban edhe mjetin e saj të propagandës “Sputnik” në gjuhën arabe dhe vizita e Rusisë nga një delegacion ushtarak rus në Iran nuk ishte rastësi.

“Tani është shumë e qartë se çfarë lloj zbulimi po ofron Rusia për të gjitha palët e interesuara, jo vetëm Iranin”, tha Budanov.

Gjithashtu edhe Instituti i për Studime të Luftës këtë javë paralajmëroi për qëllimet e Rusisë për mbajtjen e ndikimit të saj në vendet e Lindjes së Mesme.

“Kremlini vazhdon përpjekjet për të ruajtur ndikimin e Rusisë në Lindjen e Mesme në sfondin e luftës së vazhdueshme në Izrael”.

Edhe Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe kishte bërë me dije mbi strategjinë e Rusisë.

“Izolimi ndërkombëtar e ka detyruar Rusinë të ridrejtojë përpjekjet e politikës së jashtme drejt partneriteteve më pak të dëshirueshme për të fituar mbështetje diplomatike, ekonomike dhe ushtarake”, tha deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes.

Presidenti ukrainas thotë se Moska dhe grupi i armatosur palestinez që sulmuan Izraelin janë ‘terroristë’, ndërsa ka thënë se Irani ka një rol në të dy konfliktet.

Zelenskyy i tha Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Kopenhagë përmes video-lidhjes: “Dallimi i vetëm është se ekziston një organizatë terroriste që sulmoi Izraelin dhe këtu është një shtet terrorist që sulmoi Ukrainën. Synimet e deklaruara janë të ndryshme, por thelbi është i njëjtë.”

Ukraina tha se rreth 1000 drone Shahed të projektuar nga Irani janë përdorur nga Rusia gjatë gjashtë muajve të fundit.

“Irani nuk mund të thotë se nuk ka asnjë lidhje me atë që po ndodh në Ukrainë nëse shet Shaheds në Rusi. Irani nuk mund të thotë se nuk ka të bëjë me atë që po ndodh në Izrael nëse zyrtarët e tij pretendojnë mbështetjen e asaj që po ndodh në Izrael”, tha Zelenskyy.

Ish-këshilltari kontrovers në zyrën e Presidentit të Ukrainës Olekssi Arestovych ka thënë se bota është e ndarë në dy fronte të luftës që përforcon deklaratat për përfshirjen ruse në Lindjen e Mesme.

“Është e sigurt të thuhet se bota është e ndarë në dy kampe që po luftojnë në një mënyrë ose në një tjetër. Kjo është një luftë e demokracisë kundër diktaturës”.

Continue Reading

Previous: Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës i kërkon komunitetit ndërkombëtar të mos e njohë më legjitimitetin e Putinit si president pas vitit 2024
Next: Rusët që ikën ‘do të dërgohen në miniera’

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit 3 min read
  • Lajme
  • Siguri

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit

The Geopost April 5, 2026
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë 11 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë

The Geopost March 27, 2026
Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit 3 min read
  • Lajme

Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit

The Geopost March 26, 2026
Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë

The Geopost January 30, 2026
Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ​​ruse si mjet militarizimi 3 min read
  • Botë
  • Lajme

Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ​​ruse si mjet militarizimi

The Geopost January 28, 2026
“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999

The Geopost January 27, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.