Ndërsa lufta shpërthen në Ukrainë, një betejë shpërthen kundër dezinformatave ruse.
Por, platformat e mediave sociale janë të papërgatitura, tha Courtney Radsch nga Universiteti i Kalifornisë, Los Anxhelos.
“Unë mendoj se politikat e moderimit të përmbajtjes po krijohen përsëri në ‘fluturim”.
Edhe pse lufta fizike është në Ukrainë, fushat e betejës së luftës globale të informacionit janë platformat e mediave sociale, faqet e lajmeve dhe madje edhe dyqanet e aplikacioneve.
Që kur Rusia pushtoi Ukrainën, përdoruesit e mediave sociale kanë ndarë imazhe dhe histori të konfliktit. Të përziera me burimet janë të koordinuara dezinformata dhe fushata propagandistike.
Këtë fundjavë, Facebook dhe Twitter njoftuan se hoqën rrjetet ruse të dezinformimit, të cilat kishin llogari të ndryshme të krijuara nëpër platforma të tjera të mediave sociale.
Courtney Radsch është një bashkëpunëtore në Institutin për Teknologji, Ligj dhe Politika në Universitetin e Kalifornisë, Los Anxhelos dhe një anëtare e lartë në Qendrën për Inovacionin e Qeverisjes Ndërkombëtare.
“Ne kemi parë Rusinë të dezinformojë për sa i përket krijimit të llogarive të reja, krijimi i narrativave që promovojnë epërsinë ruse, pakësojnë Ukrainën dhe aftësinë e presidentit të saj për të mbrojtur veten dhe shumë video, duke përdorur humorin për narrativat pro-ruse.
“Rusia ka kryer një ofensivë informacioni gjithëpërfshirëse dhe ajo thjesht po mbulon Facebook, Twitter, TikTok, Google me dezinformatat e saj dhe me propagandën e saj. Por le të kujtojmë, jo gjithçka është dezinformatë. Një pjesë e saj është, ju e dini, besimi shumë i vlefshëm se është në të drejtë nga këndvështrimi i tij. Dhe kështu, ju e dini, ajo që shihni është propaganda ruse që përhapet nëpër rrjetet e mediave sociale dhe gjithashtu kërkesat e kompanive si Apple Store ose Netflix që u kërkojnë atyre të mbajnë stacione propagande ruse dhe media ruse, gjë që këto kompani po refuzojnë ta bëjnë në këtë pikë”, tha ajo.
Ndërkohë Rusia pas Facebook, ka bllokuar aksesin edhe në Twitter.
Lëvizja e Rusisë për të bllokuar Facebook-un dhe Twitter-in, vjen pasi qeveria ka nënshkruar një dekret që do të dënojë deri në 15 vjet burg personat që përhapin lajme të rreme për luftën.
Projektligji, i miratuar nga të dyja dhomat e parlamentit të kontrolluar nga Kremlini dhe nënshkruar nga Putin, vendos dënime me burg deri në 15 vjet për ata që përhapin informacione që bien ndesh me narrativën e qeverisë ruse për luftën.

Zgjedhjet që trembin Vuçiqin: Premtime për votuesit, skenarë destabilizimi pas kutive të votimit
OKUPIMI RUS PA ASNJË USHTAR: Si u bë Serbia një poligon për operacionet hibride të Putinit?
Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut dezinformon: Përmirësimin e sigurisë në urën e Ibrit e paraqet si “represion” ndaj serbëve
Kur propaganda klonon të vërtetën: Si po shndërrohet Ballkani në fushëbetejën e re të dezinformimit
Përpjekjet e dështuara të Serbisë për spiunazh në Kosovë
NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë