Ministrja për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare e Republikës së Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, i është përgjigjur një interviste të dhënë nga Presidenti i entitetit të Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, për mediat austriake, në të cilën ai e fyeu atë.
Në një intervistë me “Die Presse”, Dodik kritikoi vizitën e Meinl-Reisinger në Sarajevë në fillim të prillit dhe tha se “edhe në Austri ka ministra të dyshimtë”.
“Dodik është nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara dhe sanksionet e Bashkimit Evropian kanë dështuar për shkak të vetos hungareze. Ai po shkel Kushtetutën dhe ligjin, po promovon shpërbërjen e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe po punon kundër popullit të tij në Republikën Serbe, sepse dëshiron t’i ndalojë ata të punojnë në institucionet shtetërore të Bosnjës dhe Hercegovinës. Ai është gjithnjë e më i izoluar”, deklaroi ajo në rrjetin X.
Ajo shtoi se Dodik po luan me zjarrin, duke minuar paqen dhe duke krijuar pasiguri – veçanërisht për biznesmenët e huaj që duan të investojnë.
“Politikanët duhet të hapin rrugë si ajo për në Bashkimin Evropian, të cilën shumë e duan dhe ai e përçmon. Jo të ndërtojnë mure. Në Austri, ne jemi partnerë me vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt BE-së dhe jemi krenarë për bashkëqytetarët tanë boshnjakë dhe serbë në Austri”, tha ajo në reagim.

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete
Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit
Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës
Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan