Aleatët e NATO po planifikojnë t’i ofrojnë Ukrainës rreth 60 miliardë dollarë ndihmë ushtarake dhe të sigurisë gjatë vitit 2026, bëri të ditur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.
Duke folur në një takim të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës në Berlin, Rutte theksoi se mbështetja do të fokusohet në prioritetet kryesore të mbrojtjes.
“Duhet të përqendrojmë financimin te mbrojtja ajrore, dronët dhe municionet me rreze të gjatë veprimi. Këto janë prioritetet e mëdha”, tha ai, sipas raportimeve të European Pravda.
Ndihma e paralajmëruar pritet të vijë përveç paketës së kredisë prej 90 miliardë eurosh të dakordësuar nga Bashkimi Evropian, duke synuar forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Ukrainës përballë agresionit të Rusisë.
Rutte pranoi gjithashtu se barra e mbështetjes nuk është shpërndarë në mënyrë të barabartë mes aleatëve. “Shumë pak vende mbajnë një pjesë të madhe të barrës dhe kjo duhet adresuar. Mbështetja për Ukrainën mbetet po aq e rëndësishme sa gjithmonë”, u shpreh ai.
Takimet e njohura si “Ramstein” janë shndërruar në platformën kryesore për koordinimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë më shumë se 50 vende që bashkëpunojnë për dërgesat e armëve, trajnimet dhe mbështetjen logjistike.
Para këtij takimi, Gjermania njoftoi një paketë të re mbrojtëse prej 4 miliardë eurosh, që përfshin qindra raketa për sistemin Patriot, ndërsa Mbretëria e Bashkuar prezantoi paketën e saj më të madhe të dronëve, me mbi 120 mijë njësi.
Sipas Rutte, aleatët janë të vendosur të sigurojnë mbështetje të qëndrueshme dhe të parashikueshme për Ukrainën në vitin e ardhshëm, në mënyrë që ajo të përballet me sfidat e vazhdueshme të sigurisë.
The Geopost

Militarizimi i fëmijëve në territoret e pushtuara: Si shndërrohen në mjete lufte për Rusinë
SHBA rikthen sanksionet ndaj naftës ruse, paralajmëron masa të reja edhe kundër Iranit
Ukraina dhe Gjermania bien dakord për paketën mbrojtëse prej 4 miliardë eurosh, përfshirë raketat Patriot dhe prodhimin e dronëve
Kriza në Ngushticën e Hormuzit godet industrinë kineze, rriten kostot dhe pasiguria
Raporti i inteligjencës amerikane: Rusia mbetet kërcënimi kryesor global
Putin shtrëngon censurën online: Telegram bllokohet deri në 95% të rasteve në Rusi