Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

Ukraina: Sulmi me dronë në rezidencën e Putinit është fabrikim i Moskës

The Geopost December 30, 2025 2 min read
Share the news

Rusia akuzoi të hënën Ukrainën për qëlluar me dronë rezidencën e Vladimir Putinit në Valdai, midis Moskës dhe Shën Petersburgut, duke njoftuar se do të “rishikojë” qëndrimin e saj negociues mbi luftën ndaj Ukrainës pas “sulmit terrorist”.

Në një deklaratë, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Ukraina qëlloi 91 dronë drejt “rezidencës zyrtare” të Putinit në rajonin e Novgorodit nga nata e së dielës deri të hënën, duke shtuar se të gjithë u shkatërruan nga mbrojtja ajrore.

Ai dukej se po i referohej rezidences presidenciale Valdai , e fortifikuar rëndë, në brigjet e liqenit Valdai në Oblastin Novgorod në veriperëndim të Moskës.

Lavrov nuk përmendi që Putini ishte në Novgorod në atë kohë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e hodhi menjëherë poshtë sulmin e pretenduar me dron si “një trillim të plotë” nga Rusia.

Lavrov njoftoi se Rusia kishte zgjedhur objektiva në Ukrainë për “sulme hakmarrëse” dhe se “pozicioni negociues i Moskës do të rishikohet”.

Studiuesi i Rusisë, Michael Weiss, sugjeroi në X se akuza mund të jetë një përpjekje për të hetuar se si do të reagonte SHBA-ja. Ai shkroi: “E shihni si funksionon? Rusia tashmë po teston gatishmërinë e Amerikës për të zbuluar dhe verifikuar shkeljet e çdo marrëveshjeje të ardhshme paqeje. Një aromë e fortë e sulmeve me flamur të rremë që Putini përdori për të justifikuar pushtimin në shkallë të plotë.”

Rreth  rezidencës së Vladimir Putinit  në Valdai, mbrojtja ajrore është përforcuar ndjeshëm: tani ka 12 pozicione, kryesisht të pajisura me sisteme Pantsir-S1 të montuara në kulla speciale. Për krahasim, në vitet 2023-24 kishte vetëm dy vende të tilla.

Sipas raportimeve të medias, shoqëruesja e supozuar e Putinit – kampionia olimpike Alina Kabaeva – shpesh kalon kohë në Valdai, së bashku me fëmijët e tyre.

Siç raportoi media ruse Proekt  në vitin 2023, atje u ndërtua një shtëpi e re për Kabaevën dhe fëmijët, dhe asistentëve të saj iu dhanë apartamente pranë rezidencës së presidentit rus.

Pranë vilës së Putinit është rezidenca e Kabaevës me një sipërfaqe prej 1,200 metrash katrorë. Ndërtimi filloi në vitin 2020 dhe përfundoi brenda dy vjetësh. Gazetarët besojnë se ajo është e dashura e diktatorit dhe nëna e tre fëmijëve të tij.

Putini, Kabaeva dhe fëmijët përdorin një linjë hekurudhore të veçantë me një stacion të ruajtur të ndërtuar në vitin 2019. Stacioni ka një pistë helikopterësh nga e cila diktatori fluturon për në rezidencën e tij në Valdai./TheGeoPost.

Tags: Moska Rusia Ukraina

Continue Reading

Previous: Ukraina godet rafinerinë kryesore të naftës në rajonin e Samarës të Rusisë
Next: Reporterët pa Kufij: 26 gazetarë ukrainas ende mbahen të burgosur nga Rusia

Putini mbyll edhe një zë kundër tij, përmes gjykatës ia ndalon partisë anti-luftë pjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme 3 min read
  • Botë

Putini mbyll edhe një zë kundër tij, përmes gjykatës ia ndalon partisë anti-luftë pjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme

The Geopost August 11, 2026
Gjermania rrit njësinë policore kundër dronëve pas incidentit në aeroport 2 min read
  • Botë

Gjermania rrit njësinë policore kundër dronëve pas incidentit në aeroport

The Geopost August 11, 2026
Inteligjenca amerikane: Rusia qëndron pas bombës me dron në aeroportin e Leipzigut 5 min read
  • Botë

Inteligjenca amerikane: Rusia qëndron pas bombës me dron në aeroportin e Leipzigut

The Geopost August 11, 2026
Komandanti i USF-së: Ukraina mund të godasë shtatë herë më shumë objektiva në Krime 3 min read
  • Botë

Komandanti i USF-së: Ukraina mund të godasë shtatë herë më shumë objektiva në Krime

The Geopost August 11, 2026
Raporti estonez: Rusia po paguan çmim shumë të lartë për çdo kilometër katror të pushtuar në Ukrainë 3 min read
  • Botë

Raporti estonez: Rusia po paguan çmim shumë të lartë për çdo kilometër katror të pushtuar në Ukrainë

The Geopost August 10, 2026
Dron luftarak shpërthen pranë kufirit Moldavi-Ukrainë 2 min read
  • Botë
  • News

Dron luftarak shpërthen pranë kufirit Moldavi-Ukrainë

The Geopost August 10, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.