Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

Rutte: Sulmet ruse nuk tregojnë seriozitet për paqe, NATO do të forcojë mbështetjen për Ukrainën

The Geopost February 4, 2026 2 min read
Share the news

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi gjatë një vizite në Kiev të martën, më 3 shkurt, se sulmet e fundit të Rusisë ndaj Ukrainës nuk sinjalizojnë gatishmëri reale të Moskës për paqe, pavarësisht përpjekjeve diplomatike për të ndalur luftimet.

Duke folur para deputetëve të Verkhovna Rada-s, parlamentit ukrainas, Rutte tha se megjithëse po zhvillohen bisedime të drejtpërdrejta për t’i dhënë fund konfliktit, veprimet ushtarake të Rusisë tregojnë të kundërtën.

“Bisedimet e drejtpërdrejta janë duke u zhvilluar dhe kjo është një arritje e rëndësishme, por sulmet ruse si ato të mbrëmshme nuk japin sinjale serioze për paqe”, tha Rutte.

Komentet e tij vijnë pasi Rusia ndërmori të martën atë që autoritetet ukrainase e përshkruan si sulmin më të fuqishëm të këtij viti ndaj infrastrukturës energjetike të vendit, duke lënë qindra mijëra qytetarë pa ngrohje, në prag të një raundi të ri bisedimesh të planifikuara të zhvillohen në Abu Dhabi.

Rutte u bëri thirrje vendeve anëtare të NATO-s që të shfrytëzojnë rezervat e tyre për t’i siguruar Ukrainës sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore, në përpjekje për të përballuar sulmet e vazhdueshme ruse me dronë dhe raketa.

Ai theksoi se angazhimi i NATO-s për Ukrainën mbetet i pandryshuar, pavarësisht tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe disa aleatëve të saj lidhur me kërkesat e administratës Trump për Groenlandën.

Sipas Rutte, vendet evropiane të NATO-s janë të gatshme të ofrojnë garanci të forta sigurie dhe, nëse është e nevojshme, të vendosin forca në Ukrainë për të siguruar zbatimin e çdo armëpushimi të ardhshëm.

“Garancitë e sigurisë janë thelbësore. Arritja e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund kësaj lufte do të kërkojë zgjedhje të vështira”, tha ai, duke shtuar se Ukraina duhet të ketë siguri të plotë se sakrificat e bëra deri më tani nuk do të shkojnë dëm.

Rutte mbërriti në Kiev për një vizitë surprizë vetëm disa orë pasi Rusia kreu një nga sulmet më të mëdha me dronë dhe raketa të këtij viti. Gjatë vizitës, ai dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vendosën lule në një memorial në qendër të Kievit, në nderim të ushtarëve të rënë gjatë pushtimit rus.

Në fjalimin e tij para parlamentit, Rutte pranoi se rruga drejt përfundimit të luftës do të përfshijë vendime “të vështira dhe të dhimbshme”, por nënvizoi se Ukraina nuk duhet të dyshojë se sakrificat e saj kanë qenë të kota.

The Geo Post

Tags: Mark Rutte NATO Rusia

Continue Reading

Previous: Situata në frontin e luftës: Ukraina nuk po humb, Rusia nuk po fiton
Next: Rruga në Teheran që përdoret për propagandën e Iranit

Konferenca e USEUCOM fokus te kërcënimet hibride dhe mbrojtja e Evropës 2 min read
  • Botë

Konferenca e USEUCOM fokus te kërcënimet hibride dhe mbrojtja e Evropës

The Geopost February 9, 2026
Shumica e gjermanëve janë pro rritjes së ndihmës për Ukrainën 2 min read
  • Botë

Shumica e gjermanëve janë pro rritjes së ndihmës për Ukrainën

The Geopost February 9, 2026
“Washingtoni ka dhënë afat deri në qershor për arritjen e një marrëveshjeje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës” 3 min read
  • Botë

“Washingtoni ka dhënë afat deri në qershor për arritjen e një marrëveshjeje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës”

The Geopost February 9, 2026
Nga dezinformimi te spiunazhi – veprimet hibride të Rusisë kundër Polonisë 7 min read
  • Botë

Nga dezinformimi te spiunazhi – veprimet hibride të Rusisë kundër Polonisë

The Geopost February 9, 2026
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas trajnimeve në Serbi dhe Bosnje 4 min read
  • Botë

Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas trajnimeve në Serbi dhe Bosnje

The Geopost February 8, 2026
Zelensky: Rusia i ofroi SHBA-së paketë bashkëpunimi ekonomik prej 12 trilionë dollarësh 2 min read
  • Botë

Zelensky: Rusia i ofroi SHBA-së paketë bashkëpunimi ekonomik prej 12 trilionë dollarësh

The Geopost February 8, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.