Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

Franca dhe Rusia në një fazë vendimtare: Përballje ideologjike, rrezik eskalimi dhe roli i Parisit në sigurinë evropiane

The Geopost January 14, 2026 3 min read
Share the news

Marrëdhëniet mes Francës dhe Rusisë kanë hyrë në një fazë vendimtare dhe të pakthyeshme, të formësuar nga lufta në Ukrainë, përballja ideologjike dhe rritja e rrezikut të një eskalimi me NATO-n.

Premisat që dikur mbështesnin dialogun me Moskën janë shembur, duke detyruar Parisin dhe aleatët evropianë të rishqyrtojnë konceptet e parandalimit dhe arkitekturën e sigurisë në Evropë.

Kështu vlerëson gazetari dhe analisti Aurélien Duchêne, autor i librit Putin Against the West, në një intervistë për Dr. Aleksander Olech, ku trajtohet strategjia afatgjatë e Rusisë, besueshmëria e vijave të kuqe të NATO-s dhe kapaciteti real i Francës për të vepruar si aktor sigurie në Evropë.

Duchêne thekson se kërcënimi më i nënvlerësuar që Rusia paraqet për Perëndimin nuk është vetëm ushtarak, por edhe ideologjik. Sipas tij, regjimi i Vladimir Putinit po ndërton një projekt shoqëror që ushqen përballjen e vazhdueshme me Perëndimin, duke u mbështetur në mendimtarë hapur antidemokratikë dhe autoritarë. Ai përmend Ivan Iljinin, një ideolog i preferuar i Putinit, i cili kishte simpati për fashizmin dhe regjime si ato të Musolinit dhe Frankos.

Sipas Duchêne, Rusia po merr gjithnjë e më shumë tipare të fashizmit, duke përfshirë indoktrinimin e hershëm përmes strukturave si organizata rinore paramilitare Yunarmiya. Edhe pse Rusia ende nuk është totalitare, ajo po i afrohet këtij modeli përmes shkatërrimit sistematik të së vërtetës dhe përgatitjes së shoqërisë për një përballje të drejtpërdrejtë me Perëndimin.

Pavarësisht humbjeve ushtarake në Ukrainë, sanksioneve ekonomike dhe izolimit ndërkombëtar, Rusia nuk është shembur. Duchêne shpjegon se sistemi rus ka kapacitet të përthithë presionin përmes sakrifikimit të mirëqenies së popullsisë në favor të ambicieve të fuqisë së madhe. Ai thekson se, edhe pse ekonomia ruse përballet me probleme strukturore serioze, përfshirë mungesën e fuqisë punëtore dhe mbinxehjen nga shpenzimet ushtarake, Kremlini ende ka hapësirë fiskale për të mbajtur ekonominë e luftës në vitet në vijim.

Sa i përket rrezikut të një konflikti të drejtpërdrejtë me Perëndimin, Duchêne paralajmëron se skenari më i mundshëm është një “testim” i Nenit 5 të NATO-s nga ana e Rusisë, përmes veprimeve destabilizuese ose operacioneve të kufizuara ushtarake, pa e kaluar hapur pragun e luftës. Një keqllogaritje e Moskës mbi reagimin e aleatëve, megjithatë, mund të çojë në përshkallëzim të pakontrolluar.

Në këtë kontekst, ai vlerëson se Franca ka bërë tashmë një shkëputje strategjike nga Rusia. Edhe pse në të ardhmen mund të ketë thirrje për dialog, ideja e një partneriteti me Moskën, si në të kaluarën, është praktikisht e përjashtuar. Sipas tij, figurat pro-ruse janë margjinalizuar brenda administratës franceze, ndërsa opinioni publik ka pësuar një ndarje të thellë me Rusinë.

Duchêne vlerëson gjithashtu rolin e presidentit Emmanuel Macron, i cili gjithnjë e më shumë po e pozicionon Francën si një aktor kyç në mbrojtjen evropiane. Megjithatë, ai thekson se Franca nuk mund të pretendojë udhëheqje të plotë evropiane pa rritur ndjeshëm burimet dhe ambiciet e saj, veçanërisht në krahasim me fuqitë si Gjermania dhe Polonia.

Sipas tij, megjithë kufizimet, Franca mbetet vendi evropian me kapacitetet më të gjithanshme ushtarake, përfshirë aftësinë për të vepruar larg kufijve të saj, epërsinë ajrore dhe kapacitetet strategjike, përfshirë edhe fuqinë bërthamore.

Në fund, Duchêne thekson se, pavarësisht debateve në opinionin publik francez për angazhimin në mbrojtje të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, ka një vetëdije në rritje se mosndihma ndaj aleatëve do të ishte jo vetëm një dështim moral, por edhe historik për Francën.

“E ardhmja e sigurisë evropiane nuk mund të ndërtohet pa krahun lindor të NATO-s dhe BE-së,” përfundon ai, duke shtuar se qasja e Macronit përfaqëson një kthesë të vërtetë në mënyrën se si Franca e kupton sigurinë në Evropë./TheGeoPost.

Tags: Emmanuel Macron Franca Rusia Ukraina Vladimir Putin

Continue Reading

Previous: Cilat janë opsionet, ushtarake apo të tjera, që SHBA-ja mund të përdorë kundër Iranit?
Next: Rusia humbi 19 gjeneralë gjatë luftës në Ukrainë

Analistët paralajmërojnë se Rusia po përgatit ofensivë pranverore-verore në Ukrainë 3 min read
  • Botë

Analistët paralajmërojnë se Rusia po përgatit ofensivë pranverore-verore në Ukrainë

The Geopost February 11, 2026
SHBA-të kapin në Oqeanin Indian një cisternë nafte të lidhur me Venezuelën pas ndjekjes nga Karaibet 3 min read
  • Botë

SHBA-të kapin në Oqeanin Indian një cisternë nafte të lidhur me Venezuelën pas ndjekjes nga Karaibet

The Geopost February 10, 2026
“Rusia nuk po negocion seriozisht për Ukrainën”, Kallas: BE shqyrton emërimin e një të dërguari të posaçëm për negociatat 4 min read
  • Botë

“Rusia nuk po negocion seriozisht për Ukrainën”, Kallas: BE shqyrton emërimin e një të dërguari të posaçëm për negociatat

The Geopost February 10, 2026
Greqia dhe Franca akuzojnë të dyshuar në raste të ndara spiunazhi të lidhura me Kinën 3 min read
  • Botë

Greqia dhe Franca akuzojnë të dyshuar në raste të ndara spiunazhi të lidhura me Kinën

The Geopost February 10, 2026
Konferenca e USEUCOM fokus te kërcënimet hibride dhe mbrojtja e Evropës 2 min read
  • Botë

Konferenca e USEUCOM fokus te kërcënimet hibride dhe mbrojtja e Evropës

The Geopost February 9, 2026
Shumica e gjermanëve janë pro rritjes së ndihmës për Ukrainën 2 min read
  • Botë

Shumica e gjermanëve janë pro rritjes së ndihmës për Ukrainën

The Geopost February 9, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.