Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

Udhëheqësit ushtarakë evropianë kërkojnë unitet përballë rrezikut rus

The Geopost February 17, 2026 3 min read
Share the news

Udhëheqësit më të lartë ushtarakë të Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar u kanë bërë thirrje vendeve evropiane që të përgatiten për një sulm të mundshëm nga Rusia, duke paralajmëruar për një rritje të rrezikut të konfliktit me vendet e NATO.

Në një apel të përbashkët të publikuar të hënën në gazetat Die Welt dhe The Guardian, Inspektori i Përgjithshëm i Bundeswehr-it, gjenerali Carsten Breuer, dhe shefi i Forcave të Armatosura Britanike, admirali Richard Knighton, theksuan se Moska po e zhvendos gjithnjë e më shumë orientimin e saj ushtarak drejt Perëndimit.

Sipas tyre, ushtria ruse po riorganizohet në mënyra që mund të rrisin rrezikun e përplasjeve të drejtpërdrejta me vendet anëtare të NATO-s. Ata vlerësuan se përforcimi ushtarak i Moskës, i kombinuar me gatishmërinë e saj për të zhvilluar luftë në kontinentin evropian – siç po dëshmohet në luftën në Ukrainë – përfaqëson një kërcënim në rritje që kërkon vëmendje dhe përgjigje të përbashkët.

“Përforcimi ushtarak i Moskës, i kombinuar me gatishmërinë e saj për të zhvilluar luftë në kontinentin tonë, siç dëshmohet me dhimbje në Ukrainë, përfaqëson një rrezik në rritje që kërkon vëmendjen tonë kolektive”, shkruajnë Breuer dhe Knighton në artikullin e përbashkët.

Dy gjeneralët theksojnë se përgjigjja ndaj këtij realiteti nuk duhet të kufizohet vetëm në rritjen e gatishmërisë ushtarake, por duhet të përfshijë edhe zgjerimin dhe forcimin e industrisë evropiane të mbrojtjes. Sipas tyre, lufta në Ukrainë ka treguar qartë se baza industriale është vendimtare për të mbështetur përpjekjet ushtarake në një konflikt të zgjatur dhe për të garantuar suksesin në rast të një lufte të madhe.

“Ukraina na tregon se bazat industriale janë çelësi për të mbështetur dhe në fund të fundit për të fituar çdo luftë të madhe”, theksojnë ata, duke argumentuar se kapacitetet prodhuese, furnizimet dhe zinxhirët logjistikë janë po aq të rëndësishëm sa edhe forcat në terren.

Në këtë kontekst, Breuer dhe Knighton nënvizojnë se riarmatimi i Evropës nuk duhet të interpretohet si nxitje për luftë, por si masë parandaluese dhe përgjegjësi shtetërore.

“Riar matimi nuk është luftënxitës; është veprim i përgjegjshëm i kombeve të vendosura për të mbrojtur popujt e tyre dhe për të ruajtur paqen”, theksojnë ata.

Sipas tyre, forca është elementi kryesor për të penguar agresionin, ndërsa dobësia mund të shërbejë si ftesë për veprime armiqësore.

“Forca pengon agresionin. Dobësia e fton atë”, përfundojnë udhëheqësit ushtarakë në apelin e tyre, duke kërkuar unitet, investime dhe vendosmëri nga vendet evropiane përballë një mjedisi sigurie që po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm.

The Geopost

Tags: NATO Rusia

Continue Reading

Previous: “NATO do të godasë thellë brenda Rusisë nëse Putini godet vendet baltike”
Next: Zelensky: Ukraina është e gatshme për paqe, por Rusia sulmoi gjatë bisedimeve në Gjenevë

Britania paralajmëron për Rusinë: NATO-ja duhet të jetë e përgatitur për skenarët më të këqij 2 min read
  • Botë

Britania paralajmëron për Rusinë: NATO-ja duhet të jetë e përgatitur për skenarët më të këqij

The Geopost October 28, 2026
Asnjëri bllok nuk fitoi shumicën – kush do ta udhëheqë tani Izraelin? 6 min read
  • Botë

Asnjëri bllok nuk fitoi shumicën – kush do ta udhëheqë tani Izraelin?

The Geopost October 28, 2026
Alarm nga Demokratët Evropianë: Njerëz të lidhur me Vuçiqin mund të provokojnë përplasje sonte në Serbi 3 min read
  • Botë

Alarm nga Demokratët Evropianë: Njerëz të lidhur me Vuçiqin mund të provokojnë përplasje sonte në Serbi

The Geopost October 25, 2026
Merz ngre alarmin: Rusia po përpiqet të destabilizojë Gjermaninë 2 min read
  • Botë
  • News

Merz ngre alarmin: Rusia po përpiqet të destabilizojë Gjermaninë

The Geopost October 25, 2026
SHBA-ja i shpall Institutet kineze Konfuci kërcënim për sigurinë kombëtare 4 min read
  • Botë
  • News

SHBA-ja i shpall Institutet kineze Konfuci kërcënim për sigurinë kombëtare

The Geopost October 24, 2026
Austria dëbon katër diplomatë rusë, shpallen “persona non grata” 1 min read
  • Botë
  • News

Austria dëbon katër diplomatë rusë, shpallen “persona non grata”

The Geopost October 24, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.