Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • Siguri

Rutte: NATO në solidaritet të plotë me Gjermaninë pas sulmit hibrid rus në Leipzig

The Geopost September 2, 2026 2 min read

NATO Secretary General Mark Rutte meets with Friedrich Merz, Chancellor of Germany

Share the news

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka shprehur solidaritetin e plotë të aleancës me Gjermaninë pas asaj që e cilësoi si sulm hibrid rus në Leipzig më 14 gusht.

Rutte tha të martën në platformën X se kishte zhvilluar një bisedë me kancelarin gjerman Friedrich Merz lidhur me incidentin dhe theksoi se, sipas tij, provat për përfshirjen ruse janë të qarta.

“NATO qëndron në solidaritet të plotë me Gjermaninë pas sulmit hibrid rus në Leipzig më 14 gusht. Provat janë të qarta”, deklaroi Rutte.

Ai mirëpriti masat e ndërmarra nga Berlini dhe tha se NATO do të vazhdojë të forcojë aftësinë e saj për të parandaluar kërcënimet dhe për të mbrojtur të gjitha shtetet anëtare nga veprimet dashakeqe.

“Përpjekjet e Rusisë për të na frikësuar, për të minuar unitetin tonë dhe gatishmërinë tonë për të mbështetur Ukrainën janë të kota dhe do të dështojnë”, tha Rutte.

Ai shtoi se mbështetja e NATO-s për Ukrainën mbetet “e palëkundur”, ndërsa e njëjta vlen edhe për angazhimin e aleancës ndaj mbrojtjes kolektive.

Droni me eksplozivë dhe depoja e armëve

Autoritetet gjermane kanë zbuluar ndërkohë detaje të reja për incidentin në Aeroportin e Leipzigut, duke e përshkruar atë si më serioz nga sa ishte bërë e ditur fillimisht.

Sipas autoriteteve, një dron kishte tentuar të sulmonte një aeroplan mallrash ukrainas të tipit Antonov dhe ishte i pajisur me eksplozivë. Hetuesit dyshojnë se në operacion janë përdorur disa dronë, dhe jo vetëm një.

Rasti ka shtuar shqetësimet në Berlin për aktivitetet e dyshuara ruse në territorin gjerman.

Ndërkohë, Welt am Sonntag raportoi se zbulimi i një depoje armësh pranë Berlinit ka ndikuar në ashpërsimin e qëndrimit të qeverisë gjermane.

Sipas raportimit, Agjencia Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV) ka vlerësuar se armët mund të ishin fshehur për përdorim nga agjentë rusë, të cilët potencialisht mund të urdhëroheshin nga Moska për të kryer vrasje.

Ambasada ruse në Berlin nuk ka komentuar zyrtarisht akuzat. Moska në të kaluarën ka mohuar përfshirjen në vrasje, sabotime dhe aktivitete spiunazhi në vendet perëndimore, duke i akuzuar qeveritë e këtyre vendeve për nxitjen e asaj që e quan “paranojë anti-ruse”.

I just spoke with @Bundeskanzler Friedrich Merz. NATO stands in full solidarity with Germany after the Russian hybrid attack in Leipzig on 4 August.

The evidence is clear. And I welcome the measures announced by Germany in response. NATO will continue to strengthen our ability…

— Mark Rutte (@SecGenNATO) September 1, 2026

Tags: Gjermania Lufta hibride Mark Rutte NATO

Continue Reading

Previous: Gjermania akuzon zyrtarisht Rusinë për sabotazhin në Leipzig – mbyllet konsullata ruse në Bon dhe shtrëngohen kontrollet
Next: Kallas për sulmin e dyshuar rus ndaj aeroportit gjerman: Terrorizëm i sponsorizuar nga shteti

Nuk do të ketë “lehtësim” të sanksioneve derisa Rusia ta ndalë luftën, thonë dy zyrtarët e lartë të BE-së 2 min read
  • Botë
  • News

Nuk do të ketë “lehtësim” të sanksioneve derisa Rusia ta ndalë luftën, thonë dy zyrtarët e lartë të BE-së

The Geopost October 16, 2026
NATO-ja është shumë më e fuqishme se Rusia – thotë gjenerali amerikan 2 min read
  • Botë
  • News

NATO-ja është shumë më e fuqishme se Rusia – thotë gjenerali amerikan

The Geopost October 16, 2026
Ukraina merr konfirmimin për paketa të reja ndihme nga të paktën pesë vende 1 min read
  • Botë
  • News

Ukraina merr konfirmimin për paketa të reja ndihme nga të paktën pesë vende

The Geopost October 16, 2026
Çfarë mund të përdorë SHBA-ja në Iran, e quajtur “Nëna e të gjitha bombave”? 7 min read
  • Botë
  • News

Çfarë mund të përdorë SHBA-ja në Iran, e quajtur “Nëna e të gjitha bombave”?

The Geopost October 16, 2026
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin 5 min read
  • Analiza
  • Botë
  • Fact Checking
  • Lajme

Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin

The Geopost October 16, 2026
Ukraina do të rifillojë sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës, thotë Zelensky 2 min read
  • Botë
  • News

Ukraina do të rifillojë sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës, thotë Zelensky

The Geopost October 16, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.