Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

INTERPOL-i lëshon fletarrestim për Radoiçiqin dhe 11 të tjerë që kryen sulmin terrorist në Banjskë

The Geopost December 8, 2023 3 min read
Share the news

Organizata ndërkombëtare e policisë, INTERPOL, lëshoi fletarrestim për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, në lidhje me sulmin e armatosur në Banjskë – pjesa veriore e Kosovës.

Lajmin e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Ai tha se fletarrestimi është lëshuar me ndërmjetësimin e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, në bazë të kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Meqë Kosova nuk është anëtare e INTERPOL-it, fletarrestimet ndërkombëtare lëshohen në këtë mënyrë.

INTERPOL-i i tha se nuk komenton për rastet ose individët specifikë.

Nga kjo agjenci sqaruan se, me kërkesë të vendeve anëtare dhe pas verifikimit të pajtueshmërisë, ata lëshojnë të ashtuquajtura “njoftime të kuqe”.

“Njoftimi i kuq” i alarmon policitë në gjithë botën për të arratisurit që kërkohen ndërkombëtarisht dhe ndihmon në sjelljen e tyre para drejtësisë. Megjithatë, është në kompetencën e vendeve anëtare të INTERPOL-it për të vendosur nëse do të arrestojnë një person ose jo.

Në një deklaratë për REL-in, UNMIK-u tha vetëm se “i përpunon të gjitha kërkesat e pranuara nga autoritetet e Kosovës për lëshimin e Njoftimeve Ndërkombëtare për të Kërkuarit dhe ia komunikon ato INTERPOL-it për shqyrtim, në përputhje me procedurat e INTERPOL-it”.

Ndërkaq, media në Serbi “Nova.rs” raportoi se fletarrestime janë lëshuar edhe për 11 persona të tjerë që janë përfshirë në sulmin terrorist të Banjskës në Kosovë më 24 shtator.

Radoiçiq mori përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Kosova ka akuzuar direkt Serbinë për organizim, financim dhe logjistikë të grupit terrorist të udhëhequr nga Radoiçiç.

Gazeta Politico sot shkroi se Radoiçiç është dora e fshehur e Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç.

“Frika për paqëndrueshmërinë rajonale përsëri arriti kulmin në fund të shtatorit kur një grup i armatosur rëndë i udhëhequr nga Milan Radoiçiq, një biznesmen kontrovers dhe dora e fshehur e Vuçiqit mes serbëve të Kosovës, organizoi një sulm në fshatin Banjskë të Kosovës veriore, duke vrarë një polic etnik shqiptar”, shkruan “Politico”.

Kosova ka kërkuar edhe ekstradimin e Radoiçiçit sepse Serbia po e mban në liri edhe pse ai kishte pranuar publikisht që kreu sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës.

Autoritetet kompetente të Serbisë e ndaluan Radoiçiqin, më 3 tetor, në Beograd me akuzën e “bashkimit me qëllim të kryerjes së veprave kriminale, prodhimit, posedimit, mbajtjes dhe trafikimit të armëve të zjarrit dhe lëndëve shpërthyese, dhe krime të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”.

Mirëpo, një ditë më vonë, ai u lirua, me kusht që të mos largohej nga Serbia, dhe iu ndalua të shkonte në Kosovë.

Serbia ende mbetet e pandëshkuar edhe pse Kosova prezantoi faktet e mbledhura nga sulmi terrorist se armët u sponzorizuan nga Serbia gjatë kryerjes së sulmit terrorist dhe se grupi u stërvit në bazat ushtarake të Serbisë.

/The Geopost

Continue Reading

Previous: Ndihmuan ‘makinën e luftës së Putinit’, Britania sanksionon individë e biznese edhe në Serbi
Next: Kërcënimi nga Pekini dhe mbrojtja e Tajvanit, nëse BE s’i ngrit këto çështje në samitin me Kinën do t’i tradhtojë vlerat e saj

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë

The Geopost August 13, 2026
Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit

The Geopost August 9, 2026
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit 8 min read
  • Analiza
  • Lajme

Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit

The Geopost August 6, 2026
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi 4 min read
  • Botë
  • Lajme

SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi

The Geopost August 6, 2026
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina 3 min read
  • Analiza
  • Lajme

Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina

The Geopost August 6, 2026
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj

The Geopost August 6, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.