Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lëshuar një kërcënim të ri ndaj Iranit, duke paralajmëruar se çdo përpjekje e re nga ana e Teheranit do të përballet me një reagim të ashpër nga Uashingtoni.
Deklaratat e tij u bënë në kuadër të komenteve për protestat dhe zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në Iran.
Trump theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë pasur një rol vendimtar në situatën aktuale në Iran, duke pretenduar se vendi ndodhet në kaos pikërisht si pasojë e ndërhyrjeve amerikane.
“Ne i kemi mbështetur ata dhe ai vend është në rrëmujë tani për shkakun tonë”, u shpreh Trump.
Presidenti amerikan deklaroi gjithashtu se autoritetet iraniane kishin tentuar të riktheheshin në një lokacion të mëparshëm strategjik, por pa sukses.
Sipas tij, përpjekja ishte penguar plotësisht nga veprimet amerikane.
“Ata u përpoqën të ktheheshin në vendin e ngjarjes. Nuk mundën as t’i afroheshin. Ishte shkatërrim i plotë”, deklaroi Trump, duke sugjeruar se infrastruktura në fjalë ishte asgjësuar plotësisht.
79-vjeçari shtoi se Irani kishte menduar të ndërtonte një objekt të ri në një pjesë tjetër të vendit, por kjo përpjekje, sipas tij, ishte zbuluar nga shërbimet e inteligjencës amerikane.
Trump tha se i kishte paralajmëruar drejtpërdrejt autoritetet iraniane për pasojat e një veprimi të tillë.
“U thashë: nëse e bëni këtë, do t’ju bëjmë gjëra shumë të këqija”, theksoi ai.
I pyetur nga gazetarët nëse lideri suprem i Iranit ka arsye për shqetësim në këtë moment, presidenti amerikan u përgjigj shkurt dhe prerë: “Ai duhet të jetë shumë i shqetësuar”.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm iranian, Seyed Abbas Araghchi, ka deklaruar se bisedimet bërthamore mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara janë planifikuar të mbahen në Muskat, rreth orës 10:00 të mëngjesit të së premtes, duke lënë të hapur mundësinë e një raundi të ri diplomatik mes dy vendeve.
The Geo Post

Kallas: Rusia nuk do ta detyrojë Ukrainën të dorëzohet, Evropa do të vazhdojë ta mbështesë Kievin
Dimri i egër në horizont: Ukrainasit përgatiten për më të keqen mes përshkallëzimit të fushatës ajrore ruse
Rutte kërkon më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën: Aleatët duhet të forcojnë mbrojtjen ajrore
Si i prishën sulmet e Ukrainës në qendrat e të dhënave taksitë, blerjet dhe bizneset në Rusi
BE-ja po punon në shumë fronte për të kufizuar hyrjen ruse në shtetet anëtare
Reuters zbardh synimet e Putinit para se të pranojë negociatat e paqes me Ukrainën