Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë publikuar një video që ka ngjallur reagime të shumta, ku shfaqet një sulm i pazakontë i trupave ruse ndaj pozicioneve mbrojtëse ukrainase – këtë herë duke lëvizur mbi kuaj.
Sipas njoftimit të bërë nga Batalioni i 5-të i Sulmit i Brigadës së Pavarur të Sulmit 92, ushtarët ukrainas kanë identifikuar një grup forcash ruse që po i afroheshin vijës së frontit duke përdorur kuaj, për shkak të mungesës së mjeteve ushtarake dhe pajisjeve.
Në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare të Brigadës 92 në Facebook thuhet se humbjet e mëdha të pajisjeve gjatë ofensivave kanë detyruar trupat ruse të përdorin mjete primitive lëvizjeje.
“Okupatorët rusë po humbin pajisjet kaq shpejt gjatë ‘sulmeve të tyre masive’ saqë janë të detyruar të lëvizin mbi kuaj. Por as kjo nuk u ndihmon – operatorët e dronëve të Batalionit të 5-të i neutralizojnë sapo vërehen”, thuhet në reagim.
Pozicionet ukrainase, të mbrojtura nga dronët, kanë ndalur sulmin, ndërsa grupi i kalorësve nuk ka arritur të depërtojë. Videoja ka shkaktuar komente të shumta edhe brenda vetë Ukrainës.
Ushtari dhe aktivisti ukrainas, Mikola Voroshnov, ka shkruar se fillimisht e kishte menduar pamjen si një shaka ose produkt të inteligjencës artificiale, por më pas ishte konfirmuar nga pilotët e dronëve.
“Kjo është e çmendur. Mendova se ishte shaka, por jo. Më vjen keq për kuajt, definitivisht”, ka shkruar ai.
Kujtohet se më herët mediat kishin raportuar se, për shkak të mungesës së mjeteve logjistike, trupat tokësore ruse kanë përdorur edhe gomarë për transport në vijën e frontit, duke theksuar vështirësitë gjithnjë e më të mëdha të ushtrisë ruse në terren./TheGeoPost.
Ukrainian FPV drone strikes against Russian cavalry. pic.twitter.com/yK8Bj6hSez
— Clash Report (@clashreport) December 22, 2025

Nuk do të ketë “lehtësim” të sanksioneve derisa Rusia ta ndalë luftën, thonë dy zyrtarët e lartë të BE-së
NATO-ja është shumë më e fuqishme se Rusia – thotë gjenerali amerikan
Ukraina merr konfirmimin për paketa të reja ndihme nga të paktën pesë vende
Çfarë mund të përdorë SHBA-ja në Iran, e quajtur “Nëna e të gjitha bombave”?
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin
Ukraina do të rifillojë sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës, thotë Zelensky