Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Partia Komuniste e Kinës dëbon gjeneralë të lartë në një spastrim të gjerë ushtarak

The Geopost October 18, 2025 3 min read
Share the news

 

Partia Komuniste e Kinës ka dëbuar nëntë gjeneralë të lartë në një nga spastrimet më të mëdha publike ndaj ushtrisë në dekada.

Sipas një deklarate të publikuar nga Ministria e Mbrojtjes së Kinës, nëntë persona dyshohen për krime të rënda financiare.

Shumica prej tyre ishin gjeneralë me tre yje dhe pjesë e Komitetit Qendror vendimmarrës të partisë. Ata janë dëbuar gjithashtu edhe nga radhët e ushtrisë.

Ndërsa deklarata e paraqet dëbimin si pjesë e një fushate kundër korrupsionit, analistët thonë se mund të shihet edhe si një spastrim politik. Ky zhvillim ndodh në prag të pleniumit të partisë, ku Komiteti Qendror pritet të diskutojë planin e zhvillimit ekonomik të vendit dhe të votojë anëtarë të rinj.

Nëntë zyrtarët janë:

  • He Weidong – Nënkryetar i Komisionit Ushtarak Qendror (CMC)
  • Miao Hua – Drejtor i departamentit të punës politike të CMC-së
  • He Hongjun – Zëvendësdrejtor ekzekutiv i departamentit të punës politike të CMC-së
  • Wang Xiubin – Zëvendësdrejtor ekzekutiv i qendrës së komandës për operacionet e përbashkëta të CMC-së
  • Lin Xiangyang – Komandant i Teatrit Lindor
  • Qin Shutong – Komisar politik i Ushtrisë
  • Yuan Huazhi – Komisar politik i Marinës
  • Wang Houbin – Komandant i Forcave Raketore
  • Wang Chunning – Komandant i Forcave të Policisë së Armatosur

Nga këta nëntë zyrtarë, He Weidong konsiderohej më i rëndësishmi, si zyrtari i dytë më i lartë në ushtrinë kineze pas Presidentit Xi Jinping, i cili është kryetar i CMC-së.

He Weidong është parë për herë të fundit në mars, dhe mungesa e tij e gjatë nga jeta publike ka nxitur spekulime se ai ishte nën hetim si pjesë e një spastrim të krerëve të lartë ushtarakë.

Ai ishte gjithashtu pjesë e Politbyrosë, organi më i lartë vendimmarrës i Partisë Komuniste, duke e bërë atë anëtarin e parë aktiv të Politbyrosë që hetohet.

Deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes tha se nëntë burrat kishin “shkelur rëndë disiplinën e partisë dhe dyshoheshin për krime të rënda të lidhura me detyrën, që përfshinin një shumë jashtëzakonisht të madhe parash, me natyrë jashtëzakonisht serioze dhe me pasoja jashtëzakonisht të dëmshme”.

Deklarata shtoi se burrat tani përballen me ndjekje penale ushtarake dhe e cilësoi ndëshkimin e tyre si një “arritje të rëndësishme në fushatën kundër korrupsionit të partisë dhe ushtrisë”.

Komisioni Ushtarak Qendror (CMC) ka sinjalizuar prej muajsh se do të ndërmerrte një spastrim, duke publikuar udhëzime të reja në korrik që kërkonin eliminimin e “ndikimit toksik” në ushtri dhe duke listuar “rregulla të hekurt” për kuadrot.

Spastrimet e fundit vijnë pas largimeve publike në shkallë më të vogël të zyrtarëve të tjerë ushtarakë vitet e fundit, përfshirë ish-ministrat e mbrojtjes Wei Fenghe dhe Li Shangfu.

Gjeneralë të lartë brenda Forcave Raketore u larguan gjithashtu. Njëri nga zëvendësimet e tyre ishte Wang Houbin — një nga nëntë zyrtarët që tani janë dëbuar nga partia.

As zyrtarët civilë nuk janë kursyer, më i spikaturi ishte zhdukja e ministrit të jashtëm Qin Gang në vitin 2023. Personi që u përfol si pasues i tij, Liu Jianchao, nuk është parë që nga korriku.

Neil Thomas, studiues i politikës kineze në Institutin e Politikave të Shoqërisë Aziatike, i tha BBC Chinese se spastrimet e Xi-t synojnë të projektojnë forcë.

“Sipas tij, largimi i kuadrove të korruptuar ose të pabesë është ‘vetë-revolucioni’ i Partisë për t’u bërë një organizatë e pastër, e disiplinuar dhe efektive, e aftë për të qeverisur në mënyrë të pakufizuar.”

Por, ai vuri në dukje se spastrimet mund të ftohin nismën dhe ta bëjnë qeverisjen më të ngurtë. “Ky është çmimi i pushtetit të Xi-t: sistemi bëhet më i pastër dhe më i bindur, por edhe më i kujdesshëm — dhe herë pas here, më i brishtë.”

Tani shumëkush do të vëzhgojë se kush do të marrë pjesë në Pleniumin e Katërt që pritet të nisë më 20 tetor.

“Nëse pjesëmarrja bie ndjeshëm, do të jetë sinjali më i qartë publik deri më tani për shkallën e spastrimëve,” tha Thomas.

 

/www.bbc.com

Continue Reading

Previous: Pse Ukraina i dëshiron, dhe Rusia i frikësohet, raketave Tomahawk
Next: Armëpushim, garanci sigurie: Zelensky përmend temat kryesore për bisedimet me Trump

Kongresisti Wilson: Serbia të ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Moska 4 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Kongresisti Wilson: Serbia të ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Moska

The Geopost July 29, 2026
Nga nëntori, rusët, kinezët dhe turqit do të kenë nevojë për viza për të hyrë në Mal të Zi 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Nga nëntori, rusët, kinezët dhe turqit do të kenë nevojë për viza për të hyrë në Mal të Zi

The Geopost July 28, 2026
FAZ rikthen të kaluarën e Vuçiqit: Nga Varrezat Hebraike të Sarajevës te retorika e “Serbisë së Madhe” 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

FAZ rikthen të kaluarën e Vuçiqit: Nga Varrezat Hebraike të Sarajevës te retorika e “Serbisë së Madhe”

The Geopost July 27, 2026
Nëna e njërit prej të rinjve të vrarë në “Panda” paralajmëron padi: Vuçiq e di të vërtetën, shteti serb i vrau fëmijët tanë 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Nëna e njërit prej të rinjve të vrarë në “Panda” paralajmëron padi: Vuçiq e di të vërtetën, shteti serb i vrau fëmijët tanë

The Geopost July 27, 2026
Si i rekruton Rusia të huajt për luftën në Ukrainë: Nga ofertat joshëse deri te mashtrimi 6 min read
  • Botë
  • Lajme

Si i rekruton Rusia të huajt për luftën në Ukrainë: Nga ofertat joshëse deri te mashtrimi

The Geopost July 27, 2026
Lufta paralizon jugun e Iranit: Errësirë, mungesë karburantesh dhe varka të shkatërruara 4 min read
  • Botë
  • Lajme

Lufta paralizon jugun e Iranit: Errësirë, mungesë karburantesh dhe varka të shkatërruara

The Geopost July 21, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.