Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Stradner: Regjimi i Vuçiqit drejt zgjedhjeve, ndërsa Qeveria serbe merr pjesë në panel në Rusi

The Geopost September 23, 2026 2 min read
Share the news

Ekspertja për siguri dhe marrëdhënie ndërkombëtare, Ivana Stradner, ka komentuar zhvillimet politike në Serbi në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duke tërhequr vëmendjen te raportet e Beogradit me Moskën.

Stradner ka deklaruar se, derisa Serbia po përgatitet për zgjedhjet e tetorit, përfaqësues të Qeverisë serbe po marrin pjesë në Rusi në një panel që lidhet me sovranitetin zgjedhor.

“Regjimi i Vuçiqit po përgatitet për zgjedhjet në tetor dhe Qeveria e Serbisë po merr pjesë në një panel për sovranitetin zgjedhor në Rusi, ku Lavrov sapo mbajti një fjalim”, ka shkruar Stradner.

Deklarata e saj vjen në kohën kur Serbia ka hyrë zyrtarisht në fushatë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, më 9 shtator shpërndau Kuvendin dhe caktoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare për 25 tetor 2026. Vendimi u mor pas propozimit të Qeverisë së Serbisë të 7 shtatorit.

Stradner, e cila është hulumtuese në Foundation for Defense of Democracies, ka ngritur edhe më herët shqetësime lidhur me mundësinë e ndërhyrjes së huaj në proceset politike dhe zgjedhore në Serbi.

Në një dëshmi të publikuar më 16 shtator, ajo e cilësoi procesin zgjedhor të 25 tetorit si një moment të rëndësishëm për Serbinë, duke ngritur çështjen e ndikimit të huaj dhe integritetit të zgjedhjeve.

The Vucic regime is getting ready for elections in October and the Serbian government is attending a panel on elections sovereignty in Russia where Lavrov just gave a talk. pic.twitter.com/FA0TKVUOTQ

— Ivana Stradner (@ivanastradner) September 22, 2026

Tags: Ivana Stradner Rusia Serbia

Continue Reading

Previous: Bajram Bajrami lirohet nga autoritet kroate, ishte ndaluar me urdhërarrest të Serbisë
Next: Kryetari i Presidencës së BiH në OKB: Glorifikimi i Mlladiqit nga Serbia është i papranueshëm, Republika Srpska kërcënon paqen

Hulumtimi zbulon lidhjet e pronarit të Euronews me Orbanin dhe Vuçiqin, ish-gazetarët flasin për presion politik 6 min read
  • Ballkan

Hulumtimi zbulon lidhjet e pronarit të Euronews me Orbanin dhe Vuçiqin, ish-gazetarët flasin për presion politik

The Geopost November 9, 2026
Lista Studentore vizitojnë manastiret në Kosovë, nuk dallojnë në deklarime me regjimin e Vuçiqit 2 min read
  • Ballkan

Lista Studentore vizitojnë manastiret në Kosovë, nuk dallojnë në deklarime me regjimin e Vuçiqit

The Geopost November 9, 2026
Plani amerikan për sigurinë e Evropës: Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën? 8 min read
  • Ballkan
  • Siguri

Plani amerikan për sigurinë e Evropës: Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën?

The Geopost November 9, 2026
“Lista e Studentëve” kërkon hetim ndaj Vuçiqit për lidhjet me rrjetet kriminale në Serbi 3 min read
  • Ballkan
  • News

“Lista e Studentëve” kërkon hetim ndaj Vuçiqit për lidhjet me rrjetet kriminale në Serbi

The Geopost November 9, 2026
Analisti gjerman: Pas Vuçiqit, Dodiku është partneri më i vlefshëm i Moskës në Ballkan 2 min read
  • Ballkan

Analisti gjerman: Pas Vuçiqit, Dodiku është partneri më i vlefshëm i Moskës në Ballkan

The Geopost November 9, 2026
“Një milion njerëz do të dalin me arkivolin tim”, kolumnisti serb tallet me kërcënimet e Vuçiqit 3 min read
  • Ballkan

“Një milion njerëz do të dalin me arkivolin tim”, kolumnisti serb tallet me kërcënimet e Vuçiqit

The Geopost November 9, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.