Arrestimi i presidentit autoritar të Venezuelës, Nicolás Maduro, nga Shtetet e Bashkuara ka rikthyer në vëmendje marrëdhëniet e ngushta politike dhe diplomatike që ai kishte ndërtuar ndër vite me Serbinë dhe presidentin e saj, Aleksandar Vuçiq.
Në vitet e fundit, Maduro ka riafirmuar vazhdimisht aleancën strategjike dhe miqësinë me Serbinë, duke theksuar mbështetjen e Venezuelës për integritetin territorial të Serbisë dhe mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se kjo mbështetje është shfrytëzuar nga Beogradi edhe për sulme diplomatike kundër Kosovës.
Marrëdhëniet mes dy vendeve u konfirmuan edhe përmes disa bisedave telefonike mes Vuçiqit dhe Maduros, gjatë të cilave u diskutua thellimi i bashkëpunimit politik, ekonomik dhe ndërkombëtar, si dhe planet për një vizitë zyrtare të Maduros në Beograd.
Një nga pikat e theksuara ishte edhe konfirmimi i pjesëmarrjes së Venezuelës në EXPO 2027 në Beograd, si hap për forcimin e bashkëpunimit dypalësh.
Presidenti serb e ka quajtur Maduron “një mik të madh të Serbisë”, duke deklaruar publikisht se bisedat mes tyre ishin “të mira dhe kuptimplota”, me fokus ruajtjen e multilateralizmit dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Vuçiq e kishte falënderuar Maduron edhe për qëndrimin e Venezuelës kundër njohjes së Kosovës, duke e cilësuar atë si mbështetje parimore dhe të vazhdueshme për Serbinë.
Ndërkohë, situata në Venezuelë ka marrë një kthesë dramatike.
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara do ta “qeverisin” Venezuelën për një periudhë të pacaktuar, pas kapjes së Maduros dhe bashkëshortes së tij gjatë një operacioni ushtarak në Karakas.
Trump tha se synimi është ndryshimi i regjimit dhe rindërtimi i infrastrukturës së naftës, duke theksuar se kompanitë amerikane do të investojnë miliarda dollarë në sektorin energjetik të vendit.
Sipas Trumpit, Maduro dhe bashkëshortja e tij po dërgohen në Nju Jork, ku do të përballen me akuza për trafik droge, armësh dhe terrorizëm.
Ai nuk përjashtoi as mundësinë e vendosjes së trupave amerikane në Venezuelë, duke deklaruar se SHBA-të “nuk kanë frikë të vendosin ushtarë në terren”./TheGeoPost.

Dosja e përgjimeve: Vuçiq i lidhur me bosin e drogës, dha garanci edhe për lirimin e tij nga burgu
Eurodeputeti kroat: Asnjë politikë s’e ndryshon faktin historik që Kosova, Kroacia e Bosnja ishin viktima të agresionit serb
Lazar Radulloviq e quan Listën Serbe organizatë kriminale: Mund të më vrisni, por nuk mund të më frikësoni
Lista zgjedhore e Serbisë në Kosovë rritet për mbi 20 mijë votues – parregullsi dhe emra të përsëritur
Samiti i BE-së në Bruksel: Ukraina, sanksionet ndaj Rusisë dhe zgjerimi në qendër të diskutimeve
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete