Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

LAVROV DHE BLINKEN UDHËTOJNË NË SHKUP, NUK DO TË KETË TAKIM MIDIS TYRE

The Geopost November 28, 2023 2 min read
Share the news

Ministri i Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov, do të marrë pjesë forumin e Këshillit Ministror të OSBE-së në Shkup pasi Bullgaria vendosi t’i heqë përkohësisht sanksionet ndaj Moskës që ndalojnë çdo lloj fluturimi në hapësirën e saj ajrore.

“Në bazë të kërkesës së marrë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së për vitin 2023 dhe organizator i takimit të 30-të të Këshillit Ministror të OSBE-së në Shkup, më 29 nëntor – 1 dhjetor 2023, sigurimi i lejes për fluturimin e delegacioneve për të marrë pjesë në Këshillin e ardhshëm të Ministrave të OSBE-së, Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë dha leje për realizimin e një fluturimi të Njësisë Speciale të Aviacionit “Rusia” përmes hapësirës ajrore të Republikës së Bullgarisë për të kryer një fluturim për të transportuar një delegacion për të marrë pjesë në forumin ndërkombëtar”, tha MPJ bullgare.

Në kumtesë thuhet se autorizimi diplomatik i fluturimit është i përkohshëm dhe është i vlefshëm 3 orë para dhe 72 orë pas datës dhe orës së caktuar të fluturimit.

“Leja e dhënë Ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov, i është dhënë për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të OSBE-së në Shkup dhe është përfshirë në përjashtimet nga zbatimi i regjimit të sanksioneve të BE-së ndaj tij”, thotë MPJ bullgare.

Nga ana tjetër, Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien konfirmoi se sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken do të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara në takimin e OSBE-së në Shkup.
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, javën e kaluar njoftoi se Blinken do të marrë pjesë në darkën joformale të Këshillit Ministror të OSBE-së në Shkup, e cila do të mbahet më 29 nëntor në një hotel të Shkupit. Nga MPJ në Shkup thonë se nuk do të ketë takim midis Blinkenit dhe Lavrovit, ndërkohë që pritet që i tërë samiti të përshkohet nga tensionet midis përfaqësuesve të Perëndimit dhe Rusisë.

Për shkak të kundërshtimit të Rusisë dhe Bjellorusisë, disa përpjekje për të arritur një konsensus që kandidatja Estonia të kryesojë OSBE-në në vitin 2024, rezultuan të pasuksesshme. Në momentin e fundit është arritur marrëveshja që kryesimin ta marrë Malta, gjë që është vlerësuar si një fitore për Rusinë. Në dhjetor skadon mandati i katër drejtuesve ekzekutivë në Organizatë dhe një nga çështjet më të rëndësishme për t’u zgjidhur është buxheti që nuk është miratuar që nga viti 2021, si dhe më shumë operacione aktuale në terren të organizatës. /The Geopost/

Continue Reading

Previous: Ukraina dhe Ballkani Perëndimor janë në krye të agjendës së Blinken për takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel
Next: Kritikët e qeverisë serbe u sulmuan me “softuer spiun ushtarak”

Mladiqi vdiq, por ideologjia e tij mbeti gjallë – gazetari britanik me analizë për Serbinë 4 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Mladiqi vdiq, por ideologjia e tij mbeti gjallë – gazetari britanik me analizë për Serbinë

The Geopost August 31, 2026
“Për një serb do të vrasim 100 myslimanë”, Stojkoviq i reagon Vuçiqit: Ti je ai që nxite gjenocidin, do duhej të ishe në Hagë me Mlladiqin 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

“Për një serb do të vrasim 100 myslimanë”, Stojkoviq i reagon Vuçiqit: Ti je ai që nxite gjenocidin, do duhej të ishe në Hagë me Mlladiqin

The Geopost August 29, 2026
Zvicra synon të ndërtojë një batalion ushtarak dronësh deri në vitin 2028, thotë ministria e Mbrojtjes 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Zvicra synon të ndërtojë një batalion ushtarak dronësh deri në vitin 2028, thotë ministria e Mbrojtjes

The Geopost August 29, 2026
NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë

The Geopost August 13, 2026
Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit

The Geopost August 9, 2026
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit 8 min read
  • Analiza
  • Lajme

Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit

The Geopost August 6, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.