Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • Lajme

Raporti i Parlamentit Evropian: Rusia po krijon tensione në Ballkanin Perëndimor

The Geopost April 27, 2023 3 min read
Share the news

Rusia po përdor ndikimin e saj në Serbi për të destabilizuar dhe për të ndërhyrë në shtetet sovrane fqinje, sipas një raporti të miratuar më 26 prill nga Komiteti i Parlamentit Evropian (PE) për Ndërhyrjen e Jashtme.

Ndërhyrja në vendet fqinje, siç thuhet, po ndodh: në Bosnje dhe Hercegovinë (BiH) përmes Republika Srpska (RS), në Mal të Zi përmes ndjenjave pro-serbe në vend dhe Kishës Ortodokse Serbe (SPC) dhe në Kosovë duke shfrytëzuar apo nxitur konfliktet ekzistuese në veri.

Ata shtojnë se Rusia ka ende ndikim të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor dhe fuqinë për të ndërhyrë në përpjekjet rajonale për pajtim, integrim dhe reforma drejt demokratizimit.

Raporti mbi ndërhyrjen e huaj në të gjitha proceset demokratike në Bashkimin Evropian (BE), duke përfshirë dezinformimin, nënvizon nevojën që BE të kundërshtojë në mënyrë proaktive propagandën e aktorëve keqdashës në rajonin e Ballkanit Perëndimor “që synon minimin e interesave dhe vlerave të BE-së”.

27 përfaqësues të Komisionit për Ndërhyrjen e Jashtme votuan pro raportit, një kundër dhe një abstenim. Në qershor, ky raport do të votohet në seancën plenare, kur do të marrë një version të Rezolutës së Parlamentit Evropian.

Ky raport vlerëson rajonin e Ballkanit Perëndimor si një zonë të konkurrencës strategjike dhe gjeopolitike dhe thekson se disa vende në rajon janë të prirura për destabilizimin.

Vendet e treta gjithashtu pritet të shfrytëzojnë dobësitë, duke përfshirë investimet strategjike dhe fushatat e dezinformimit; pasi stabiliteti, siguria dhe qëndrueshmëria demokratike e vendeve anëtare janë të lidhura pazgjidhshmërisht me sigurinë, stabilitetin dhe qëndrueshmërinë demokratike të BE-së.

Përhapja përmes mediave

Sipas këtij raporti, ndikimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimor duhet parë si “pjesë e një strategjie më të gjerë për të promovuar autoritarizmin në Evropë”.

Ajo thekson se pikëpamjet pro-ruse po përhapen përmes mediave serbe dhe hungareze në Ballkanin Perëndimor. Shqetësimi është shprehur për gjetjet e fundit se Serbia është “vendi më i cenueshëm ndaj ndikimit të huaj keqdashës në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht nga Rusia dhe Kina” dhe se Serbia nuk ka vendosur ende sanksione kundër Rusisë dhe nuk është përafruar me politikën e jashtme të BE-së.

Raporti mirëpret përafrimin e disa vendeve kandidate dhe kandidatëve potencialë për anëtarësim në BE dhe i bën thirrje Komisionit Evropian që të bashkëpunojë më ngushtë me vendet anëtare për futjen dhe zbatimin e sanksioneve.

Dënimi i hapjes së Russia Today Balkans

Në veçanti, raporti “dënon fuqishëm” hapjen e zyrës së Russia Today (RT) në Beograd dhe nisjen e shërbimit të saj të lajmeve në internet në serbisht.

Kjo “i lejon këtij aktori keqdashës të përhapë dezinformatat e tij në të gjithë rajonin.”

Autoriteteve serbe u kërkohet të respektojnë vendimin e Këshillit të BE-së për të pezulluar transmetimin e Sputnik dhe RT.

“Në kundërshtim të qartë të sanksioneve të BE-së, Serbia, një vend kandidat për në BE, është bërë një strehë e sigurt për disa kompani ruse që kërkojnë të shmangin ose kapërcejnë sanksionet e vendosura nga BE-ja”, nënvizon raporti i miratuar./RSE/

Continue Reading

Previous: Ndryshimet në Twitter nxisin dezinformimin rus dhe kinez
Next: Kremlini përpiqet të helmojëmendjet në mbarë botën

Senatorja amerikane Shaheen: Duhet të rivendosen sanksionet ndaj Milorad Dodik 2 min read
  • Ballkan

Senatorja amerikane Shaheen: Duhet të rivendosen sanksionet ndaj Milorad Dodik

The Geopost February 8, 2026
Senati i Nju-Jorkut miraton Rezolutë të posaçme për 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës 2 min read
  • Ballkan

Senati i Nju-Jorkut miraton Rezolutë të posaçme për 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

The Geopost February 8, 2026
Serbia vazhdon arrestimet e ish-pjesëtarëve të UÇK-së me akuza të rreme për “krime lufte” 4 min read
  • Ballkan

Serbia vazhdon arrestimet e ish-pjesëtarëve të UÇK-së me akuza të rreme për “krime lufte”

The Geopost February 6, 2026
Besa Luci në The Geotalks: Si ndodh manipulimi përmes emocioneve, propaganda, AI dhe ndikimi në Kosovë 4 min read
  • BALKAN DISINFORMATION SUMMIT
  • Ballkan

Besa Luci në The Geotalks: Si ndodh manipulimi përmes emocioneve, propaganda, AI dhe ndikimi në Kosovë

The Geopost February 6, 2026
Nis “The Geotalks” në The Geopost: Besa Luci flet për propagandën dhe rrezikun e dezinformimit 1 min read
  • BALKAN DISINFORMATION SUMMIT
  • Ballkan

Nis “The Geotalks” në The Geopost: Besa Luci flet për propagandën dhe rrezikun e dezinformimit

The Geopost February 5, 2026
Nis gjyqi ndaj ministrit të Vuçiqit për projektin e dështuar të familjes Trump në Beograd 2 min read
  • Ballkan

Nis gjyqi ndaj ministrit të Vuçiqit për projektin e dështuar të familjes Trump në Beograd

The Geopost February 5, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.