Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Thirrja që SHBA-ja ta njohë pavarësinë e Republikës Serbe, reagon Murphy: Çmenduria më e madhe e shkruar për Bosnjën

The Geopost August 26, 2026 2 min read
Share the news

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bosnjë dhe Hercegovinë, Michael Murphy, ka reaguar ashpër ndaj një artikulli të publikuar në mediat amerikane, ku i bëhet thirrje administratës së Donald Trumpit që ta njohë pavarësinë e entitetit serb në Bosnjë, Republika Srpska.

Artikulli, i publikuar në Washington Examiner nga autori izraelit Jose Lev Alvarez, mban titullin “Lëreni Bosnjën të shpërbëhet: Pse Donald Trump duhet ta njohë Republikën Serbe të pavarur”.

Murphy ka thënë se ky shkrim duhet parë në kontekstin e përpjekjeve më të gjera për të ndryshuar narrativën për Bosnjë dhe Hercegovinën në Washington, duke pretenduar se gjatë vitit të fundit janë publikuar një numër analizash që, sipas tij, promovojnë narrativa etnonacionaliste dhe dezinformata për vendin dhe historinë e tij.

Megjithatë, ish-ambasadori amerikan ka vlerësuar se artikulli i Alvarez shkon përtej shkrimeve të tjera të ngjashme.

“Ky ‘shkrim analitik’ është bindshëm më i çmenduri”, ka deklaruar Murphy, duke reaguar ndaj tezës se SHBA-ja duhet të njohë pavarësinë e Republika Srpska.

Me ironi, Murphy tha se nga idetë e paraqitura në artikull mund të lindnin edhe iniciativa të tjera politike në Bosnjë dhe Hercegovinë, përfshirë njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe ofrimin e territorit për një bazë ushtarake amerikane.

“Disa anëtarë të Presidencës së B&H ndoshta mund të përpiqen të zbatojnë disa nga idetë e tij duke propozuar një vendim që B&H të njohë Kosovën, si dhe një vendim tjetër që do t’u ofronte SHBA-ve një bazë në B&H. Forcat amerikane mund të ktheheshin në Tuzla, ku ishin të stacionuara për vite me radhë pas luftës, ose të krijonin një bazë në Brçko. Të dyja do të ishin në kohën e duhur”, ka thënë Murphy.

Sipas ish-ambasadorit amerikan, rikthimi i forcave amerikane në Tuzla, ku SHBA-ja kishte prani ushtarake për vite pas përfundimit të luftës në Bosnjë, ose krijimi i një baze në Brçko, do të ishte një zhvillim i përshtatshëm në rrethanat aktuale.

Në artikullin e tij, Alvarez argumenton se serbët në Bosnjë janë, sipas tij, “të bllokuar në një shtet artificial” dhe pretendon se modeli multietnik në Ballkan ka dështuar. Ai i bën thirrje administratës amerikane që të njohë pavarësinë e Republika Srpska.

Murphy, ndërkaq, pretendon se shkrime të tilla mund të jenë pjesë e përpjekjeve lobuese për promovimin e interesave politike të Republika Srpska në Washington.

Megjithatë, siç raporton Klix.ba, nuk është konfirmuar nëse artikulli i publikuar në Washington Examiner është pjesë e ndonjë aktiviteti lobues të financuar nga Qeveria e Republika Srpska, pasi në publikim nuk ka një shënim të qartë që e identifikon atë si përmbajtje të sponsorizuar.

The GeoPost

Tags: Kosova Michael Murphy Republika Srpska SHBA

Continue Reading

Previous: Wikoff: KFOR-i s’ka mandat për të përcaktuar nëse ura mbi Ibër hapet, vendimi u takon BE-së dhe Kosovës

Wikoff: KFOR-i s’ka mandat për të përcaktuar nëse ura mbi Ibër hapet, vendimi u takon BE-së dhe Kosovës 4 min read
  • Ballkan

Wikoff: KFOR-i s’ka mandat për të përcaktuar nëse ura mbi Ibër hapet, vendimi u takon BE-së dhe Kosovës

The Geopost August 26, 2026
AKTAKUZA E PLOTË: Fatmir Sheholli zbatoi planin e përgatitur nga zyrtari i BIA-s me synim dëmtimin e interesave të Kosovës 6 min read
  • Ballkan
  • Siguri

AKTAKUZA E PLOTË: Fatmir Sheholli zbatoi planin e përgatitur nga zyrtari i BIA-s me synim dëmtimin e interesave të Kosovës

The Geopost August 26, 2026
Kroacia paralajmëron aleatët perëndimorë, Jandrokoviq: Serbia po armatoset edhe me armë sulmuese 2 min read
  • Ballkan
  • Siguri

Kroacia paralajmëron aleatët perëndimorë, Jandrokoviq: Serbia po armatoset edhe me armë sulmuese

The Geopost August 26, 2026
Palmer paralajmëron për ndikimin rus në Ballkan: Zvarritja e integrimit në BE dhe NATO e lë rajonin të cenueshëm 4 min read
  • Ballkan
  • Siguri

Palmer paralajmëron për ndikimin rus në Ballkan: Zvarritja e integrimit në BE dhe NATO e lë rajonin të cenueshëm

The Geopost August 25, 2026
Ngrihet aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh dhe shantazh 2 min read
  • Ballkan
  • Siguri

Ngrihet aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh dhe shantazh

The Geopost August 25, 2026
Margetiq: Aleksandar Vuçiq vrau civilë gjatë rrethimit të Sarajevës 2 min read
  • Ballkan

Margetiq: Aleksandar Vuçiq vrau civilë gjatë rrethimit të Sarajevës

The Geopost August 25, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.