NATO njoftoi javën e kaluar se ka dëbuar tetë anëtarë të misionit të Rusisë nga aleanca ushtarake, pasi dyshohet se kanë punuar në fshehtësi si oficerë të inteligjencës.
“Ne mund të konfirmojmë se kemi tërhequr akreditimin e tetë anëtarëve të misionit rus në NATO, të cilët ishin oficerë të padeklaruar të inteligjencës ruse”, tha një zyrtar i NATO-s, i paidentifikuar.
NATO tha gjithashtu se do të shkurtojë numrin e pozitave që Rusia mund të akreditojë në NATO nga 20 në 10 në fund të tetorit. Aleanca nuk shpjegoi menjëherë pse u mor vendimi.
Zyrtari tha: “Politika e NATO-s ndaj Rusisë mbetet konsistente. Ne kemi forcuar parandalimin dhe mbrojtjen tonë në përgjigje të veprimeve agresive të Rusisë, ndërsa në të njëjtën kohë ne mbetemi të hapur për një dialog kuptimplotë.”
Ligjvënësi i lartë rus Leonid Slutsky, kreu i komitetit të çështjeve ndërkombëtare të dhomës së ulët të parlamentit rus, tha se Moska do të hakmerrej, por nuk dha detaje, sipas Interfax.
Marrëdhëniet NATO-Rusi janë përkeqësuar në mënyrë të vazhdueshme që kur Moska aneksoi Gadishullin e Krimesë të Ukrainës në vitin 2014. NATO dhe Rusia gjithashtu nuk pajtohen për çështje të tilla si zhvillimi i raketave bërthamore të Rusisë dhe ndërhyrjet ajrore në hapësirën ajrore të NATO-s.

Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë
Evropa nis financimin prej 24 miliardë dollarësh, Ukraina në fokus të planit SAFE
Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja drejt bisedimeve të reja për paqe në Abu Dhabi
Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH
Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor