Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • Lajme

Dosje dhe dëshmi: Si lidhet Vuçiqi me krimet e luftës në Sarajevë?

The Geopost January 19, 2026 4 min read
Share the news

Gazetari kroat dhe avokati serb po zhvillojnë një betejë të përbashkët ligjore dhe morale për zbardhjen e krimeve të luftës ndaj civilëve të Sarajevës, përfshirë akuzat për të ashtuquajturin “Safari i Sarajevës” – vrasje të civilëve nga snajperë, ku dyshohet për përfshirje të organizuar politike dhe logjistike.

Për këtë temë kanë folur gazetari hulumtues Domagoj Margetiq dhe avokati Çedomir Stojkoviq në emisionin Plenum të Televizionit Federal.

Gazetari kroat Domagoj Margetiq deklaroi se ka nisur hulumtimin për “Safari i Sarajevës” që në vitin 1995, gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin e Bosnjë dhe Hercegovinës.

Ai tha se kishte bashkëpunuar me Nedzad Ugljen, ish-zëvendësdrejtor i Agjencisë për Kërkim dhe Dokumentacion, i cili kishte përpiluar dosje dhe dëshmi për vrasjet e civilëve.

Sipas Margetiq, Ugljen i kishte thënë se organizimi i këtyre krimeve ishte bërë përmes Partisë Radikale Serbe dhe figurave të saj kyçe, përfshirë Vojislav Sheshelin dhe Aleksandar Vuçiqin, atëherë zyrtar i lartë partiak.

Pas vrasjes së Ugljenit, Margetiq thotë se dosjet dhe provat u zhdukën. Ai pohon se për muaj me radhë ka kërkuar informacion nga institucionet e Bosnjë dhe Hercegovinës, përfshirë SIPA-n, por pa asnjë përgjigje konkrete.

Gazetari bëri të ditur se ka paraqitur një kallëzim të detajuar në Prokurorinë e Milanos, ku ka përshkruar strukturën logjistike, emrat e të dyshuarve, dëshmitarët dhe rrethanat e krimeve, duke theksuar pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë dhe organizative të Aleksandar Vuçiqit në periudhën e luftës.

Sipas tij, Prokuroria e Milanos është duke punuar mbi rastin dhe mund të ngrejë aktakuzë, por një pikë kyçe mbetet bashkëpunimi i institucioneve të Bosnjë dhe Hercegovinës, për të cilin Margetić shprehu shqetësim për sabotim të mundshëm.

Akuza për nervozizëm dhe prova të reja

Margetiq tha se reagimet publike të Aleksandar Vuçiqit ndaj këtyre akuzave tregojnë “nervozizëm ekstrem”, që sipas tij lidhet drejtpërdrejt me përgjegjësinë për krime lufte.

Ai zbuloi gjithashtu ekzistencën e një dokumenti – urdhër të nënshkruar nga Slavko Aleksiq, ish-komandant i një formacioni çetnik – i cili garantonte kalim të lirë për Aleksandar Vuçiqin në zonat e Sarajevës dhe Romanisë gjatë shoqërimit të të huajve në varrezat hebraike, një nga pikat kyçe të akuzave për “safari njerëzor”.

Gazetarit Margetiq i është ndaluar hyrja në Serbi që nga maji i vitit 2023, ndërsa një kërkesë për urdhër arresti ndërkombëtar përmes Interpolit është refuzuar. Megjithatë, ndaj tij ekziston një urdhër arresti i brendshëm në Serbi.

Stojkoviq: Logjistika është bashkëfajësi në krim lufte

Avokati serb Çedomir Stojkoviq tha se angazhimi i tij për hetimin e krimeve të luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë buron nga përballja personale me faktet dhe thyerja e narrativave propagandistike të viteve ’90.

Ai theksoi se, sipas të drejtës penale, sigurimi i logjistikës – përfshirë organizimin e transportit dhe mbështetjen operative – përbën bashkëfajësi dhe nxitje për krime lufte, njësoj si kryerja direkte e tyre.

Stojkoviq kujtoi se Aleksandar Vuçiq ishte Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Radikale Serbe, një funksion që nënkuptonte kontroll të plotë mbi logjistikën, përfshirë organizimin e autobusëve që, sipas dëshmive, transportonin vullnetarë dhe të huaj drejt Sarajevës për të marrë pjesë në vrasjen e civilëve.

Ai bëri të ditur se ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë për Krime Lufte në Beograd, duke kërkuar hetim për të gjithë zinxhirin e përgjegjësisë – nga organizatorët e transportit deri te financuesit dhe bashkëpunëtorët.

“Pa përballje me të vërtetën, nuk ka shërim”

Stojkoviq paralajmëroi për normalizimin e krimeve në shoqëritë e rajonit dhe heshtjen institucionale ndaj së kaluarës.

Sipas tij, pa një përballje të sinqertë me krimet e luftës, shoqëritë e Ballkanit nuk mund të shërohen.

Të dy, Margetiq dhe Stojkoviq, theksuan se motivi i tyre është detyra morale dhe ndërgjegjja, duke kërkuar drejtësi për civilët e Sarajevës dhe zbardhjen e plotë të krimeve që, sipas tyre, vazhdojnë të mbulohen nga struktura politike dhe institucionale.

The Geo Post

Tags: Aleksandar Vuçiq Çedomir Stojkoviq Domagoj Margetiq Sarajevo Safari

Continue Reading

Previous: Kush është pjesë e ‘Bordit të Paqes’ të Trumpit për Gazën?
Next: “Mbyllni mediat, censuroni rrjetet sociale dhe futni errësirën totale”, ja si duket përgatitja e Vuçiqit për zgjedhjet

Bajram Bajrami lirohet nga autoritet kroate, ishte ndaluar me urdhërarrest të Serbisë 2 min read
  • Ballkan

Bajram Bajrami lirohet nga autoritet kroate, ishte ndaluar me urdhërarrest të Serbisë

The Geopost September 22, 2026
Trump falënderon Kosovën për kontributin me trupa në Bordin e Paqes 3 min read
  • Ballkan

Trump falënderon Kosovën për kontributin me trupa në Bordin e Paqes

The Geopost September 22, 2026
Haga kërkon përgjigje, Beogradi hesht për rastin e Sheshelit dhe katër bashkëpunëtorët e tij 3 min read
  • Ballkan

Haga kërkon përgjigje, Beogradi hesht për rastin e Sheshelit dhe katër bashkëpunëtorët e tij

The Geopost September 22, 2026
Avokati i Hashim Thaçit: Tre gjykatësit e Speciales e njollosën UÇK-në dhe NATO-n 2 min read
  • Ballkan

Avokati i Hashim Thaçit: Tre gjykatësit e Speciales e njollosën UÇK-në dhe NATO-n

The Geopost September 22, 2026
Pettifer: Kosova duhet ta rishikojë raportin me EULEX-in dhe misionet ndërkombëtare pas aktgjykimit të Hagës 5 min read
  • Ballkan

Pettifer: Kosova duhet ta rishikojë raportin me EULEX-in dhe misionet ndërkombëtare pas aktgjykimit të Hagës

The Geopost September 22, 2026
Miketiq: Po përgatitet vjedhja e zgjedhjeve në Serbi përmes votuesve të regjistruar në Kosovë 2 min read
  • Ballkan

Miketiq: Po përgatitet vjedhja e zgjedhjeve në Serbi përmes votuesve të regjistruar në Kosovë

The Geopost September 21, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.