Branislav Kërstiq ka dezinformuar se gjoja rreshteri policor Afrim Bunjaku “nuk është vrarë” në sulmin terrorist të grupit me në krye të kërkuarin nga Interpoli Milan Radoiçiq, në Banjska më 24 shtator 2023.
Gazetari serb ka thënë në një emision të Klan Kosova, se Afrim Bunjaku “nuk është vrarë, por është në një mënyrë dëm kolateral”.
Deklarimet e tij kanë zgjuar reagime të shumta në Kosovë.
Por çka tha Kërstiq?
“Afrim Bunjaku nuk është vrarë, por është në një mënyrë dëm kolateral”.
Analiza:
Rreshteri I Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku është vrarë në krye të detyrës.
Ai u vra më 24 shtator 2023, nga një grup i armatosur serb në fshatin Banjska të Zveçanit.
Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Specializuar e Kosovës e kanë klasifikuar ngjarjen si sulm terrorist. Ndërsa krerët shtetërorë e kanë cilësuar si agresion të Serbisë.
Identiteti i autorëve është i njohur.
Grupi i armatosur është udhëhequr nga Milan Radoiçiq, i cili është në kërkim ndërkombëtar nga Interpol dhe ka marrë përgjegjësinë për sulmin përmes një deklarate publike.
Afrim Bunjaku është shpallur hero dhe është dekoruar me Medaljen Presidenciale për Trimëri, si viktimë e rënies në detyrë gjatë mbrojtjes së rendit dhe sovranitetit të vendit.
Si përfundim del në pah se deklarata e gazetarit serb, Branislav Kërstiq është e pavërtetë dhe në kundërshtim me faktet zyrtare.
Ky pretendim minimizon një akt të rëndë terrorist dhe dezinformon publikun mbi një çështje serioze të sigurisë kombëtare.
/The Geopost

“Koha që Serbia të përballet me pasojat”: Brukseli ndryshon ton pas funeralit të Mlladiqit
Mladiqi vdiq, por ideologjia e tij mbeti gjallë – gazetari britanik me analizë për Serbinë
“Për një serb do të vrasim 100 myslimanë”, Stojkoviq i reagon Vuçiqit: Ti je ai që nxite gjenocidin, do duhej të ishe në Hagë me Mlladiqin
Zvicra synon të ndërtojë një batalion ushtarak dronësh deri në vitin 2028, thotë ministria e Mbrojtjes
NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë
Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit