Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • Lajme

Kina drejt diktaturës digjitale: Kamera me inteligjencë artificiale për monitorim dhe kontroll të plotë mbi qytetarët

The Geopost December 8, 2025 3 min read
Share the news

Partia Komuniste e Kinës po zgjeron përdorimin e inteligjencës artificiale për të mbikëqyrur dhe kontrolluar popullsinë e saj, duke futur teknologji të reja që parashikojnë protesta, monitorojnë komunikimet dhe madje vëzhgojnë gjendjen emocionale të të burgosurve.

Këto gjetje dalin nga një raport i ri i Institutit Australian të Politikave Strategjike (ASPI).

Raporti thekson se Pekini tashmë ka vendosur sisteme të zhvilluara që automatizojnë censurën, rrisin mbikëqyrjen dhe shtypin paraprakisht çdo formë të disidencës. Analistët thonë se inteligjenca artificiale është shndërruar në “shtyllën kurrizore të kontrollit autoritar”, duke lejuar monitorimin masiv me më pak burime njerëzore.

ASPI argumenton se këto teknologji janë bërë dukshëm më të sofistikuara në dy vitet e fundit, në një kohë rivaliteti të thelluar teknologjik mes SHBA-së dhe Kinës.

Nathan Attrill, bashkautor i raportit, thotë se inteligjenca artificiale po i mundëson Pekinit të monitorojë më shumë njerëz, më nga afër dhe me më pak përpjekje.

Sipas tij, impakti është i gjerë dhe i thellë, duke forcuar kontrollin e Partisë Komuniste brenda vendit dhe duke zgjeruar ndikimin jashtë tij, përmes eksportimit të teknologjive të mbikëqyrjes.

Mbikëqyrja në rritje: nga rrugët te burgjet “inteligjente”

Kina ka një nga rrjetet më të mëdha të kamerave të mbikëqyrjes në botë, me deri në 600 milionë kamera – rreth 3 për çdo 7 persona. Shumë prej tyre përdorin njohjen e fytyrës dhe analizën e sjelljes për të identifikuar grumbullimet, ndjekur lëvizjet e qytetarëve dhe sinjalizuar policinë për veprime të dyshimta.

Gjykatat janë duke zhvilluar sisteme të inteligjencës artificiale që rekomandojnë arrestime apo dënime, ndërsa burgjet “inteligjente” monitorojnë të burgosurit për emocione si zemërimi, ose përdorin pajisje VR për terapi të asistuar nga teknologjia.

Raporti përshkruan edhe raste ku të akuzuar mund të ndiqen, gjykohen dhe dënohen nëpërmjet zinxhirit të plotë të teknologjive të inteligjencës artificiale – nga kamerat, te sallat e gjyqit, e deri te burgjet digjitale.

Raporti paralajmëron se pakicat etnike dhe fetare, si ujgurët dhe tibetianët, si dhe disidentët politikë, mund të jenë më të ekspozuar ndaj abuzimeve.

Kompanitë kineze po ndërtojnë modele të mëdha gjuhësore për gjuhët e pakicave, duke mundësuar mbikëqyrje më të thellë në komunikimet e tyre.

Raporti i ASPI-s thekson se kompani si ByteDance, Tencent dhe Baidu janë bërë zbatues kryesorë të censurës dhe mbikëqyrjes:

ByteDance filtrin përmbajtjen politike në Douyin

Tencent i cakton përdoruesve “pikë rreziku” për sjelljen online

Baidu shet mjete për moderim të përmbajtjes dhe ka bashkëpunuar me autoritetet në qindra raste penale

Këto teknologji, të zhvilluara brenda Kinës, tashmë po eksportohen në vende të tjera autoritare, duke zgjeruar ndikimin e Pekinit në rang global.

“Kina po shkon drejt një kontrolli kombëtar të bazuar në inteligjencën artificiale”

Sipas ekspertëve, teknologjitë e reja nuk janë më vetëm plane apo ambicie – ato janë duke u zbatuar me shpejtësi dhe pritet të bëhen standard kombëtar sapo infrastruktura dixhitale të jetë plotësisht e gatshme.

ASPI paralajmëron se ndërsa inteligjenca artificiale mund ta bëjë jetën më të sigurt në disa raste, në një sistem autoritar ajo mund të përdoret për represion politik dhe shkelje të të drejtave të njeriut./TheGeopost.

Tags: Intelegjenca Artificiale Kina

Continue Reading

Previous: Rusia dhe rritja e industrisë së dezinformimit me pagesë
Next: Gjermania ngre alarmin për luftën hibride të Rusisë: Dronë, sulme kibernetike, sabotim dhe fushata dezinformomi

Nuk do të ketë “lehtësim” të sanksioneve derisa Rusia ta ndalë luftën, thonë dy zyrtarët e lartë të BE-së 2 min read
  • Botë
  • News

Nuk do të ketë “lehtësim” të sanksioneve derisa Rusia ta ndalë luftën, thonë dy zyrtarët e lartë të BE-së

The Geopost October 16, 2026
NATO-ja është shumë më e fuqishme se Rusia – thotë gjenerali amerikan 2 min read
  • Botë
  • News

NATO-ja është shumë më e fuqishme se Rusia – thotë gjenerali amerikan

The Geopost October 16, 2026
Ukraina merr konfirmimin për paketa të reja ndihme nga të paktën pesë vende 1 min read
  • Botë
  • News

Ukraina merr konfirmimin për paketa të reja ndihme nga të paktën pesë vende

The Geopost October 16, 2026
Çfarë mund të përdorë SHBA-ja në Iran, e quajtur “Nëna e të gjitha bombave”? 7 min read
  • Botë
  • News

Çfarë mund të përdorë SHBA-ja në Iran, e quajtur “Nëna e të gjitha bombave”?

The Geopost October 16, 2026
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin 5 min read
  • Analiza
  • Botë
  • Fact Checking
  • Lajme

Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin

The Geopost October 16, 2026
Ukraina do të rifillojë sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës, thotë Zelensky 2 min read
  • Botë
  • News

Ukraina do të rifillojë sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës, thotë Zelensky

The Geopost October 16, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.