Reuters
Britania e Madhe ka njoftuar për sanksione të reja, të cilat synojnë lidershipin e lartë të Rusisë.
Sanksionet e reja vijnë si përgjigje e pushtimit të Ukrainës nga Moska.
Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar tha në faqen e saj zyrtare më 26 korrik se sanksionet, të cilat përfshijnë ndalime udhëtimi dhe ngrirje të aseteve, u vendosën ndaj 42 personave dhe subjekteve të reja, duke përfshirë disa guvernatorë të rajoneve ruse.
Sanksionet prekin edhe Vitaly Khotsenkon, kryeministrin e instaluar nga Kremlini të separatistëve për rajonin e Donjeckut në Ukrainë.
Lista përfshin edhe Vladislav Kuznetsovin, nënkryetar i parë i imponuar nga Moska në rajonin e Luhanskut në Ukrainën lindore, i cili mbahet nga separatistët e mbështetur nga Rusia.
“Ne nuk do të heshtim dhe të shikojmë se si aktorët shtetërorë të emëruar nga Kremlini shtypin popullin e Ukrainës ose liritë e popullit të tyre”.
“Ne do të vazhdojmë të vendosim sanksione të ashpra ndaj atyre që po përpiqen të legjitimojnë pushtimin e paligjshëm të Putinit, derisa Ukraina të mbizotërojë”, tha sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss.
Që kur Moska filloi pushtimin e saj në Ukrainë më 24 shkurt, Britania ka sanksionuar më shumë se 1.100 njerëz dhe mbi 100 biznese.

Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë
Evropa nis financimin prej 24 miliardë dollarësh, Ukraina në fokus të planit SAFE
Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja drejt bisedimeve të reja për paqe në Abu Dhabi
Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH
Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor