Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, deklaroi se presidenti venezuelian, Nicolás Maduro, pati disa mundësi për të shmangur arrestimin, por zgjodhi të refuzonte ofertat e Shteteve të Bashkuara.
Rubio shtoi se situata në Kubë do të jetë gjithashtu temë diskutimi, duke theksuar se SHBA-të “dëshirojnë të ndihmojnë popullin e Kubës, ngjashëm me rastin e Venezuelës”.
“Mesazhi këtu duhet të shkojë për të gjithë botën. Presidenti nuk kërkon konflikte, por nuk dëshiron të bashkëpunojë gjithmonë me të gjithë. Do të takohemi dhe do të flasim me këdo, por mos luani lojera me këtë situatë,” tha Rubio, duke komentuar për tensionet rajonale.
Rubio kujtoi se Nicolás Maduro u padit nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2020 dhe nuk konsiderohet president legjitim i Venezuelës. Ai theksoi se Maduro mori oferta bujare, por zgjodhi të sillet “si një kafshë e egër, raportoi NBC News.
I pyetur për deklaratën e ish-presidentit Trump mbi dëshirën e SHBA-së për t’u “rrethuar me stabilitet”, Rubio tha se situata në Kubë dhe udhëheqësi i saj komunist, Miguel Díaz-Canel, do të jenë pjesë e diskutimeve. “Kuba aktualisht po shembet dhe ne duam t’i ndihmojmë njerëzit, si kubanezët që janë detyruar të largohen nga vendi, ashtu edhe Venezuelanët,” tha ai.
Sipas raportimeve të Sky News, Rubio shtoi se deklaratat e Trumpit duhet marrë seriozisht. “Nëse do të jetoja në Havana dhe do të isha pjesë e qeverisë, do të isha i shqetësuar,” përfundoi Sekretari i Shtetit.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kryen sulme ajrore në Venezuelë të shtunën, dhe forcat speciale amerikane njoftuan arrestimin e presidentit Nicolás Maduro dhe gruas së tij, Cilia Flores, duke i nxjerrë ata nga vendi./TheGeoPost.

Britania paralajmëron për Rusinë: NATO-ja duhet të jetë e përgatitur për skenarët më të këqij
Asnjëri bllok nuk fitoi shumicën – kush do ta udhëheqë tani Izraelin?
Alarm nga Demokratët Evropianë: Njerëz të lidhur me Vuçiqin mund të provokojnë përplasje sonte në Serbi
Merz ngre alarmin: Rusia po përpiqet të destabilizojë Gjermaninë
SHBA-ja i shpall Institutet kineze Konfuci kërcënim për sigurinë kombëtare
Austria dëbon katër diplomatë rusë, shpallen “persona non grata”